Presidenti i ri, Balla konsultohet me shoqërinë civile: Nuk duam një president për PS-në, por një figurë që të gëzojë autoritetin që i jep Kushtetuta

20 Prill 2022, 15:30Politika TEMA

Presidenti i ri, Balla konsultohet me shoqërinë civile: Nuk duam

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla  ka zhvilluar një takime me Organizata të Shoqërisë Civile në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Në fjalën e tij Balla është shprehur se ato kërkojnë që të kenë një president përfaqësues sipas Kushtetutës dhe jo një përfaqësues ekskluziv për opozitën.

“Organizatat e Shoqërisë Civile kanë rëndësinë e tyre dhe i kanë dhënë këshillit rëndësinë e duhur. Si kryetar i grupit të shumicës në Kuvend mendova që të zhvillojmë një takim me presidentin e Ri të Republikës. Në këtë takim do të bëhet me dije kalendari që Kuvendi do të ndjekë dhe duhet të jetë një proces që organizatat e Shoqërisë Civile do të ndjekin.

Unë do të doja shumë që presidenti ose presidentja e re të merre 3/5 e anëtarëve të kuvendit në tre raundet e parë. është hapur edhe një dritare e drejtpërdrejtë me publikun dhe pjesësmarrja është e madhe.  Doja që t’ju ftoja të gjithëve dhe çdo organizatë që përfaqëson shoqërinë civile në vendin tonë që të jepni propozime tuaja me një kusht me argumentimet përkatëse pasi do të na ndihmonte për të ndërtuar dhe profilin e presidentes së Shqipërisë.

Ne nuk na duhet që të kemi një përfaqësues ekskluziv tonin por duam të kemi një president që të gëzojë autoritetin që i jep kushtetuta. Fundi i këtij procesi do na japë ne dhe ju të drejtë, ku në 2022 Shqipëria duhet të zgjedhë një president në lartësinë  e presidentit të republikës. Në këtë fazë të parë ne presim sugjerime për procesin dhe jo për emrat pasi duhet që të merrni leje”, ka thënë Balla.

3 Komente

  1. K
    Kastriot

    Cilat jane organizatat e shoqerise civile dhe emrat e personave qe ka takuar shoku Taulant Balla mo amani? Pse e beni pis shoqerine civile me lajme te tilla idiote?

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      këshillohu palle,këshillohu!! për mua,lek plepi,ujku i peqinit dhe alfredo kaco!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bushat Andrea

        Nje shprehje mendjelehte dhe capacule. PS dhe kushtetuta nuk jene ne lufte me njera tjetren, me sa di une. Nqs Presidenti do jete nje figure qe do respektoje Kushtetuten, ky duhet te jete dhe Presidenti qe do PS. Apo nuk eshte keshtu???!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje