Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi Engel si një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës të palëkundur të çështjes kombëtare. Ai vlerësoi kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke theksuar se roli i Engel do të mbetet i paharruar.
“Sapo u njoha me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundur i çështjes sonë kombëtare. Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane do të mbetet i paharruar,” u shpreh Balla.
Në përfundim të reagimit të tij, ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Engel.
“U prehtë në paqe,” përfundon mesazhi i tij.
Kur ishim te vegjel thoshim( na pla by ) na plasi bytha...... Gringot nuk bene asgjeeee te mire per shqiptaret VEC nje krahine i thane : mos u bashkoni me trungun âme, qendroni nen rrezoluten 1244 brenda serbise