PROFIL: Kush është Presidenti i 8 i Republikës, karriera si mjek deri në niveli më të lartë të Ushtrisë

24 Korrik 2022, 17:51Politika TEMA

PROFIL: Kush është Presidenti i 8 i Republikës, karriera si mjek

Ditën e sotme, në Kuvend do të betohet  si president i 8 i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ish shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste u bw presidenti i tetë pas pluralizmit dhe i treti që vjen pas një karriere ushtarake. Ai mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Begaj ka hyrë në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë mjeku i parë në ushti i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes,  pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake. Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

5 Komente

  1. E
    Entoni

    Edi Rama do mbahet mend per sjelljen ne krye te shtetit te personave komplet anonim apo totalisht te gabuara. Po permend vetem disa…. Zgjodhi President Ilir Meten! Nje fshatar hajdut nga me te neveritshmit. Minister i jashtem Genti Caka. Nje kosovar qe mund te jete edhe djale i mire por komplet anonim edhe qe iku pa lene asnje gjurme. Minister i mbrojtjes Tavarish Niko Peleshi. Aq idiot sa deklaron nuk na leverdis te mbajme helikopter per shuarjen e zjarreve. Me perpara ministre e mbrojtjes Xhacka qe nxori te 4 fregatat ne det pa furnizime. Vetem per nje status ne FB. Pervec njeres, fregates se emergjences, tri te tjerat nuk kishin buke edhe cfare tu jepnin marinareve. Edhe qe te mos u lodh me listen e gjate po e permbledh me kete tipin, presidentin e ri me emerin Bajram. Si ka mundesi qe shef i shtabit te nje vendi te natos te jete me profesion mjek???? Vetem ne vendet afrikane ndoshta ka bere vaki me perpara. Nje gastrohepatolog, drejton ushtrine????? Ne kohen e Sales kapiteni vendoste grada Admirali kur shkonte ne mbledhjet e Natos. Ne kohen e rilindjes mjeku behet shef shtabi edhe u jep urdhera marines, forcave ajrore, kembesorise, policise ushtarake etc… Si perfundim, mendoj qe Bajrami eshte bere shef shtabi per te firmosur vjedhjen perfundimtare te pronave te ushtrise. Njesoj si parardhesi i vet Gjynshi qe firmosi qe SHQUP ti kalonte PD (territor i planifikuar te jepej per pallate) edhe ata me vone e shperblyen deputet. Bajrami ka firmosuar per pronat e ushtrise ne jug qe do behen resorte turistike ( Kush i ka pare tokat e Porto Palermos, Karaburunit edhe sazanit e kupton per cfare jam duke folur). Por Bajrami ka qene djale i zgjuar ka kerkuar imunitet edhe e ka marre duke u shperblyer me postin e Presidentit. Po te keni qene te vemendshem do ta keni vene re qe se fundmi parlamenti miratoi nje ligj qe i hiqte policise ushtarake te drejten per te mbrojtur pronat e ushtrise….

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacaku

      Nga mjek , pastaj ushtarak i larte , tani President ???? Si bicim kiu fiu eshte dhe ky ??? Edhe Jaro leshi mustaqe muti i tille qe .....kapter , pastaj pompist , pastaj bythlepires deri ne neveri , me vone u ingranua ne banden famekeqe me emrin PD, President , kryetar komisioni te zgjedhjeve ne PD ....nejse ....jemi te etur te shikojme e degjojme nje njeri ne radhe te pare , kemi shume nevoje , paraardhesi i tij na ishte neveritur deri ne palce , ishte pis i madh dhe shume provokues ...njeri i peshtire ...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjala ime

        Vetem nje korigjim , Mero; Historia e Shqiperise nuk fillon as me Ramiz Aline e as me Sali Berishen, fillon me shpejte, prandaj qe te jeni serioz, korigjoni shenjestren. Ky eshte presidenti i 10 i Shqiperise.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Firmat e themeluesve të PD-së 1991

          Errdhi si rufe, kandidat për President, menduam, Nano, Majko, Gramoz Ruçi, por kur nuk na vajti në mëndje një Kandidaturë e tillë me kritere të rralla.

          Përgjigjjuni
          1. A
            AlbaMalltezi

            Gomar Peqini Shalqi Rrogozhine, Tate tate du fuston, ti ble tata per Bajrom

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje