Partia e Sanaderit, modeli kroat që mund të shpëtonte PD-në

10 Prill 2026, 19:40Politika TEMA

Partia e Sanaderit, modeli kroat që mund të shpëtonte PD-në

Nga Ylli Pata

HDZ-Hrvatska Demokratska Zajednica-alias Lidhja Demokratike e Kroacisë është forca politike ikonike pas rrëzimit të Murit të Berlinit në vendin e saj.

Është partia e parë antikomuniste e vendit, si PD-ja jonë. Është partia e parë që fitoi zgjedhjet e para pluraliste të vendit, si PD-ja jonë. Është partia që udhëhoqi luftën për pavarësi të vendit dhe që pati lider të saj një figurë epike; partizan antifashist, dissident antikomunist, e më pas lider politik i qendrës së djathtë që pavarësoi Kroacinë, pas një politike të vrullshme kontraversale, por në fund të suksesshme. Autoritar dhe popullor, gjenerali me doktoraturë si historian pasi i dha vendit të tij pavarësiinë dhe e atashoi në Perëndim dhe partisë së tij lavdisë, u nda nga jeta më 10 dhjetor 1999.

Modeli kroat i HDZ-së është shembulli i kundërt se ikja e një figure aq të fuqishme e popullore mund të bllokojë politikën me hijen e tij.

Pas Tugjmanit, HDZ jo vetëm nuk u rrudh, ç’ka ndodh në lëvizjet ku gropa që hap një lider autoritar nuk mbyllet, por vijon të jetë dhe sot e kësaj dite fuqia politike dhe qeverisëse e vendit.

Duke kaluar pengesa dhe hendeqe nga më të mëdhatë, drama nga më të rëndat, përplasje nga më të fortat. Por, modeli politik i vizionin mbi personin ka krijuar një model suksesi në rajonin tonë.

HDZ është partia e të famshmit Ivo Sanader, ish-kryeministrit kroat, i cili hapi i pari në Ballkanin tonë, siparin e mbylljes së pandëshkueshmërisë si pasojë e veprimit të një prokurorie speciale. USOK quhet SPAK-u kroat që arrestoi Ivo Sanaderin, liderin popullor të HDZ-së, i cili pas Franjo Tugjmanit ishte i pari që fitoi dy mandate rresht në zgjedhjet parlamentare të vendit të tij.

Drama e Sanaderit ishte goditje e madhe për partinë e parë antikomuniste kroate, por reagimi i parë i saj qe i fortë. Menjëherë solli në krye të partisë një grua, ministre të Sanaderit. Jadranka Kosor, e cila çoi partinë në një fazë të re. Si të vinte në krye të PD-së, Majlinda Bregu që ishte ministre e Sali Berishës.

Pas Kosorit, HDZ zgjodhi kryetarë Tomoslav Karamarkon, fitoi zgjedhjet presidenciale me Kolinda Grabar Kitaoviç, e më pas mori qeverinë me kryeministrin Andrej Plenkoviç, i cili është edhe sot e kësaj dite kryeministër i vendit me 2 mandate, me gjasë për të marrë të tretin.

Kroacia natyrisht është një vend me tjetër standard, me tjetër nivel, jo më kot është pranuar në BE në 2012. Në të gjitha treguesit është mjaft më mirë se vendet e Ballkanit Perëndimor, e pikërisht për këtë mund të shërbejë si model, si një busull politike pse jo qoftë për të majtën e qoftë për të djathtën. Ku në të gjitha nivelet është më mirë…

TemA

11 Komente

  1. a
    astrit

    Kur të vdesi Saliu na botoni shkrime të tilla, sa është gjallë mos na lodhni kot.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per cilen parti e ke fjalen?

      Po shume artikull i sakt me nje mangesi te madhe.PD e Saliut nuk eshte parti por eshte bande,klan,tribu si ne Afrike.

      Përgjigjjuni
      1. o
        oj Pate

        PeDe - ja eshte Organizate Kriminale jo Parti politike. oj Pate pse beni elozhe pa vlere. Prandaj jeni Gazekare KAZANI.

        Përgjigjjuni
        1. 6
          66

          PD nuk ka asgjë politike. Është një lëvizje fshatare haxhiqamiliste , që vjen si rezultat i destabilitetit që krijon niveli i lartë i mizerjes , analfabetizmit, urisë, feudalizmit, prostitucionit, profetëve të llumit të provincave tona analfabete kur ju bien në dorë frenat e shtetit dhe pushtetit. Si PD, si mjerani i zbritur nga shpellat që i është kapur prej 35 vjetëve pas këmbës së karriges, tashmë janë për së gjalli në gropën e jashtëqitjeve të historisë. Problemi qëndron që pas pak kur të mos jenë më në faqe të dheut, problemi i destabilitetit politik, shoqëror dhe shtetëror, do të jetë i njejtë pasi niveli ynë i mizerjes është alarmant. Po PDja dhe fshatari i gropës më të madhe të historisë ,1997, por haxhiqamilizmi, esadizmit dhe spiromilizmi janë më të fuqishëm se në 1914

          Përgjigjjuni
          1. Edi Rama do jet kurbani per tu fut ne Be si Sanader ai u fut ne burg Kroaci ne Eu

            Përgjigjjuni
            1. D
              DOKLEATI

              Saleh Berisha, është udhëheqësi më i keq në hisorine e shtetit shqiptar!

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Deri tani asnje lloj partie nuk ka pasur vlera ne shqiperi.Qellimi i tyre ka qene pushteti pasurimi me cdo mjet e menyre dhe aspak interesat e popullit!Qofte PD qofte PS qofte LSI si dhe te tjerat e kane treguar me fakte se kush jane prej 36 vitesh se si e kane katandisur kete popull.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Esmer

                  Pd eshte parti fashiste imagjinoni qe drejtohet nga nje komunist fanatik 35 vjet qe shkaterron shqiperin ka Vrare e ka vjedhur gjith pasurin e shqiperis me banden qe I shkon mrapa posht spaku qe nuk e ndershkon se edhe ne spak ka njerez qe I paguan spaku duhet riformuar

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Në vend që të krahasohet modeli kroat me atë shqiptar, duke marrë si referencë dy personazhe politikë, respektivisht Tuxhman-Sanader dhe Berishën, bëhet gabim i madh. Pse? Sepse harrojmë që politikanët janë produkt i kulturës politike të popullit që i "pjell" dhe që mbasi për shumë rrethana të caktuara historike vinë në pushtet i mbajnë ose i largojnë ata. Pra në këtë aspekt, a mund të krahasohen kroatët me shqiptarët? Sigurisht që jo! Kroatët të paktën tre shekujt e fundit jetuan dhe u zhvilluan nën influencën e Perandorisë austro-hungareze, ndërsa Shqiptarët nën atë të Perandorisë Osmane, bile periferisë së saj. Pas pavarësimit apo dhe krijimit të shteteve të tyre, të dy kombet, edhe pse të dy në Ballkan, patën fat të ndryshëm. Kroatët u përfshinë nën Jugosllavinë që u drejtua nga kroati Josif Broz Tito, që e pamë ku e çoi Jugosllavinë, kurse Shqipëria u drejtua nga Enver Hoxha, që gjithashtu pamë se në çfarë derexheje e solli atë. Kështu si pasojë e atyre rrethanave, me ndryshimin e sistemeve (rënies së komunizmut), të dy kombet nuk patën start të njëjtë si në rrafshin e kulturës politike (demokratike), po aq dhe në fushën ekonomike (kapitaliste). Ndaj dhe krahasimi që sjell Pata, në çdo aspekt që ta bësh, stonon shumë, sepse të krahasosh PD me HDZ apo Sa-leh Berishën me Frano Tuxhman është njëjtë sikur të krahasosh katrorin me rrethin !!...

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jashtë politikës të dënuarët

                      Koruosioni nuk ka brirë Të koruptuarit fshihen pas postit politik dhe harzhojnë lekët e fituara nga korupsioni dhe bizneset e krijuara me lekët e vjedhura Tipike rastet e Berishës Metës Dakos Beqaj

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Doktorr xhelo mzati vs doktoresh munika

                        Po teser te pkj kishte ky si rrumpalla?!?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje