Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

22 Shkurt 2025, 19:21Politika TEMA
Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali

Nga Ylli Pata

Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me ardhjen e trumpistit pranë Berishës nuk duken fare rastësi.

Në Tiranë, mjedise diplomatësh dhe simpatizantëve të njohur të qarqeve greke, po diskutojnë prej kohësh për axhenda “politike të mëdha”, si gjetja e një kandidati nga përtej oqeani për kryeministër, siç ndodhi në Himarë në zgjedhjet e gushtit, ku u tentua të importohej kryebashkiaku. Apo për të tjera axhenda, që vetëm sapo kanë nisur të përmenden.

Madje, siç u vu re këto ditët e fundit, gjurmët e këtyre qarqeve u panë, apo më mirë u diskutuan edhe në dosjen kundër kryebashkiakut të Tiranës nga SPAK.

Praktikisht, ka një axhendë dhe përpjekje të qartë politike në Greqi, që po synon të krijojë një spondë politikë të afërt me të në Tiranë, e cila bashkëshoqërohet edhe me lëvizje mediatike apo edhe ndihma të mëdha financiare.

Është e qartë tashmë lobi politik Athinë-Tiranë me rastin Beleri, ku sponsorët më të mëdhenj ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Lob, që nuk është më thjesht i kristalizuar, por që është formësuar si një lëvizje me të gjitha komponentët e saj në politikën shqiptaret.

Lëvizje, që synon padyshim nga ata që e kanë krijuar dhe e mbajnë në këmbë, influencimin politik të politikës shqiptaret për interesat e tyre. Nuk është gjë e re; Sali Berisha u rikthye edhe në vitin 2005 falë aleancës me Athinën dhe lobin amerikan të saj, në kohën e Nixholas Gage, ku si përfundim ndodhi dorëzimi i Himarës në duart e Vasil Bollanos dhe PBNJ-së. Dorëzim, i cili nuk i dha një strehë politike sentimentit filogrek, por krijoi qelizat politike të ekstremizmi nacionalist që si pasojë të parë pati përplasjen e egër me patriotët e Himarës, si dhe frikësoi dhe zbuti atë pjesë që ishte në mes.

Ndërkaq, dalëngadalë, me anë të një operacioni perfid, u kthye Himara, jo në një zonë dygjuhëse, por u krijua një strofkull e grekofilëve më të çartur. Madje, Himara u kthye edhe në një peligrinazh për ekstremistët e Agimit të Artë, por edhe lobimeve të tjera politike greke.

Kjo strofkull politike, ra me largimin e bollanove nga drejtimi i Himarës, ndërkaq, Athina shtyu një axhendë edhe më të nxehtë. Atë të Fredi Belerit, që siç dihet tashmë është një eurodeputet i Demokracisë së Re në Strasburg.

Ky lobim, arriti që të jetë e vetmja dritare që i dha Sali Berishës pak ajër, pas izolimit total që i bëri Perëndimi. Synimet duket se janë zbuluar prej kohësh, nga Vangjel Dule, i cili ka kërkuar hapur një territor politik  në qarkun e Vlorës, për ta rikrijuar “Strofullën e çartur nacionaiste”.

Ndërkaq, duket qartë se ndihma që po i jepet jo vetëm nga qarqe në Greqi por edhe të lobit grek në SHBA, kanë fuqizuar peshën e tij në fuqinë vendimarrëse të partisë së Berishës, sot edhe në të ardhmen. E sipas gjasave, ky lob dhe krijimet e tij do të kenë peshën e madhe në pasardhësin politik të partisë së doktorit.

I cili sipas gjasave nuk ka qenë kurrë i lirë për të trashëguar fronin kaq lehtë, pasi lidhje e vjetër me këto lobimi ka qenë e fortë e ndoshta edhe patriakale. Nda nuk ishin të rastësishmme edhe gjëmat si ato të varrezave të ushtarëve apo ndarjes së detit…

20 Komente

  1. p
    pensionisti

    Edhe per rritjen e pensioneve dhe minimumin jetik po lobon Greqia apo.....le te ngreje dolli Rama me vere 33 mije euroshe per shendetin e pensionisteve qe u ka ngrire pensionet prej 12 vitesh.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhaxhai

      Ju që i kërkoni Ramës përgjegjsi mbi pensionet jeni peshq të detit që bëhet dhallë me një lugë kos. Gropat e pensioneve i bëri sali rrumpalla, që përveç rrënojës ekonomike ku e futi vendin të paktën 3 herë duke na bërë varrin të gjithëve pa përjashtim , bëri edhe reforma të çuditshme që edhe në kohë të Sulltanit do kishin bërë çudi. Kujtoni se meqë nuk është më në qeveri Saliu , edhe mutin që ka bërë nuk do ja ndjejmë më erën si me magji. Pensionet mbahen në këmbë me skema kontributesh dhe jo me financime nga qeveria se përndryshe financat shkojnë për lesh. Në shqipëri shumë pak njërëz paguajnë sigurimet shoqërore si rrjedhojë e informalitetit që mbiu nga shteti i këtij mesjetari që pasoi komunizmin. E si paska mundësi të rriten pensionet kur nga një anë ke demografi në rënje dhe nga ana tjetër ata që punojnë nuk paguajnë sigurimet ? Kjo do të thotë të jesh idjot si ata që brohorisnin dikur parti enver trallala dhe një herë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama hajduti

        Boll o rrot gomari. Mjaton qe Rama te mos pije shishe vere qe kushton 33 mij dollare dhe te mos levize me avjon privat per nje muaj, qe te riten pensionet e pensionisteve per 1 vit . Na mbyten budallenjte qe i thurin lavde Rama hajduti i cili ka 10 vjet qe vjedh si Kryeminsiter duke shkaterruar Shqiperine dhe jeten e Shqiptareve

        Përgjigjjuni
        1. U
          Undifened

          Shqiperine shkaterroj per ta shkaterruar....bajraktari i Vicidolit...qe ne 1992 me vendosjen e mentalitetit te korrupsionit....aty jane fillimet e kesaj...gurguleje....te sotme....te gjithe politikanet kane ecur ne ate,,,,,rruge,,,,,,qe shtroj bajraktari...si PS si PD....Rama eshte i vonshem.....

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tankisti

            O koqe 1e te riten pensionet 50 euro me muaj duhen 500 milion euro. Vertet na mbyten injorantet.

            Përgjigjjuni
      2. M
        Micokaku

        Do te futet nga dritaret Dul daulli bythlepiresi i Janulles …se te ishte per vote te lire nuk do ta shikonte parlamentin as me dylbi …

        Përgjigjjuni
        1. K
          K O R C A

          PERPJEKJA GREKE PER TE MBESHTETUT KRYEBANDITIN MESJETAR TE VICIDOLIT ESHTE NJE NDERHYRJE E PASTER E HIJENAVE GREKE NE PUNET E BRENDESHME TE SHQIPERISE , POR EDHE NE FUSHATEN ELEKTORALE , QE MEDIAT TONA , NE SE NDIHEN QE JANE SHQIPTARE , ESHTE MOMENTI I DUHUR PER DHENE ALARMIN DHE TERHEQUR VEMENDJEN E BR - se ! MEDIAT TONA DUHET TU BIEN KAMBANAVE TE ALARMIT , NE MENYRE URGJENTE , PA HUMBUR KOHE , SA ESHTE ZJARRI NDEZUR . KETU DO TE DUKET VERTET SE SA E DUAN VENDIN E TYRE .

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Për cila media mendon,për cilët gazetarë mendon?Për kazanin mediatik,për gazetarët që shkojnë si mizat pas erës së mutit të Saliut!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Trump is the man

            Yllo kam ne amerike qe ne 1996, kam respekt oer stiltin tend gazetqresk, po bol me berishen qe eshte mut muti po meru ke ramen se eshte me keq se muti i mutit. ate respektoj oer njohurine tende to er politiken italiane, po prape duhet te jesh me shume open minded.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trumpi

              Derman. Rri në amerikë se e shif se ça po bën trumpi se kto ktej i shef me syze pa xham.

              Përgjigjjuni
            2. a
              american23al

              Greqia eshte armike e betuar e shqipetareve duke influencuar te zgjidhen politikane e qeveritare sherbetore te tyre ose persona te rrezikshem per stabilitetin kombetare sic eshte rasti Berisha….

              Përgjigjjuni
              1. P
                Piskuriqi

                Korca je me I trashi qe ka komentu ndonjehere ketu

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Para zgjedhjeve pd fiton 60/40.. ne diten e zgjedhjeve ju del rakia .. marin 20-25 deputet dhe venë në hsle për 4-vjet te tjera .., besojë se sali muti do vdesi gjekundi me nfonjë hale..!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tankist

                    Tirana blu, dursi blu, fieri blu. Sala 2023

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tankist

                      Tirana blu, dursi blu, fieri blu. Sala 2023

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Te huajt mbeshtesin agjenturat e tyre ketu.

                      NANO BESOJ FSHIHET PAS NDIHMES GREKE MEQE KA MIQ E LOBISTE DERI NE SHBA... POR ESHTE LOJE DHE E PROPOGANDES SALISTE PER TE KRIJUAR PERSHTYPJE SE ME DO TRUMP DHE LOBINGJET GREKE DHE UNE JAM I DUHURI. SHQIOTARE, MO'S U PLOGESHTONI, THJESHTE MOS U BLINI, RRENI DHE MOS I VOTONI. KAQ BEJENI PER VETE, FEMIJET TUAJ DHE PER BREZ PAS BREZI. TE HUAJT PUSHTUES DHE KOPILET E PUSHTIMEVE E KANE PATUR SHQIPERINE 2000 VJET NEN KONTRILL E SUNDIM POR E LANE VENDIN ME TE VARFER, TE PERCARE DHE GJITHNJE PA TE ARDHME DHE KREJT TE PASIGURT NE EKZ7STENCEN E SAJ. CFARE SHQIPERIE KEMI SOT NUK ESHTE DHURATE E TE HUAJVE POR ESHTE DERDHUR GJAK DJERSE MUND NGA PARARDHESIT TANE. ATA KANE LUFTUAR JO PER QEJF POR PER TE JETUAR. NUK JANE FAJTORE SE KANE DASHUR JETEN DHE LIRUNE. ASPAK. GJITHNJE PARARDHESIT TANE KANE LUFTUAR VETEM PER VETEMBRIJTJE DHE KJO LLOJ LUFTE PADYSHIM QE NE JETE TE JETEVE ESHTE E SHENJTE.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fund mashtruesve dhunuesve hajduteve injoranteve t

                        BETEJA NE SHQIPERI NUK ESHTE TA BEJME SHQIPERINE TE MADHE PRAPE, POR. .. VELLEZER DHE MOTRA, TE SHPETOJME SHQIPERINE! SHOKUESE SE SI MBETI GHITHNJ3 NE JETE TE JETEVE E FRESKET KJO MOTO!

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Opionisti

                          Mos haro se do shpetosh vangjel dule dhe frdi bejleri nuk ndahehete himara se ke bere vrasje ne permete do vi rradha edhe ty dhe greqise bashke gjin gjoni dhe mega dhe partite maqendones grege serbe ruse dhe te huaj nuk do ti leme sido qefi bashke me dhendri trump dhe ti shporim te huaj

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Greku

                            Mallkuar qofsh o Sali Ram Berisha nëse e fute Vangjel Dulen (vini re: grek me mbiemrin Dule, si greku me mbiemrin Beleri, nga Progonati…) në listat e mbyllura!!! Harroje se Dule do të të sjellë votat e minoritetit. Të ishte e vërtetë kjo ai kandidonte në qarkun e Gjirokastrës, nga pretendon se ka origjinën dhe jo në atë të Vlorës… Po në qarkun e Vlorës ndodhet bashkia e Himarës, ndaj kuptoje lojën, o “Buf Kënete”!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shkodrani-Belgjike

                              Pd parti e qarqeve greke, shum shpejt do shkrihet pd dhe lsi.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje