Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15 Shtator 2025, 17:23Politika TEMA
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë, kabinetin e ri qeveritar. Kjo vjen pak ditë pasi u dekretua për herë të katërt kryeministri Edi Rama.

Ajo që vihet re nga njoftimi i shpërndarë prej zyrës së shtypit të Presidencës, është se ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, Diella, nuk është në mesin e ministrave të dekretuar.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Njoftimi i Presidencës:

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave;

Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;

Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;

Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;

Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

5 Komente

  1. H
    Ha ha ha

    E paska lexu Kushtetuten Sheqeri dhe "juristet" qe ka mbledh!

    Përgjigjjuni
    1. a
      astriti

      e ka dekretu gjigandi .e nese e dekreton EDI ,ska nevoje per tjeter dekret .keshtu do te jete dhe 20 vitet e ardhshme ,EDI siper e kukumjackat poshte .do te zbresin aq poshte sa kakarisjet e tyre nuk do te degjohen ne lartesite ku do ndodhen shqiptaret .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edlira

        Pupupupu...na mbyten idiotet....

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dielli

        Po sepse Rama askund nuk ka thënë se Diella do të jetë ministre.... . Ministre atë ebëri Berishs dhe shpura e gazetarucëve..... . Diella do të jetë Drejtoreshë e Përgjithëshme e Prokurimeve Publike.... Dhe nuk miratohet nga Presidenti..... Diella ishte guri që Rama hodhi në lumë..... Dhe të gjithë filluan të meren me gurin , jo me hallet e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pu pu pu

          Ha ha ha Astrit: Parti Edver jemi gati kurdohere!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje