Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin, Ilir Meta?

15 Nëntor 2024, 09:19Politika TEMA
Pse nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin, Ilir Meta?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në Euronews Albania se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare.

I pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg, Meta u përgjigj:

“Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme.

Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua” – tha Meta.

1 Komente

  1. a
    asd

    Mendt te duheshin ne ate moment kur nenvlehtesove ligjin dhe iu fute pervetesimit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje