Presidenti Begaj takohet me homologun Tokayev: Folëm për hapjen e ambasadës në Tiranë dhe një linjë ajrore direkte mes dy vendeve

7 Shtator 2023, 15:18Politika TEMA

Presidenti Begaj takohet me homologun Tokayev: Folëm për hapjen e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Kazakistan, ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Kassym-Jomart Tokayev.

Në një prononcim për mediat, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Begaj u shpreh se gjatë këtij takimi kanë biseduar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve”, është shprehur Begaj.

Ndër të tjera, Begaj bëri me dije se me homologun e tij diskutuan dhe për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev.

“Një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev.”, ka thënë presidenti.

Në fokus të vëmendjes gjatë takimeve ishte edhe turizmi.

“Interes tjetër të veçantë pati në drejtim të vendosjes së një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe Tiranës, e cila do t’i shërbejë turizmit. Kreu i Shtetit i bëri ftesën Presidentit Tokayev për të vizituar Shqipërinë.”, ka thënë Begaj.

4 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Bayrom/sullton (birazereve): jom krenor per birazeret tane azere qe vec dollars per turkish coffee e turkish bakllava do te na mdertojne dhe dhjetra shurrtore/xhamija...... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Kazakistani ka eksperinece ne nxjerjen e Naftes , ndaj me mire ftoni kompanite e Kazakistanit per nxjerjen e Naftes sesa keta Perendim

      Përgjigjjuni
    2. A
      Anina

      Si nuk u bete njerez more te shkrete !!!! Edhe mbasi dolet neper bote , po ata qe ishit mbetet vazhdoni te fyeni njerez qe nuk meritojne t'i merrni neper goje !!!!!, .... Aq me teper ulni personalitetin tuaj, n.q.s. keni sado pak. Nuk ke muze per te komentuar , mos komento , nuk je i detyruar!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anina

        Si nuk u bete njerez more te shkrete !!!! Edhe mbasi dolet neper bote , po ata qe ishit mbetet vazhdoni te fyeni njerez qe nuk meritojne t'i merrni neper goje !!!!!, .... Aq me teper ulni personalitetin tuaj, n.q.s. keni sado pak. Nuk ke muze per te komentuar , mos komento , nuk je i detyruar!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje