Përsëritja e fabulës së ambasadorit që kërkon arrestimin e Berishës

22 Prill 2023, 17:39Politika TEMA

Përsëritja e fabulës së ambasadorit që kërkon

Nga Ylli Pata

Deklarata e Sali Berishës te Arjan Çani, se ambasadorja amerikane ka kërkuar arrestimin e tij, tashmë nuk përbën më një obsesion apo mankth personal i tij.

Dukshëm kemi të bëjmë me një lëvizje politike, e cila ka një synim të caktuar, për faktin se nuk bëhet për herë të parë.

Disa vjet më parë, të njëjtën gjë Sali Berisha tha për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. “I ka kërkuar Adriatik Llallës arrestimin tim”. Ndërkaq, mediat pranë Ilir Metës, po në kohën e Adriatik Llallës, përhapën një lajm që e qarkulluan gjatë, sipas të cilit, Donald Lu, ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, i paska kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Ky qëndrim, tashmë permanent prej 2016-s, nuk është as déjà vu, e as një logjikë inati, por një vijë e qartë, politike. Sipas të cilës, edhe nëse Berisha, familja e tij, apo të tjerë arrestohen i kanë nga SHBA.

E ky është tipik ai “qëndrimi antiamerikan”, për të cilin ka folur në intervistën e tij Gabriel Escobar.

Shpallja Non Grata i Sali Berishës dhe familjes së tij nga qeveria amerikane për korrupsion të qenësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë, është një akt politik i SHBA-së. Akt, që Departamenti i Shtetit e bën në zbatim të një ligji, të famshmit 7031/C, ku nuk është vetëm ish-Presidenti e ish-kryeministri i Shqipërisë subjekt, por mijëra zyrtarë botërorë që kanë histori të ngjashme abuzimi pushteti.

Koncepti është i qartë. SHBA nuk do të bashkëpunojë me politikanë për të cilët ka fakte për korrupsion, e kjo është krejt normale dhe autonome për çdo shtet.

Mirëpo fabula e “kërkesës për arrestim”, është një akt politik qartasi antiamerikan. i cili në çdo vend anëtar të botës, do të kishte qëndrimin e qartë dhe të prerë të qeverisë përkatëse.

Në Itali, prej rastit të pengmarrjes dhe vrasjes së Aldo Moros nga Brigade Rosse, është folur shumë nga qarqe të ndryshme në Itali, se vrasjen e Moros e ka dashur SHBA. Sepse Moro donte një qeveri të përbashkët me komunistët. Kjo është një teori konspiracioni, që po t’i futesh thellë zbulon se ishin sovjetikët që përfituan nga këto zëra, e aspak SHBA. 

Megjithatë, asnjë politikan, qoftë ekstrem komunist, përkatësisht deputet apo europarlamentar nuk e ka akuzuar SHBA-në. Pasi nëse do ta bënte, sipas të gjitha gjasave, qeveria italiane, si një partnere e ngushtë e SHBA, do të dilte të përgënjeshtronte akuzën, përderisa nuk ka një fakt real.

Ka fakte Sali Berisha se Donald Lu, Romana Vllahutin, apo Yuri Kim kanë kërkuar arrestimin e tij? T’i çojë në SPAK, në prokurorinë amerikane, atë europiane, por nuk ka të drejtë t’i përgojojë në media.

Berisha, mund të çmendet, por nëse Shqipëria si anëtar i NATO-s, ka një qeveri të përgjegjshme, i duhet t’i përgjigjet, e të bëjë 3 veprime: ose t’i kërkojë Berishës të japë provat e akuzës së vet, duke i dërguar para drejtësisë, ose t’i kërkojë zyrtarisht që të bëjë ndjesë publike, ose ta denoncojë për shpifje ndaj partnerit më të rëndësishëm strategjik të vendit.

Nuk ka logjikë që kjo lojë alla rrethi katror të ngrihet si një teoremë politike në Shqipëri. Pasi realisht nuk ekziston. SHBA e ka drejtuar gishtin ndaj politikanëve të korruptuar qartësisht. Edhe në rastin e Berishës. Por SPAK, sot, sidomos pas kësaj loje të Berishës i takon të ndajë gjënë: ose SHBA e ka gabim ose Sali Berisha e ka drejtë.

Gjithsesi, kjo fabul absurde nuk i prish aspak punë imazhit amerikan në Shqipëri, përveçse bën qesharak Sali Berishën. Në ditën para arrestimit, Fatos Nano, i ngarkuar emocionalisht akuzoi ambasadorin e atëhershëm të SHBA në Tiranë, William Ryerson dhe zv.ambasadorin Chris Hill se kanë ndikuar në arrestimin e tij. 

Askush nuk foli nga SHBA për vite me radhë. Kur ambasadori Hill u tërhoq nga shërbimi diplomatik, dha një intervistë për Ilva Taren, ku theksoi se kjo ishte një absurditet e la të kuptohet se ja kishte sqaruar edhe personit që e nxori, pra Nanos.

E në fakt kur e mendon, nuk ka logjikë nëse SHBA apo BE kanë një objektiv që e ndarmarrin dhe nuk e realizojnë. Merr shembull Slobodan Milosheviçin. E arrestuan brenda vitit. E këtë Berisha e di, ndaj e përdor, ka gjasa që të nxehë amerikanët e ta vënë në shënjestër. Por duket, ata thjesht duan ta lënë ashtu me maraz që harron emrat e bashkëpunëtorëve të tij në çdo takim. E ky është dënimi më i rëndë…

17 Komente

  1. S
    Svetllana

    Legjendarit Sali Sheqere Vukmanovic Berisha po i lutet agjentura serbo-ruse ne Shqiperi te kerkoje azil politik ne Rusi.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      C'eshte ky gazetar rrot gomari mor aman ?? Po nuk ishte kjo Ambasadore qe e akuzoi Meta direkt hapur se kjo i kishte bere shantazh duke i thene " Ne dime disa gjera per ty " Dhe Meta ja dhjeu turinjte direkt asaj plehres Ambasadore kur it ah : Ca di per mua ti, thue ketu " Dhe ajo as qe i kundershtoi aspak akuzat Direkte dhe me fakte qe i beri asaj Ilir Meta. Pra kjo AMbsadore kur harrin ti beje shantazh Presidentit te Republikes, kjo eshte nje bastarde femer qe mund te thote gjitheshka dhe kunder kujtedo. Se kjo kur ka paturpesine te kercenoje Presidentin qe eshte kreu i SHtetit, , kjo per politkanet e tjere te Opozites as qe pjerdh fare . Kjo AMbasadore Amerikane eshte tipiku i femres rrugace , Kjo flet tamam si bushter rrugesh, jo si diplomate. Kjo eshte turpi i Diplomacise . Ndersa Ky gazetari sharlatan Pata , po na tjerr ca karlleqe me thes qe na fyen intelektin e koqeve, Ca gaztear bujk muti je ti more , me kete mentalitet prej skllavi , Legen !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond kari me gunga

        Te paska qire gruan Meta o bythqir .....dhe ajo per gojoret qe i ben Metes te ben ty lango rrugesh te behesh mish per top per hajdutin kombetar ... Ruaj gruan o sumcpuar se po cmendet ne gojore

        Përgjigjjuni
    2. s
      ska problem

      Po dhe bufi e kupton qe ti ke kohe qe kerkon te arrestojne qe te kthehesh ne mit , mavri me boje do te lene jashte qe te tallet dynjaja me ty

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjaft

        Joo mer Patok , ku bo vaki me kerku gje ambasadoret ? Bah. Ku bo vaki me shkel rregullat apo ligjet e diplomateve ambasadoret, sidomos zonja kim ?! Ska shanc!? Aman se nuk i bo dot miletin budallenj.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mjaft e lodhet kete popull budalla

          tallin bolet edhe keta qe i shkojne mbrapa me kete dallkauk kriminel.ky komunist i ndyre kujton se keta qe i shkojnw mbrapa e duan,por jo more psikopat,keta duan ti hedhesh ndonje kocke,por si qen zorresh do endeni neper kazanet e plehrave

          Përgjigjjuni
          1. S
            SPAK

            Keta berishiste budallenj kujtojne se jane te zgjuar! "Mileti" i Saliut nuk eshte budalla, eshte analfabet hajdut!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Zoti Mjaft, ke shume te drejte kur thua "nuk e bo dot miletin budallenj" sepse budalla behesh vete, nuk te ben dot njeri budalla nese nuk je. Ja ti psh je budalla sepse ke lindur ne shpelle dhe nuk lexon, nuk informohesh, nuk meson, nuk te plas per atdheun tend. Shkurt je saliban.

              Përgjigjjuni
            2. b
              bashkimi per drejtesi

              "Legjandarit" matuf kriminel e plaçkitës e që doghi disa herë Shqipërinë për RUBLA nuk duhet ti lejohej azili në Rusi por në burgun më famëkeq në Shqipëri dhe fatkeqësisht nuk ka jetë që laj mëkatet e pafundme.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te damkoosurit kerkojne strehë.

                @Svetllana Mbase e thua me hamendje, por ketu ne kete shprehje ka nje te vertete. Nuk eshte çudi, qe pas 14 Majit, kur salihi me likemoniken marrin damken e fundit nga mbare populli per ne kazanin e pleherave, te damkosurit mund te ''grabiten'' nga agjenturat serbo-ruse dhe ky do te jete nje lajm sensacional per mbare boten, jo vetem per Shqiperine dhe aleatet e saj.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dragana

                  Živeo Sali Beriša. Jebo vas Putin Rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    iliria

                    Putin sam sebi je najabao,sta se tice Rami mozhesh sllobodno da mu popushish!

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    sapa

                    Saliu arrestohet kur shqiperia e korruptuar te behet superfuqi!

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      populli

                      Problemi nuk eshte nese ia ka kerkuar ambasadorja SPAKU-t pra drejtesise ,arrestimin e Sali Berishes ,por ne faktin qe kushdo qe eshte ne krye te organeve te drejtesise pikerisht ,eshte nen urdherat e Sali Berishes duke e informuar ne çdo moment.Ky eshte edhe shqetesimi me i madh sot sepse :Ai vazhdon dhe i ka nen hyqem te gjithe te perzgjedhurit ne krye te sistemit te drejtesise , ku padyshim jane produkt i tij(fale ketu edhe perzgjedhjes nga ana e ambasadoreve te radhes) ndaj dhe drejtesia mungon dhe do mungoje gjate sepse jo rastesisht edhe "guvernatoret" e radhes kriterin kryesor kane qe drejtuesit e drejtesise duhet te jene vetem nga veriu per mos ndeshkim e mbajtje peng te sistemit te drejtesise ne kete vend. Sali Berisha eshte monument agjeturash dhe mbrohet nga "fabrika "qe e prodhoi ndaj edhe ai eshte i paepur ndaj çdo kundershtari.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emiljano

                        Sa te jete rama ne pushtet nuk arrestohet as saliu as likja,dhe sa te jene keta te dy perballe rames ai do jete ne pushtet.kaq e thjeshte eshte gjeja

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tanxi

                          Ja u arrestua Saliu jaaa edhe u burgos ne menyren me shembullore te mundeshme por ceshtja eshte si i behet ketyre te tjereve Rama me co? Si i behet inceneratoreve qe rrujn lek e nuk punojn?Si i behet qe po zbrazet vendi?Si i behet lal betonit?Me keta kush do meret?Apo ci qi temen keta kane doren e mbare kur rruajn

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Andi dhe Mehdi Bushati.

                            "Tanxi"! Keto qe shkruan ne koment, jane te thena e te sterthena mijra here nga "lesho akuzat si lopa bajgat" e mos mbajtje pike pergjegjesie, nga lexhenda e FUTJA KOT SE MBESOJNE MUE nga tribali shpellar Saleh Ramut Berisha. Ti, ke ndonje gram tru qe te na molloisesh ndonje gje te hajrit, pa sa per ato qy ke shkrujt, na vjen per te vjelle kur shpellari Sahale, qe se bashku me familjen kobzeze i kane hequr deri edhe lekuren Shqiperise, kur familja tjeter po kaq hajdute, Ilir Mutaj dhe Munika Kryemadhi, per tu dukur "patriot", ulin dhe ngrene problemin e djegsave qe djegin mbetjet tona dhe nuk "djegin" armiqte e vertete te Shqiperise, ulin dhe ngrene "merakun" se Shqiperia " po boshatiset", a thua qe keta mjerane qe ti i citon si ide te trurit tende te lemuar, kane aftesine ti çojne gjerat drejt progresit. Edhe nje here o "Tanxi", mos na shkruaj esse per funderrinat, por po ke tru, ulu e shkruaj diçka qe t'ja vleji.

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje