Progres raporti i KE, Soreca: Synim të hapen kapitujt e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fund të vitit

9 Nëntor 2023, 11:43Politika TEMA

Progres raporti i KE, Soreca: Synim të hapen kapitujt e parë për

Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se synohet që brenda fundit të këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë.

Komentet Soreca i bëri në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku për progres-raportin e KE-së për Shqipërinë.

“Shqipëria është angazhuar aktivisht dhe ka treguar një rang të lartë në procesin analitik. Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për përfaqësimin shumë të mirë të Shqipërisë në negociatat për BE.

Objektivi ynë është që të hapim grupin thelbësore nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave”, tha Soreca.

3 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Si i formuloni keto fjali keshtu?! Sipas titullit, Shqiperia mund te hyjë ne BE në fund të vitit!! Unë vetë jam me 8 vjecare ,por s'jam kaq dobët sa ju në gjuhen shqipe.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Po Soreka po...Mali I zi ka hapur nja 20 kapituj....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lekondi

        KA SHPRESA TE HAPEN DY NGA FLETET E QYLYMIT TE PENELOPES NE DHJETOR POR DY FLETET E TJERA NUK DIHET SE KUR DO PERFUNDOJNE SE THURURI QE TE MARRI SHQIPERIA STATUSIN E EVROPES.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje