Pothuaj 40% e të rinjve s’duan as Ramën e as Berishën kryeministër

11 Korrik 2022, 09:39Politika TEMA
Pothuaj 40% e të rinjve s’duan as Ramën e as Berishën

 

Nga Eduard Zaloshnja

Në fundjavë zhvillova një sondazh elektronik me rreth 2000 banorë të rritur krejt të rastësishëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pyetja kryesore ishte “Kë doni të jetë kryeministër i vendit: Ramën, Berishën, apo asnjërin nga këta të dy?”.

Ndër të anketuarit 35-85 vjeç, vetëm 29% nuk donin asnjërin prej të dyve të jetë kryeministër i vendit. Nga ana tjetër, ndër të rinjtë 18-34 vjeç, plot 39% nuk duan as Ramën e as Berishën kryeministër.

Në pyetësorin e sondazhit nuk kishte pyetje për arsyet pse të anketuarit donin njërin apo tjetrin apo asnjërin të jetë kryeministër, por fakti që pothuaj 40% e të rinjve nuk duan as Ramën e as Berishën kryeministër është domethënës. 

Në fakt, edhe sondazhe të tjerë të publikuar kohët e fundit tregojnë se shumica e të rinjve nuk kanë shpresë për më mirë, dhe duan të emigrojnë jashtë Shqipërisë – as Rama e as Berisha nuk u ngjallin atyre shpresë.

Përplasja mes Ramës e Berishës ka nisur qysh më 13 dhjetor 1990 (në Pallatin e Kulturës së Qytetit Studenti), dhe duket e sigurtë që do të vazhdojë epike deri në pranverën e vitit 2025. 

Sesi do të përfundojë kjo përplasje nuk i dihet, por një parashikim mund të bëhet qysh sot: Shumica e të rinjve do mbeten të zhgënjyer, pavarsisht se cili nga të dy fiton më 2025.

10 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Dhe kane te drejte. Njeri eshte kriminel i lindur, tjetri eshte hajdut dhe LEGEN. LEGENI eshte Rama qe mos ngatarohen lexuesit.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Duhet minimumi jetik për të papunët. Rrisin 6 %rrogën te ministria shëndetsis dhe arsimit (ku i kanë gjithë të mirat) dhe lënë në mëshirë të fatit ata që flejn te sheshi Skenderbej.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Po 60% ke duan?! —Zgjedhjet fitohen me 50% 1 —Me 40% je me pushime te gjata dhe Rama mbetet aty tere jeten,or lume miku!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          E drejtë! Mbeten simbole te politikes egoiste e mashtruese.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drini

            Ore qe se duan Ramen kjo dihet se boll me 10 vjet ,po si ka mundesi qe nuk duan te ardhmen e pd-se yllin ne ngjitje ku kane varur shpresen te gjithe idiotet qe i shkojne nga mbrapa!!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Non Grata ( biri i Sheqeres )

              Or Vito thua eshte hadut dhe ku legen ,po a ka me legen se ty ir cecen ,dhe sa per dijeni Zaloshnja kete pyetje e ka bere te vellezerit e tu cecene ne Bathore e Kamez ,dhe dihet qe ata mbeshtesin Non Grata ,se ti dhe ata jeni idiote e ijnoranta

              Përgjigjjuni
              1. V
                Varik.. ketij tipi

                CA thua ti re Eduart! Po ne vdesim 100 perqind per Nongraten. Apo s'ka edhe 3 Nongrata rezerve ne familje. E ardhmja e Pd eshte e "sigurt" . Rrnofte Qirs Peka. Rrnofte edhe analiste mendjelehti E. Zaloshnja, ky adhurues intelegjent I Nongrats Plak.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sadna babul ka bidai

                  Dun aden qe vjedh vila firigo e lavatriqe e se rrun kush vjedh liderat e vertet mos te bien provokime nga ultedia lehtesuese bieni ne humner vertetesira shkundese me shpetu veten e secilikujdo me tenxhere gjell pasime le ne tepsi si fik cokollate

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadna babul ka bidai

                    Dun aden qe vjedh vila firigo e lavatriqe e se rrun kush vjedh liderat e vertet mos te bien provokime nga ultedia lehtesuese bieni ne humner vertetesira shkundese me shpetu veten e secilikujdo me tenxhere gjell pasime le ne tepsi si fik cokollate

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sadna babul ka bidai

                      Dun aden qe vjedh vila firigo e lavatriqe e se rrun kush vjedh liderat e vertet mos te bien provokime nga ultedia lehtesuese bieni ne humner vertetesira shkundese me shpetu veten e secilikujdo me tenxhere gjell pasime le ne tepsi si fik cokollate

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje