Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

11 Prill 2026, 14:05Politika TEMA
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në

Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Komisioni i Etikës në Parlament i janë drejtuar gjykatës administrative, prej së cilës kërkojnë shfuqizimin e vendimit që i përjashtoi për dy muaj nga punimet e Kuvendit.

Si paditës rezultojnë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka dhe Klevis Balliu, të përjashtuar më herët nga punimet e Kuvendit për një afat prej gati dy muajsh.

Disa herë deputetët e PD-së janë përjashtuar gjatë punimeve të parlamentit të kësaj legjislature për flakadanë, prishje të seancës dhe përplasje me oficerët e Gardës dhe hedhje të sendeve në drejtim të kryetarit të Kuvendit. Kjo është hera e parë që, pas ndëshkimit administrativ nga Kuvendi, deputetët i drejtohen gjykatës.

 

1 Komente

  1. @
    @.

    Gjykata Administrative do bej gabim te pranoj ankimin dhe propozimin e ketyre alabakeve që e kan kthyer kuvendin arenë cirku. Keta jan cyrlat e Viçidol kriminelit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje