Pse e risolli Sali Berisha, historinë e porositjes së vrasjes së Tom Doshit, nga Ilir Meta?

17 Gusht 2023, 17:14Politika TEMA
Pse e risolli Sali Berisha, historinë e porositjes së vrasjes së

Sali Berisha, në mënyrë të papritur, ka përmendur edhe Ilir Metën këtë të enjte, se është dashur të bëhet pis nga Charles McGonigal.

Ai ka risjellë akuzat se Ilir Meta donte të vriste Tom Doshin.

Por Berisha ngatërron kohët, duke thënë se Meta ëshstë dashur të bëhet pis me këto akuza, kur ishte president.

Ndërkohë që Meta në fakt, u akuzua kur ishte në koalicion me Edi Ramën.

“Nuk ka drejtësi në botë që nuk funksionon nën kontrollin e plotë të politikës, që pranon të heshtë ndaj angazhimit nga Edi Rama të McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës në hetimin për të provuar si të vërteta akuzat false të Tom Doshit për të nxjerrë vrasës apo porositës së vrasjes së Tom Doshit, presidentin e Republikës, vetëm e vetëm pse ai nuk i bindej diktatit të Edi Ramës.

Një heshtje të tillë mund ta mbajnë vetëm ata që janë skllevër që zbatojnë verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

Nuk ka drejtësi në botë që mund të refuzojë të hapë dosjen dhe të ndjekë penalisht Ramën, McGonigal, Duçkën, Nezën, Gjiknurin, të cilët në një akt korruptiv, i hoqën licencën një kompanie ruse, për t’ia dhënë atë një tjetër kompanie ruse, duke gjobitur me aktin e tyre antiligjor, qindra milionë euro në arbitrazh shtetin shqiptar.

Nuk ka drejtësi në botë që nuk është nën kontrollin e plotë të kryeministrit si një degë ekzekutive, që të mos hetojë McGonigal, Duçkën, Nezën, të cilët si kriminelë gjobëvënës terrorizuan me kërcënime për shpallje non-grata dhe me premtime se do hiqnin nga lista një numër biznesmenësh shqiptarë, prej të cilëve pati nga ata që patën guximin t’i denoncojnë publikisht.

Refuzimi i hetimit për këta kriminelë gjobëvënës është akuza më e rëndë për ata që mbyllin sytë përpara këtij krimi.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime antiligjore dhe antikushtetuese të organeve të drejtësisë, PD garanton opinionin publik dhe ndërkombëtar se ajo do bëjë gjithçka për zbardhjen e krimeve monstruoze të McGonigal, Edi Ramës, Dorian Duçkës, Damian Gjiknurit dhe Agron Nezës, që për një arsye apo një tjetër, janë implikuar në këto krime të shëmtuara,” tha Berisha.

Ajo që nuk kuptohet, është përse Berisha e përfshiu dhe Ilir Metën në këtë histori dhe përse ngatërroi kohët e historisë së Ilir Metës me Tom Doshin.

Aq më tepër që vetë Berisha e ka akuzuar Metën për këtë histori, ndërsa tani thotë se është sajesë e McGonigal.

10 Komente

  1. D
    Doda

    E thjeshte fare ose ka lajthitur ose ben presion njerezve perkates

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kush del nëpër tv dhe gazetat shqiptare, është kriminel, hajdut i korruptuar, osr drogaxhi.shteti ka vdekur.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Saliu kure flet duket sikur dhjet qe ta haj vet.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zoti ju shkaperllefte ne zemrat e Familieve ..

        Mjafte u tallet me te gjithe Qytetaret ..Zoti ju denofte ne 7 breza..dhe ato Milionat qe keni neper Tubat e Sobes apo neper Banka ju befshin Ilace..Dhe perseri e perserise. Zoti ju dhurofte dhimbje te pasherueshme neper Familiet e juaja,ashtu sic perkjetojne te gjithe Qytetaret ne keto 32 vite.. Po pse nuk e di i gjithe Popilli se ksh jane keta te 90 e deri me sote.. Pse se di populli qe keta te gjthe akoma jane bashke.. Mjafte se i moret ne qafe kete popull te shume vuajtur qe juve vetem e shikoni si numer Sklleverish e asnje gje me teper..

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oda !

          Keta jane plehra ..Dhe ülehra haman tamam plehra qe ska Fabrike ti Ricikloje.. Fatekeqesia bie mbi te gjithe Qytetaret e pafajshem..ky eshte problemi... se keta plehra kujtojne se ja hollen...por nuk e dine qe mekatet do ti lajne ne kete jete perpara se te vdesin..

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oda !

            Keta jane plehra ..Dhe Plehra haman tamam plehra qe ska Fabrike ti Ricikloje.. Fatekeqesia bie mbi te gjithe Qytetaret e pafajshem..ky eshte problemi... se keta plehra kujtojne se ja hollen...por nuk e dine qe mekatet do ti lajne ne kete jete perpara se te vdesin..

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Atij rusit qe thote ky i hoqi licencen Rama ja ka dhene ky vete kur ishte k.minister por i kalon paturpesisht dhe akuzon te tjeret

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prostituta Kombetare Sali

                Daktorr Berisha eshte njeshi!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nuk është ngatëruar Doktori , jo .

                  Po ja , janë ca probleme andej nga Kukësi , dhe ky Floriri po ri si në heshtje , prandaj duhen trazuar ato plagët e vjetra që Doktori j’a di mirë , qe dhe ky të fillojë t’e lëvizë pak .

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    reti11

                    Kopili i sllobos, nuk jane me gjykatat ne duart e viçidolave! Ti kerkon t'u mbushesh mendjen njerezve se gjithçka vazhdon te funksionoje si ne kohën e satrapisë tënde. Në litar gjithe viçidolat, me soj e sorollop! Vetem keshtu behet Shqipëria!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje