Pjesëmarrja e ulët në protesta, Berisha: Kemi treguar ‘muskujt’, por s’kemi bërë mjaftueshëm për rrëzimin e Ramës

17 Dhjetor 2025, 18:15Politika TEMA
Pjesëmarrja e ulët në protesta, Berisha: Kemi treguar

Me protestat e fundit ku pjesëmarrja edhe e militantëve lë për të dëshiruar, Sali Berisha thotë para Këshillit Kombëtar se deri më tani kanë treguar ‘muskujt’, por pranon se nuk kanë bërë mjaftueshëm për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Berisha premton se do të përshkallëzojnë protestat deri në greva urie, apo demonstrata të dhunshme.

“Nëse e dëgjuat, çfarë tha. Nuk do ta kalojmë si rastet e tjera, por do bëjmë analizë të thelluar, e them këtë si udhëheqës i reformës të drejtësisë. Dhe ne i themi guxo, do bëjmë gjithçka që vend mbi tokë nuk të lëmë nëse ti përpiqesh të marrësh pushtetin minimal të drejtësisë.

Nuk mundet që në të pranojmë një bandit, një hajdut, një njeri i cili u ka bërë shqiptarëve më të zeza se asnjë pushtues tjetër i egër dhe tani kur kërkohet të japë hesape. Në rastin e tunelit të Llogarasë, Lubia është shërbëtore e tij, ka firmosur ato që i ka thënë Rama. Ndaj edhe ky është kaq i angazhuar për mbrojtjen. Ajo masa ishte lehtësi, ajo duhet të ishte në arrest. Nuk e lëshon se ajo e merr me vete. Po nuk u ngritëm ne, nuk ikën ai.

Tani do flasim ne, kësaj here beteja jonë është me sakrifica, me përballje, ne nuk mund të tërhiqemi, kjo është prova jonë e madhe. Besimi i shqiptarëve është tek ne, nëse s’do na shihte për të qenë, s’do na votonte fare, na shuante. Por, a kemi bërë ne përpjekjen finale për rrëzimin e tij? Jo nuk e kemi bërë, ne kemi bërë shumë protesta, mirë kemi bërë, kemi treguar muskuj. Kemi bërë lëvizje, nuk ishin ato që mund të rrëzonin Ramën.

Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më, ne do ta bëjmë atë lëvizje. Ramën e rrëzon greva urie, demonstrata, me të gjitha format. Tani jemi në të drejtën e zotit. Kemi ligjin ndërkombëtar që thotë se zgjedhjet i ka dhunuar, kemi ligjin kombëtar që thotë se zgjedhjet ishin farsë, kemi përpjekjet e tij të çmendura për të kontrolluar gjithçka në këtë vend dhe së fundmi peng i Ballukut”, tha Berisha.

1 Komente

  1. c
    ce

    Ka deshire Vampiri 82vjecar I vicidolit te perserise 14 shtatorin 1998 kur organizoi grushtin e shtetit me ndihmen e banditeve Sali lush kaptinkali dhe Agron Kulicit por qe iku si I dhjere nga kryeministria me vetem nje telefonate nga matane detit. Ajo kohe ka marre fund, pushteti merret me vote dhe per Vicidolin kjo menyre ka vdekur pas 11 humbjeve ne 13 vjet dhe pas 14 2023 dhe 11maj 2025 me dy humbjet madheshtore almagojore kujtimhamshore xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje