"Meta në SPAK për CEZ-DIA, Prokuroria ka gjetur prova për një udhëtim drejt Pragës"

9 Nëntor 2023, 09:37Politika TEMA
"Meta në SPAK për CEZ-DIA, Prokuroria ka gjetur prova për

Ilir Meta u thirr në SPAK mëngjesin e së mërkurës për t’u pyetur lidhur me të ashtuquajturën afera CEZ-DIA, çështje që është hetuar të paktën dy herë.

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin Opinion, tha se ka mësuar në rrugë jo zyrtare që SPAK ka gjetur prova të reja për një udhëtim drejt Pragës dhe disa bileta.

“SPAK ka gjetur disa prova dhe fakte të reja që lidhen me një udhëtim dhe disa bileta të cilat sipas disa informacioneve që i kemi po në rrugë jo zyrtare, që z.Meta ka udhëtuar me Kastriot Ismailajn. Ndoshta për këtë fakt SPAK e ka thirrur dhe i ka kërkuar shpjegime në lidhje me këtë udhëtim që është bërë në drejtim të Pragës”.

Ditët e fundit, SPAK ka thirrur disa persona për këtë çështje të cilët mund të kenë dijeni.

“Fakti që janë intensifikuar thirrja e personave që mund të kenë dijeni lidhur me këtë çështje, do të thotë që SPAK është drejtm përfumit të këtij hetimi lidhur me këtë çështje”, shtoi gazetarja.

Kujtojmë se për z.Meta në SPAK janë edhe dy kallëzime të tjera. I pari i bërë nga Halit Valteri për çështjen e lobimit në SHBA dhe i dyti i bërë nga një gazetar dhe një avokat për një tjetër çështje që ka të bëjë me shpenzime në një klinikë jashtë Shqipërisë.

5 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    ku vajti trimeria e çunit te pazarit te ri,qe keput ne mes me te fortin, qe fut ne thes çdo njeri. Ky kar qe ja lundur 1000 Metra mbi nivelin e oqeanit, tami edhte vetem nje bretkose moçali

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Sipas nje informacioni qe vjen pertej detit, Likja ka marre poxicionin e te penduarit ne lidhje me implikimin e Shkelzdn Berishes ne çeshtjen CEZ-DIA si dhe per disa çezhtje qe lidhen me familjen Berisha. Nuk dihet pazari i ketij negocimi. Sidoqofte, vajtja e tij sa here e kerkon SPAK eshte pozitive per te sepse sqaron poziten e tij dhe lidhjeve te tij.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Kur ke udhetuar per ne Prage ke qene me Ismailajn dhe me ambasadorin qe per çudi vdiq shume shpejt dhe çeket vendosen te krijojne ndermarrje e grumbullimit te borxhit,ku interesi i Ismailajt ka qene me duket 20 perqind.Pra ti shkove pa lejen e qeverise. dhe bere nje marreveshje interesi,por per çudi ti e mohon por edhe Berisha qe e tha ne parlament me te e figurë,por shqiptaret humben 500 milion euro.Kurre nuk mund te dale e paster veprimtaria e qeverise me CEZ in kaq shume shkelje ka patur

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arsen Lypen i Cepanit.

          Mendoj se kapja e ketyre eshte shume e thjeshte. Ju beni inventarin e te gjitha pasurive te dukshme dhe llogarive bankare dhe nuk i justifikojne dot se kane qene me rroge.Pasi ti fusni brenda nxirrini ujin e zi se keta jane si puna e thesit te miellit qe sa here I bie aq here leshon tym. Likja i Cepanit ku vendoste kembet fillonte te vidhte e kishte ne gjak. Besoj se cdo fillim e ka nje fund.Like floriri ne ngritje peshe me i miri,pasi ngriti 100 kile na ngeli pa bile.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mallkuar qofshi

            Vetem ketyre hajduteve me cizme u duket vetja te mencur. Keto jane aq te trashe, sa te vene dore mbi pasurine e popullit, presidentet, kryeministrat e koheve kur kane qene keto ne keto poste drejtuese. Sa e peshtire qe eshte. Tani qe do vuajne denimin e do te kthejne cdo qindarke, sado qe i kane fshehur, nuk u kz mbetur fije burrnie. Ne syte tone jane plehra dhe ashtu do te mbahen mend ne histori. Turp per edukaten qe ju jepni femijve. Dhe une cfare the? Po pjella juaj ju a ka ksluar juve. Ata jane me te ndyre se prinderit. Do te vije nje qe do ju zene mallkimet e qytetareve. Po gjynah pse ato mallkime te renddjne mbi femijet. Vone do te kujtoheni per cfare i keni bere vendit tone. Mallkuar qofshi ne rrenje e ne dege. Ardhte sa me shpejte kjo dite. AMIN !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje