Pesë fakte juridike, pse Berishës nuk i hiqet 'non-grata' nga Amerika dhe Anglia

15 Nëntor 2024, 09:47Politika TEMA
Pesë fakte juridike, pse Berishës nuk i hiqet 'non-grata'

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi rezultatet e sondazhit, sipas të cilit 65.4% e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, thonë se Sali Berishës nuk i hiqet non grata me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi Spahiu jep 5 fakte juridike pse Berishës nuk i hiqet non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

"Jo Trump, por edhe nipi e stërnipi të dëshirojë t’ia ndryshojë shpalljen non grata nuk ndryshohet për këto arsye. Heqjen non grata mund ta heqë një gjykatë amerikane, për të cilën Berisha e di shumë mirë, dhe nuk i është drejtuar, jo rastësisht ju drejtua një gjykate franceze që ia rrëzoi kërkesën.

Nuk guxoi ta çonte në ShBA se e kishte 100% të humbur çështjen, kërkoi Parisin për ta pasur si një lakmues që unë jam pro europian prandaj jepni një vendim kundër Amerikës.

E dyta ka institucione të tjera ligjbërëse që janë shprehur për non gratën e Berishës që janë Mbretëria e Bashkuar. Ka bërë ankim.Janë dy gjykatat që janë shprehur, institucionet ligjbërëse në Angli dhe Francë.

E treta Berisha është nën akuzë dhe është një çështje që do zgjasë 3 apo 4 vjet derisa të kemi një vendim të formës së prerë.

E katërta nuk ka asnjë precedent që SHBA të shpallë dikë non grata dhe ti kërkojnë falje pastaj.

E pesta, nëse do të hapë lojën e heqjes së non gratave, i bie t’ia heqë edhe Dodik që kryeson listën, edhe vajzave të Putin. Hap një precedent të jashtëzakonshëm problematik për Ballkanin, Europën dhe shumë më gjerë. Berisha i jep vetes gajret dhe i jep gajret edhe atij 30% që e voton", tha Spahiu në Report Tv. 

2 Komente

  1. R
    Rrofte Bleona Qerreti

    Do ti hiqet se s'bene e ka mare ne dore Bleona Qerreti Kellici.......... Diten e pare qe Trapi hyne ne maison blanche momenti qe ulet ne tryeze do heqi non grata e familles kriminale Berrisha......ka mbaruar kjo pune , bile ka shume mundesi qe Kellici te fusi ne burge Sorros in ... Nese Trapi nuk veprone do paditur ne tribunal ne Afghanistan.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperia Etnike

      Sali Berisha është idjot. Idjotlsia është vesi më tragjik që ka midis veseve të tjera si hajdut, budalla, vrasës, i pa besë, tradhëtar, prostitutë e antishqiptarëve, i paqëndrueshëm, halabak në të folur dhe jashtëqitje si burrë shteti. Ashtu siç çoi në humnerë shqiptarët me piramida, ushtrinë, Shqipërinë e 1997, integritetin territorial, PDnë, drejtësinë, urbanistikën, bujqësinë dhe industrinë, po ashtu i hapi varrin edhe familjes së tij, duke e futur në listën e jashtëqitjeve të planetit dhe duke i lënë prapa gjaksit, drejtësinë, historinë e tij prej halabaku dhe vrasësi të kapitulluar me turp edhe një parti gërmadhë si trashëgimi familjare. Babai më rrot kari i historisë...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje