Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive

15 Janar 2025, 16:38Politika TEMA
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë

Analisti Ben Andoni foli lidhur me primaret e munguara të PD-së dhe votën e diasporës. Andoni tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se primaret e PD-së duhej të ishin kryer që në muajin dhjetor.

''Në deklarata e PD-së gjen elementë të tilla. Ata nuk janë kolauduar. Janë të paqartë për vazhdimësinë e tyre në zotin Berisha. Një pjesë kanë kaluar si Bardhi dhe Gjekmarkaj. Kini parasysh fjalët e tyre nuk kanë qenë pa bazë.

Them  me bindje se PD do bëjë primaret qoftë për dukje. Nuk mund ta anashkalosh statutin. Mund të thoni që statuti nuk ka funksionuar. Nëse do funksiononte ata nuk do ndaheshin. E njëjta gjë me PS, statuti funksionon por kryetarët janë mbi çdo gjë.

Ajo që thotë Bardhi ka të bëjë me pastërtinë e primareve. Primaret duhej të kishin mbaruar në dhjetor. Dhe duhej të punonin për zgjedhjet. Nje gjë e tillë nuk është bërë. Bashkimi i PD ende nuk ka ndodhur.

Njerëz me karrierë, të cilët janë ambicioz, si Bardhi mendoj që në javët në vazhdim derisa të kristalizohet problemi i emërtimeve do ketë shprehje të tilla, derisa ta kenë ndarë që janë të besuarit e Berishës. Një pjesë kanë marrë mesazhe nga të huajt.

Zoti Bardhi me kohë është pjesë e delegacioneve tona. Rruga e tij në politikë është më e gjatë se rruga e Berishës. Po lufton në mandatin e fundit, nëse gjykata nuk ia ndërpret. Zoti Bardhi është në ngjitje të karrierës. Bardhi do vendin e vet, do ti shpërblehet sakrifica që u bashkua me Berishën", tha Andoni. 

Sa i përket votës së emigrantëve, Ben Andoni beson se regjistrimet e deri tanishme në portal janë prej militantëve të PD dhe PS në diasporë dhe fluksi do të bjerë në ditët në vijim.

''Besoj se fluksi i regjistrimeve ka për të rënë. Do vazhdojë dhe pak ditë angazhimi i militantëve. Pjesa më e madhe do jetë neglizhente. PS e para me punën e madhe në diasporë do arrijë të identifikojë personazhet dhe do marri rezultatet e saj.

PD ka vetëm një emisar për diasporën. Peshën e ka marrë zoti Berisha. Është shumë pak një person. Pjesa e regjistruar në fillim është dukshëm pjesa e militantëve. Pjesa tjetër janë shumë më neglizhente. Sepse nuk e dinë sa vota e tyre do mundësohet'', tha Andoni.

2 Komente

  1. K
    Kronos

    po pse fluksi prej militanteve mor te qifsha minxhozin ne pill?pse nuk shifni dot pertej truti tuaj te palexuar prej vitesh. skuth spiun fuks, legen plak

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulushi

      O Beni sa naiv qe je o i uruar . Vertet beson se do te kete primare ne ate organizare terroriste me krye kriminelin Sali ne krye . Aty ne ate mender parti esbte bere e do behet si thote qeni Sali sepse ai i ka te berea formisbt ne komen e tij . Tani ngelet vetem estrada per tu zhvilluar e qente qe e rrethojne te hane ushqimin ( .utin ) qe do u hedhe .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje