
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në mbledhjen e Kryesisë së Kryetarëve ka kërkuar gjithpërfshirje në këtë proces. Duke iu përgjigjur Mediut, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është treguar i prerë ku theksoi se procesi do të jetë gjithmonë vetëm me Grupet Parlamentare dhe me askënd tjetër.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka refuzuar një kërkesë të kreut të PR-së, Fatmir Mediu për të përfshirë të gjithë deputetët e Kuvendit në procesin e konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit.
“Procesi do jetë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetëm me grupet Parlamentare. Kjo është përgjigje për Mediun. Se çfarë bëni ju për një treshe përfaqësuese bini vetëm ju dakord. Se rregullorja ka përcaktuar vetëm Grupet Parlamentare për këtë. Pastaj opozita brenda vetes ka proceset e veta.” tha Taulant Balla.
E si i mbylli deren Berishes !? Berisha nuk eshte as kryetar grupi as kryetar partie ! Sipas kesaj qe thote Balla qe mos perfshihen partite politike dhe vetem grupet parlamentare i ka mbyllwe deren Tom Doshit se ai eshte kryetar i nje partie parlamentare ! Dhe nuk ka grup parlamentar me tre deputet keshtu nuk merr dot pjese as si grup !!!