Rama në Berat: Pensionistët, prioritet për mua dhe Partinë Socialiste

10 Prill 2026, 19:21Politika TEMA
Rama në Berat: Pensionistët, prioritet për mua dhe Partinë

Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me pensionistët në Berat u shpreh  se PS po vijon me politikat mbështetëse, duke filluar nga indeksimi te rritja reale e pensioneve, që sipas tij, tashmë ka nisur të shkojë drejt 5-fishimit deri në janar të vitit 2030.

Ai theksoi se pensionistët kanë qenë dhe do jenë prioritet për të dhe Partinë Socialiste.

“Më vjen mirë që kam qëndruar në këtë detyrë deri kur u bë e mundur që më në fund të përcaktonim një plan financiar të mbështetur nga buxheti për një kapërcim real të pensioneve nga pamjaftueshmëri ku ishin te një nivel i arsyesh, jo i mjaftueshëm, por i arsyeshëm.

Pensionistët kanë qenë prioritet për mua dhe për ne, por rritja e pensioneve ka qenë më e vështira dhe është gjithmonë më e vështira, sepse pensionet funksionojnë mbi bazën e një skemë të sigurimeve shoqërore dhe nëse skema nuk është solide, bëhet e vështirë të imagjinosh një rritje të arsyeshme të pensioneve pa rrezikuar themelet e të gjithë ekonomisë dhe për këtë arsye ju kam thënë se e kemi prioritet, por duhet të rrisim ekonominë dhe mundësitë.

Erdhi momenti kur ne e pamë qartë mundësinë, sepse kaluam një fazë të parë të qeverisjes duke mbyllur disa gropa të panumërta borxhesh dhe shumë papërgjegjshmërisë, pastaj filluam investimet serioze, pavarësisht se rrugës u desh të ndeshemi me tërmet , pandemi, dhe kostot e energjisë të një lufte që nuk kishte lidhje me ne fare, ne ia dolëm që të jemi i vetmi vend dhe këtë e them me shumë krenari: që nuk e ka rritur çmimin, por e ka ulur çmimin e energjisë elektrike. Tani ia dolëm dhe të vijmë te ju dhe t’ju shikojmë pa sikletin e madh që s’kemi çfarë t’ju themi për pensionet.

Sepse skema e rritjes përmes atij niveli që përmendi ministrja me dyfishim të përvitshëm të rritjes së vitit të mëparshëm është e garantuar 100% në buxhet, Çfarë iu është rritur këtë janar, që vazhdon çdo muaj natyrisht, do t’ju dyfishohet në janarin e ardhshëm, do t’ju trefishohet në 2028, do t’ju katërfishohet ën 2029, dhe do t’ju pesëfishohet në janar të 2030”, tha Rama.

10 Komente

  1. p
    pensionist jo patronazhist

    Ore a ka ndonje njeri qe nga zevendesit, ministrat, depudetet, apo qofte edhe socialistet e thjeshte ti tregojne ketij njeriu qe paska prioritet pensionistet se jo vetem qe nuk i ka rritur por defakto pensionet jane ulur nga viti ne vit per shkak te rritjes galopante te inflacionit per mallrat qe blejne pensionitet sepse ata vetem ushqime mund te blejne sa per te mbajtur frymen. A ka njeri ti tregoje se jane mbi 550 mije pensioniste me me pak se 200 mije leke te vjetra. Pensionet o z.KM jane realisht me te vogla se ne 2013 sepse kane nje fuqi blerese me te vogel, pra pensionistet sidomos ata 550 mije pensioniste jetojne me keq, vishen dhe ushqehen me keq se ne 2013 , ndersa pushtetareve u eshte dy e trefishuar paga, ndersa administrata qe ne fakt jane te gjithe administrata esocialiste jo vetem marrin paga te larta por edhe fryjne xhepin me ryshfete te majme.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gangrena e drejtesise se re po vret edhe shpresen

      Bravo Edo, jepi perpara. Respekti per moshen e trete tregon kulture dhe dinjitet te nje populli. Rrafshoje Spakun dhe Gjkko, konfiskoni oasurite e tyre te paligjeshme dhe me ato te ardhura do mund te dyfishoni cdo pension. Ose me do ndanit nga €1000 per cdo pensionist!

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Shqiptarët kanë një kryeministër i dobishëm për vete dhe i pa dobishëm për ta. Blla blla bllatë nuk japim asgjë për shtresën më të varfër të shoqërisë shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. b
        brunilda

        po ca thua o kryeminister ,kujt ja rite pensionet ,nje pjes ua rite te tjerve jo ,ritje quhet kjo per ca e ca , ne te tjeret jo ather mos thua qe rita pensionet por rita disa pensione ,po barazon me ata qe kan paguar me pak me ata qe kan paguar me shum , si ta quash kete

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje pensionist qe si del pensioni per ilace

          Po boll u talle o kryeminister me pensionistet , bathe bathe po nje koker ? Po si do te prese 80vjecari 2030 -ten sa ti 5- fishohet pensioni , deri atehere o gomari o i zoti ? Ne kemi nevoje imediate se jemi te semure e na kostojne ilacet , Hiqe nga mendja nuk e ke shendetesin gratis qe ta kemi te lehte , eshte futur korupsioni ???? Edhe zogu nuk kendon thone doktoret Po si dhe te haj ??? Zvogelo numerin e deputeteve deri ne 80-te , ul pensionet e majme qe marin deputetet, redukto administraten qe e ke fryre dhe shullehen 8 ore neper kafene , nuk te sherbejne , ka plot gjera te tjera qe te korigjosh pensionet deri ke rroga e deputetit 5000 euro kur nje pensionist intelektual mer 200- 400 euro si mund te jeni rehat kur kjo shtrese renkon Eshte e varfer numeron qindarkat dhe eshte shumica ...!!! Nuk te shkojne me ato justifikime i ke sa me la gojen per mbeshtetje qe te votojne , se keta pensionist budallenj me gjithe mua qe Po komentoj te kemi mbajte ne pushtet ??? Nuk genjehemi me me Lemoshe na iku jeta ? Nuk dua te te fyej se te kam lagja dhe ke bere shkolle me femijet e mi se per sali kriminelin nuk do ta kurseja llafin e fundit , keshtu djale i mbare , veri vathe ne vesh keto qe shkrova e di qe do ti lexosh dhe reflekto te maresh URATA ???

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje pensionist qe si del pensioni per ilace

            Po boll u talle o kryeminister me pensionistet , bathe bathe po nje koker ? Po si do te prese 80vjecari 2030 -ten sa ti 5- fishohet pensioni , deri atehere o gomari o i zoti ? Ne kemi nevoje imediate se jemi te semure e na kostojne ilacet , Hiqe nga mendja nuk e ke shendetesin gratis qe ta kemi te lehte , eshte futur korupsioni ???? Edhe zogu nuk kendon thone doktoret Po si dhe te haj ??? Zvogelo numerin e deputeteve deri ne 80-te , ul pensionet e majme qe marin deputetet, redukto administraten qe e ke fryre dhe shullehen 8 ore neper kafene , nuk te sherbejne , ka plot gjera te tjera qe te korigjosh pensionet deri ke rroga e deputetit 5000 euro kur nje pensionist intelektual mer 200- 400 euro si mund te jeni rehat kur kjo shtrese renkon Eshte e varfer numeron qindarkat dhe eshte shumica ...!!! Nuk te shkojne me ato justifikime i ke sa me la gojen per mbeshtetje qe te votojne , se keta pensionist budallenj me gjithe mua qe Po komentoj te kemi mbajte ne pushtet ??? Nuk genjehemi me me Lemoshe na iku jeta ? Nuk dua te te fyej se te kam lagja dhe ke bere shkolle me femijet e mi se per sali kriminelin nuk do ta kurseja llafin e fundit , keshtu djale i mbare , veri vathe ne vesh keto qe shkrova e di qe do ti lexosh dhe reflekto te maresh URATA ???

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti qe ka paguar sigurime per 45 vite

              Ashtu si u eshte rritur pensioni I atyre qe marrin 40 mije leke duhet tu rritet dhe atyre qe e kane me te larte sepse jane kontribuesit kryesore ne skemen e pensioneve ne vite dhe kane paguar sigurime pese here me te larta se te tjeret.Nuk jemi ne sistemin e barazise.Kush ka paguar me shume duhet ti rritet pensioni me shume atehere ckuptim kane saskia e pages dhe vitet e punes.Shteti po behet shkak i rritjes se mospageses se sigurimeve

              Përgjigjjuni
              1. k
                km

                Marr 8 ilace per zemre cdo muaj ne Itali. Shuma qe paguajne eshte 4,5 euro per te gjitha. Ne Shqiperi vetem nje ilac, "perindopril" kushton 530 leke (TE rinj, OSE 5300 leke te vjeter). Shyqyr qe kam karate shendet ne Itali, se te jete per pensionin dhe kujdesin tuaj, je I marre fund. Apo... KY eshte program juaj per pensionist et, te zhduken sa me pare se pjesa me e madhe "Kane punuar per komunizmit. "Dhe meqe nuk te del litar per ti varur, te vdesin nga pamundesia per te perballuar jeten.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fiqiriu

                  Ti Edo duhet të largohesh!. Mundësinë, shancin edhe fatin për të drejtuar PS dhe vendin e pate për shumë e shumë vite! Patjetër që ke arritje të padiskutueshme ashtu si dhe mungesa. Por në këto vitet e fundit je kthyer në influencer tiktoku, one man show dhe kërkonë të trembësh votuesin me gogolin e “bufit plak”! “ Nuk iki unë pa mbaruar punët” është shumë qesharake ! Punët e vendit tonë nuk mbarojnë ndonjë herë. Ato kanë nevojë për ide të reja, alternativa kurajoze dhe njerëz me dëshirë për të pranuar sfidat. Ashtu siç ishe ti dikur.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vec neveri

                    maskara, por dhe i gjithe i paturpshem, qe kujtohet mbas 15 vjetesh, per viktimat e aushvicit shqiptar, pensioniste, pa para per ushqim dhe ilace, Dhe kete rradhe ky sharlatan dhe i pa afte i ka vetem fjale.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje