Taulant Balla paralajmëron deputetët e opozitës: Po kryeni vepër penale! Replika me Berishën: Ike Mere Fizi ike, me tespi e Tosun Baç

9 Nëntor 2023, 10:19Politika TEMA
Taulant Balla paralajmëron deputetët e opozitës: Po kryeni

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka quajtur një vepër të rëndë penale ndezjen e tymuesve nga deputetët në sallën e Kuvendit. Në fjalën e tij, Balla tha se deputetët e opozitës janë duke u keqpërdorur nga Sali Berisha, dhe kanë harruar funksionet për të cilat janë zgjedhur nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë që paralelisht me Ballën, Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend, e transmetuar në rrjetet sociale, ku akuzoi ministrin e Brendshëm se është i lidhur me bandat.

Megjithatë edhe Balla iu përgjigj nga vendi por për shkak se transmetimi në faqen zyrtare të Kuvendit nuk ka nisur, nuk dëgjohet qartë replika e Ballës. Përveç një fraze nga filmi "Njeriu me top", ku i tha: Ike Mere Fizi ike, me tespi e Tosun Baç.

Berisha: Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg. Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat. Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.

Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës. Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë. Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it. Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.

Balla: Të nderuar deputetë sot është një seancë e veçantë, se shumica e propozimeve vijnë nga vetë deputetët e opozitës, do të ishte e udhës ti dëgjonim pse i kanë propozuar. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht, secili orej jush ka detyrën të ushtrojë detyrën që i ka besuar populli me devotshmëri. Mos u keqpërdorni për hallet personale të një njeriu të vetëm, që ka marrë peng PD.

Pse nuk mblidhni 28 firma dhe të çoni ankesën për Komisonet Hetimore në Gjykatën Kushtetuese. Është e rëndë që deputetët e opozitës janë pjesë e këtyre pamjeve, ju doni që të shëmtoni imazhin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria mbylli Tetorin me 9 milionë turistë, ai njeriu ka 33 vite që dëmton imazhin e Shqipërisë, ta harroni ju se Shqipëria do të kthehet mbrapa.

Dua t'iu kujtoj deputetëve që vendosja e flakadanëve në ambientet e mbyllura është një vepër penale. Mos fol ti që duhet të jesh në bankën e të akuzuarve, që përdoreshe që tiu bëje presion ushrtarakëve (I drejtohet Xhemal Gjunkshit). Deputetë mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm.

12 Komente

  1. L
    Leri fjalet drejtohu prokuroris

    Leri fjalet por drejtohu prokuroris SPAK shkaterim i prones publike, rrezikim i jetes nga lende piroteknike , pengim i intitucionit ka shume nene qe keta denohen nese ju i toleroni nuk eshte faji i ushtrise se Haxhi Qamilit por juaj i liderit global

    Përgjigjjuni
    1. R
      Republika e bananeve

      Nje flakadan i hedhur ne stadium FIFA te denone 45 mije euro te hidhen tymuese ne parlament ku rrezikohet jeta e deputetit dhe te jesh i nderuar ne studion e Fevziu haaa shtete leshi . Te hedhesh tymuese dhe mos te kaloshe para drejtesis haaa vetem ne albanistan ndodhe Te injorohet drejtesia nga nje non grata haaa nuk beni dot shtete . Ku eshte lideri global

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kasta

        Parlamenti aktual e meriton fiks kete qe po ndodh dhe me keq, vecse idea do ishte ta benin qytetaret kete demonstrim dhe ti shkonin deri ne fund kesaj kaste politike super te korruptuar.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          Tani duket se, ne si popull, nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse t'i bijem në gjunë kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Ai e ka pushtuar Kuvendin, pushtetin dhe shtetin. Ata që e kanë për detyrë të mbrojnë Shtetin e së Drejtës, Rendin Kuishtetues, po heshtin. Ku janë ata? Rroftë Padishahu Berisha!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

            Ore, me thene të drejtën, pavaresisht se keto akuza dalin nga goja e një krimineli të urryer si Sali Berisha, nuk është se nuk jane të verteta. Taulant Balles vetem se nuk i ka ardhur radha akoma per ne SPAK. Keta ne fakt kur flasin i nxjerrin të palarat njeri tjetrit, por mjetet Shqipëria ne dorë te kujt e kemi lënë. Po mire të na behet. Kur nuk kemi bythë t'i perzeme, i shohim ne Parlament. Por nuk është gallate. Sepse po bejnë gallatë me paratë e popullit. Por populli është i ndare ne tre kategori: kategoria e debilave të dhunshem të Saliut qe nuk lene opozitën e djathtë intelektuale të ngreje kokë, fanatikët e PS-se qe çfaredo të bëjë Rama ai mbetet Skenderbe. Dhe kategoria e njerezve të paanshem të pa-parti, qe shikojme të dy palët, por nuk kemi fuqi të luftojme me budallenjtë. Ose jemi jashte Shqipërisë dhe punojme nga 12 ore ne ditë, ose pjesa ne Shqipëri jane intelektualë, dhe Intelektuali nuk del ne rrugë të perplaset me Nul Nokërat dhe dallkauket e Saliut pa dhëmbë, pa tru, dhe të gatshëm per dhunë. Dhe,jemi ketu Ku jemi. Sepse Ramën per zotin e heqim nga pushteti, por nuk na le Saliu me dumbabistët e tij pa tru.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rradha

              Shpresojme qe ti vije rames rradha sa me shpejt se balla peshk i vogel. Edhe veliajt sdo ishte keq ti vinte rradha

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Rradha !!!!@ Vapmpirit tend me para pastaj te tjeret me rradhe. Mbse dhe ty RRADHA.

                Përgjigjjuni
            2. N
              Nandi

              shkoi per lesh kari kurva e vucidolit

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                mos fol kot o balla shqiperia ka mbaruar nuk vepron asgje saliu po ben sipas qejfit dhe nuk po i ndoll asgje vecse po lavderohet duket se jeni te lidhur bashke

                Përgjigjjuni
                1. p
                  po-pooo spo i beni asgje keni 30 vjet qe i lakoni

                  Asgje nga fronti i luftes kunder ....Sali mootit!

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    po-pooo spo i beni asgje keni 30 vjet qe i lakoni

                    Asgje nga fronti i luftes kunder ....Sali mootit!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emër

                      Ka na i burrë ,pa nenverësuar gratë që do bëjë diçka .Nuk janë në kullën e Berrishës që prishin e shkatërrojnë silluni edhe na i prostitutë dhe mos quhet më kuvend .Dilini para prandaj ju votoj populli ketu ka zot vatani .Nje plak kapriçoz bashke me ca të tjerë trutharë e kane bo cirk tallet gjithë bota me shqiptarët .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje