Përplasja në Elbasan, Frrok Çupi: Dhuna në PD, ciklike! Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata

8 Maj 2025, 13:28Politika TEMA
Përplasja në Elbasan, Frrok Çupi: Dhuna në PD, ciklike! Po

Analisti Frrok Çupi thotë se dhuna në PD është ciklike, teksa iu referua përplasjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur, djali i deputetit demokrat, Luçiano Boçi.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD po jep shfaqje të shëmtuara në fushata.

“Është ciklike, që kur ka lindur PD, ka lindur me dhunën. Dhuna është kthyet në bërthamën e vet, PD është vetëm dhunë. Dhuna po ushtrohet brenda për brenda PD. Ky është biri i një politikani të dhunshëm.

PD e ka jetë dhunën. PD është duke u përçarë dhe po përçahet një e keqe. Mund të ndodhë që, mund të kishim frikë gjatë periudhës 2 ditore nga zgjedhjet, që mund ta nxjerrin dhunën jashtë shtëpisë, por pak gjasa ka.

Vetë PD, në vitet e para, menjëherë zbriti në dhunë, pas ’90. Të thuash PD sot, është të thuash një oaz ku është mbledhur sekti më i keq.

Më shumë shpresoj, por ka edhe një realitet. Teksa shoqëria është e shëndetshme, do hapë rrugë. Por këta kanë mbetur aq pak. Këta, fjalën e parë kanë armën”, theksoi ai.

3 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    Ne zgjedhjet e vitit 2021 LUCIANO BOCIT ja beri borxh GJERGJ LUCA,ku rrafen dhe e goditen niprit BOCIT,kete here kush ja beri borxh BOCEVE qe u rrafen prape,si ka mundesi qe vetem ketyre ju bien me qafe,si duket bandat e ELBASANIT se keshtu thote opozita ose e ka provokuar RAMA me GJERGJ LUCEN.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sokrat

      Kur themi PD nenkuptojme dhunen, dhe kur themi dhune nenkuptojme PD!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofte PeDe - ja dhe Salia

        Sokrat ! E sakte. Kur themi PeDe nenkuptojme Saliun.. Kur themi Saliu nenkuptojme PeDe.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje