
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë sot në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun. Shërbesa u mbajt përpara Bazilikës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Presidenti Begaj iu bashkua ceremonisë krahas udhëheqësve botërorë së bashku me delegacionin shtetëror që kryeson, të përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, znj. Adea Pirdeni dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, znj. Majlinda Frangaj.
Në respekt të ditës së zisë të shpallur nga qeveria shqiptare për Atin e Shenjtë, flamuri është vendosur gjysmë shtizë këtë të shtunë në Institucionin e Presidenit të Republikës në Tiranë.
Papa Françesku e vizitoi Shqipërinë në shtator të vitit 2014, ndërsa dy vite më vonë, më 4 shtator 2016, shpalli Shenjtore Nënë Terezën. Gjithashtu, Papa Françesku ka nënshkruar dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024.
Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë, Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e Kreut të Shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të shkuar.
Rroftë Shqiprija e Gjergj Kastrijoti, rrofte Shqiprija Perëndimor....
Ah Bayrom Bayrom te cqift baba Rrahimondi verren..... gezuar ramazonin
Mos ma vini re, jam grekqir bythqir me patentë
Po Ramen pse nuk e ftuan te merrte pjese?! Ai sikur e kishte dhe mik? Bente biseda private gjasme… Linda vendoste ate kapelen me pupla… e mire o mir. Pune e madhe me burgjezken e re
Cfare e ka Sander Frangaj kjo Majlinda Frangaj?
O loqe pe Korce, po ka protokoll o tu mbyllte.shkon kryetari i shtetit...