Deputetët e Berishës përsërisin skenarin, bllokojnë me karrige foltoren e Parlamentit

9 Nëntor 2023, 09:44Politika TEMA

Deputetët e Berishës përsërisin skenarin, bllokojnë me

Deputetët e grupimit të Sali Berishës vijojnë aksionin e tyre, duke përmbysur karriget dhe duke i vendosur te foltorja e Kuvendit.

Kësaj radhe, Rithemelimi nuk ka marrë vetëm karriget e socialistëve, por edhe ato të opozitës.

Ndërkohë, punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri.

Deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar punimet për të disatën herë. Disa ditë më parë, tensione pati edhe te Kryesia e Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar nuk u lejuan nga garda që të hynin dhe ata zgjodhën që të futeshin brenda duke kaluar kangjellat, apo duke hipur nga dritarja.

 

5 Komente

  1. H
    HaxhiQamilet e parlamentit

    Shtete pa qeveri pa drejtesi . Babale duhet te ishte duke kryer denimin Berrisha duhet te kishte vdekur ne burge Tritan Shehu ne burge per embargon Flamur Noka per korrupsion E me rradhe me rradhe po kur nuk ka kryeminister prokuror njerez vandale eshte normale qe do lulezojne . Ju kujtohen bandat e 1997 linden si mungese e shtetit cfare keta Haxhi Qamill bejne eshte mungesa e shtetit ehhhhhh Rama ka hallin e rrefugjateve ne itali .

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      Veprimtaria e Kuvendit nuk duhet te nderpritet,,,, ,,,prej karrigeve.Me e pakta,marrin rroge per te bere punen.

      Përgjigjjuni
      1. m
        me kot s'i shperbleu KM 3 fishoj rrogat !

        pse me kot i shperbleu i Gjati , banden e Shkerdhatave Esadiste ? Marrin 4 Miljon = 4 Mi €uro per t'u sjelle si Talebane ! Kush i ve fajn ktyre Kafsheve e ka gabim .Kta per kte jane ne Politike dhe s'dijne te bejn gje tjeter ne Politike te drejtuar nga Ali Baba i PD-s . Faj eshte i ksaj Qeverria Maskarenjesh ,hajdutesh dhe total te paafte te drejtojne Shtet dhe perfaqsojne vullnetin e Shqiptareve . salih bersha e agush metaj jane akoma te lire sepse kan pasur dhe kan mbeshtetjen e KM Rama ktj mashtruesi te pafytyre qe tradhetoj hapur Votuesit e PS-s dhe i sherben bandave Antishqiptare dhe Armiqeve te Shqiperise

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taraboshi

          Mire e kane kane gjetur shesh bejne pershesh kush nuk I trazon rrogen e marrin ligji nuk vepron as ne flagrance etj etj pafund

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y

            So rezultat I mos veprime te shtetin dhe ligjit do te vij nje kohe qe populli do u jape te drejte kesaj opozite destruktive dhe do denoje me vote poziten e sotme

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje