
Presidenti polak Andrzej Duda në vizitën që po zhvillon në Shqipëri është i shoqëruar nga sipërmarrës polakë, me të cilët do diskutohet për bashkëpunimin në disa fusha.
Në konferencën për shtyp me Presidentin Begaj, Durda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike.
“Nuk kam dyshim që përsa i përket mundësisë të zhvillimit janë të gjithanshme, në fushën e turizmit, ku mund të themi që është një nga më të thjeshtat dhe më të shpejta elemente në kuptimin e formave të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik.
Por edhe fusha e ndërtimit, kryeqyteti përreth shikoni në çfarë mënyre dinamike po zhvillohet Shqipëria.
Nuk është fjala vetëm për firmat e ndërtimit, por bashkëpunimi në këtë sferë, futet edhe investimi i infrastrukturës, investimi në linja hekurudhore. Është një spektër shumë i madh”, tha Durda.
Lol, mjaft talle bithen me Rahmazonin e Baromin, lol
Zhvillim ka por nuk ekziston shtet!