Ish- zv.minsitri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve së bashku dhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.
Burimet bëjnë me dije se Klodian Rjepaj ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë eurosh. Lidhur me këtë dosje është marrë në pyetje dy herë Klodian Rjepaj, në cilësinë e ish zv.ministrit, si dhe janë pyetur nëtarët e koncesionit.
Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë
Prokuroria e Tiranës deklaroi atëherë se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje që dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.
Po kush është Klodian Rjepaj?
Në 2013, Pas shume vitesh pritjeje në opozitë që prej 2005-ës kur mori drejtimin e PS Edi Rama erdhi në pushtet falë aleancës me LSI dhe partitë e tjera të majta në qeverisjen e vendit.
Fitorja e koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 zbriti nga pushteti Sali Berishën i cili më pas do të jepte dhe dorëheqjen. Edi Rama do të ishte kryeministër dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit
Qeveria u vendos të drejtohej në koalicion dhe veç 5 ministrave, LSI mori dhe 7 poste të zv/ministrave. Ndërkohë 9 zv.ministra vinin nga PS dhe 1 nga PBDNJ.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kishte 2 zv.ministra, përkatësisht ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, si dhe koordinatorin e Programit Kombëtar HIV/AIDS, Klodian Rjepaj.
Klodian Rjepaj ka mbajtur dhe postin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, në 2009 – 2012, si dhe ka qenë kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.
Rjepaj qëndroi në detyrë deri në vitin 2017.
CV e Klodian Rjepajt
Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin pasuniversitar në fushën e Shëndetit Publik.
Ka marrë titullin master shkencor pranë Fakultetit të Mjekësisë në fushën e Shëndetit Publik si dhe certifikatë master online në Universitetin e Manchesterit (UK). Aktualisht ka mbaruar procesin e doktoraturës në Shëndet Publik.
Në periudhën 1998 – 1999 ka punuar si mjek i përgjithshëm në 2 nga fshatrat e zonës malore në Vlorë. Në mars të 1999 ka punuar si mjek vullnetar në Kukës dhe Has në pikat kufitare në përgjigje të krizës së Kosovës, mjek i emergjencës mjekësore dhe udhëheqës i skuadrave mjekësore në rrethe të ndryshme të vendit në përgjigje të krizës kosovare.
Në vitet 1999 – 2001 ka qënë drejtor Mjekësor për shoqatën humanitare ndërkombëtare “International Medical Corps” (IMC), zyra e Shqipërisë. Në vitet 2002 – 2006 ka qënë Koordinator Kombëtar i Projektit të Shëndetit mendor në kuadrin e Paktit të Stabilitetit.
Rjepaj ka dhe eksperiencë ndërkombëtare si drejtor Mjekësor i shoqatës humanitare ndërkombëtare International Medical Corps (IMC) ne Moske, Rusi (2002).
Ka drejtuar Programin Kombëtar të HIV/AIDS/IST pranë Institutit të Shëndetit Publik si dhe koordinator i Fondit Global në luftën kundër HIV/AIDS në Shqipëri.
Në vitet 2009-2012 ka qënë drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën franceze dhe greke. (Shqiptarja.com)
Kush eshte Klodian Rrjepaj?? Thjesht, ai qe ka rrjepur c'do gje qe ka pas ne dore!!
Titujt e studimeve në shqipëri, janë deshmi korrupsioni për të fshirë bythën. Këta janë robqire, moterqira, hajdute dhe shkerdjata. Shteti ka vdekur.
Po kete e morrem vesh qe qenka i mire arsimuar. Po ky Beqja dhe Rama a kane pergjegjesi per keto 100 meleon euro qe ikin per lesh? I gjati i paka lujt fene me leket e taksave tona.
Gazetaruc i kazanit Milva vertet ka mbaruar per ekonomikun por nuk eshte e thene qe edhe mbiemrin ta kete Ekonomi!Ish drejtoresha e INSTAT-it mbiemrin e ka "Ikonomi" dhe jo Ekonomi!Jam i bindur qe nuk e ke lapsus por bindje!
Ca lloj profili i keni bere, drejtor kur binte shi dhe zv minsiter kur filluan zjarret. Po ca rendesie kane postet e ketyre, keto pune i ben i madhi fare rama me shoke
Ky e ka dhe ne mbiemer rjepjen, keshtu e kane shqipot, njeri rrahja, tjetri rjepja...e kane te justifikuar dhunen, hajditllekun...
Paska pas ne dore Zv Ministri me vjedh 100 million dollare? Kush e rruan per ZV Ministrat ne qeverine tone? I njeh njeri????
Ore çkeni me Rrjepajn ju o komentues. Merua thote qe fajin e ka Petrit Vasili qe Rrepaj ka Rrjepur. E kuptoni apo jo. Edhe kur asokohe ne Emisionin e Rakipit ishte Edi qe doli te STERILIZONTE trute e Shqipetareve duke mbrojtur me pathos PPP e rradhes Fajin e ka Petrit Vasili -e moret vesh tani?
Si ka mundesi qe Like FLORIRI nuk i njeh hajdutet qe ka vene vete.
Nuk eshte faji Rrjepajt, tek LSI do kercesh kete lloj valle
Ky rrjepaj ka bere kerdine duke vjedhur ndihmat dhe fondet per kosovaret ne kohen e luftes. ja befte zot si ka vepruar vete me ata fatkeqe
Ore Like muti tha ne tv nuk e njoh fare kete Rjepsin , ajo Mitnika njehere tha qe halen Sashes e veshi me flori pikerisht ky me Tit mut Vasilin apo shkonte ke shpeja kur nuk ishte Likja Mua me cudit fakti qe ajo mut parti i ka te c’ndershem te tere antaret ja shiko Like , Monen Titken , Bibilushin , Brisin e doganave apo Gurin apo Kar-pacin apo gim Leshon keshtu qe nuk besohet ndonje ngaterrese e vogel do kete ndodhur se ajo mut partie nuk te mban ne gji po te jesh antar .
Keni harruar te thoni qe Rrjepesi Rrjepaj zoteron shkelqyeshem gjuhen e hajdutit, per te cilen ka mbrojtur edhe titullin "Mjeshter" dhe di te punoj ne grup me hajdutet e PS.
Prokuroret qe ne 2016 kane thene s'ka veper penale per Rrjepaj, duhet te jene nen akuze ligjore!
Epo kjo nuk ka byth te rrije,ne jemi Popull pa sy !!! Po ky qysh se ka lind e ka ket emer ( Rrjepaj) me te Rjep,e pastaj ankohemi se perse vodhi .....po e ka te trashegueshme nder breza,e ka ne ADN .
Ate shtepine e Ilir Metes tek gjiri Lalesit kur do ta konfiskoni????
Partia per momentin ka nevoj qe te japesh ndihmesen tende modeste ne burg. Qendrofsh sa me gjat o rrjeps i popullit tend.