Sali Berisha i falet Ilir Metës edhe këtë radhë

7 Shtator 2023, 10:31Politika TEMA
Sali Berisha i falet Ilir Metës edhe këtë radhë

Partia e Lirisë ka bërë kërkesë në Komisionin e Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i Berishës për kryebashkiak i Kukësit është Emri Vata.

Partia e Lirisë, si parti udhëheqëse e koalicionit, ka depozituar kërkesën në KQZ për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Pjesë e koalicionit, në dokumentin e depozituar në KQZ, janë

Partia e Lirisë;

Partia Demokratike e Shqipërisë;

Partia Demokristiane;

Kërkesa drejtuar KQZ-së

Mbështetur në nenin 65 e vijues të Ligjit Nr. 10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Partia “PARTIA E LIRISË”, si parti udhëheqëse e koalicionit, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023

Emri i koalicionit është: “BASHKË FITOJME” (PL-PDSH-PDK)

Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”

Sigla e Koalicionit është:

BASHKË FITOJMË

Partitë përbërëse të koalicionit janë:

Partia e Lirisë;

Partia Demokratike e Shqipërisë;

Partia Demokristiane;

3 Komente

  1. J
    Juristi

    Nuk heq dore Saliu nga PD , deri sa te shkoje ne ate bote . Po KQZ - ja , pse e pranon si pjestare te koalicionit nen siglen e PD -se , kur PD -ja e vules do te kandidoje me vehte ? U lodh dhe kryetari i KQZ me provokimet idiote te non grates dhe formalisht i miraton kerkesat ashtu si i vijne . Problemet me pas , i zgjidh KAS -i.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Mos harroni te fusni ne koalicionin e *madh* te fitores spektakolare dhe particken e te papunit Sali Shehu e cila do ja beje me te sigurte fitoren leshelise se kjo particke ka vetem 2 antare , kryetarin Sali dhe sekretaren. Antaret e tjere kane ikur ne drejtim te paditur si duket jane zhdukur si populli i 2 marsit.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Spiuni Agush nuk do marre pjese ne zgjedhjet e kukesit se eshte shume i zene prej 14 muajsh me gjetjen e popullit te 2 marsit qe nuk po gjendet gjekundi, na la me gisht ne goje dhe ky populli i 2 marsit me te cilin u gerguf shume i forti i pazarit te ri se do bente namin dhe per pune 3, 4 muajsh do rrezonte gjigandin Edi Rama por i rruajti bishtin dhe pesoi humbjen apokaliptike te 14 majit duke dale perfundimisht nga skena poliktike si njeriu me i urryer i planetit per 99.99% te shqiptareve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje