Hoxha kujton Eliot Engel: Mbështetës i palëkundur i çështjes shqiptare

10 Prill 2026, 23:10Politika TEMA
Hoxha kujton Eliot Engel: Mbështetës i palëkundur i

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar atë si një figurë të rëndësishme të politikës amerikane dhe një mbështetës të qëndrueshëm të çështjes shqiptare.

Në reagim, Engel përshkruhet si një shërbyes publik me një karrierë mbi tre dekada në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përfaqësoi shtetin e New York-ut nga viti 1989 deri në 2021.

Kryediplomati shqiptar vlerëson se Engel ishte ndër zërat më të fuqishëm në Washington në mbështetje të ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA-të për të ndalur spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë konfliktit me regjimin e Slobodan Millosheviçit.

Sipas reagimit, ai luajti një rol të rëndësishëm edhe pas luftës, duke mbështetur fuqishëm pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës, si dhe forcimin e mbështetjes amerikane për vendin.

Hoxha thekson se Engel mbetet një figurë e respektuar për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave euroatlantike, ndërsa vdekja e tij përbën humbje për një prej aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës në politikën amerikane.

Ish-Kongresmeni amerikan Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe një ndikim të rëndësishëm në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje