"Ilir Meta të bëhet gati, të shkojë me ndërresa e cigare. Kur kryen akte të paligjshme, të vjen dita"

8 Nëntor 2023, 21:10Politika TEMA
"Ilir Meta të bëhet gati, të shkojë me ndërresa e

Në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Frrok Çupi teksa komentoi paraqitjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK u shpreh se ky i fundit duhet të bëhet gati pasi kur kryen akte të paligjshme vjen dita që të paraqitesh para drejtësisë.

Karamuço: Skenari nuk është i rastësishëm kur ata ulen. Janë pjesë të një skenari të një teknike investigative që ata përdorin. Bëjnë pyetje përsëritëse për të parë a je në të njëjtën linjë.

Kjo shkollë e re, mbledh prova dhe më pas thërret personin. Zoti Meta ka tre çështje që është kallëzuar. Por në momentin që thirret i jepet një material përpara dhe i thuhet , mund të japësh shpjegim për këtë. Ku ke qenë e gjëra të tjera. Por kur të shohim se ai do të shkojë sërish në SPAK me një avokat , atëherë do të mendojmë se ka diçka më shumë.

Frrok Çupi: Njerëzit e pushtetshëm që janë thirrur në SPAK, zor se kanë dalë të pangarkuar me akuzë. Publiku është shumë i ndjeshëm ndaj Metës dhe të shoqes, për ligësi, për korrupsion. Është shumë i përfolur. Njerëzit përflasin shumë gjëra, që nga vila, deri tek miniera deri te trafiku i drogës në Meksikë, fëmijët që studiojnë në një vend shumë të shtrenjtë. Në një situatë të tillë jo SPAK, por edhe Zoti të zbriste në tokë, nuk mund të anashkalonte. 

E vërteta është se e gjithë kësaj situate SPAK po vendos themelet e drejtësisë, dhe tani po vendos themelet e besimit, para se të vendosë akuzat. Në rastin tonë është e natyrshme që pas thirrjes së parë do të hapen prova dhe ka mundësi që Meta të bëhet gati të shkojë me disa ndërresa, disa cigare se kështu janë punët. Këto nuk e kuptojnë që në kohën kur kryen akte të paligjshme duhet të bëhesh gati, kur të vijë data të paraqitesh.

8 Komente

  1. F
    Fundi i "Dinastise"

    Florririt "Dominote" me vete dhe shtangen per ti thyher ne mese ditet javet muajt dhe vitet me stervitje ngritje peshe ! He hengri dhe ky Trimi i Skraparit ! me shoket ! Kujtime te bukura ka nga jeta se si i kalonte pushimet tek Vila ne Lazer dhe pushimet ne Londer !

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lepuri

      Erdhi ORA ...

      Përgjigjjuni
      1. H
        Heqi

        Mbase ka kemben e mbare dhe terheq pas vetes edhe llumin qe po qeveris aktualisht. Pseudorilindjen hajdute me ne krye rama-veliaj me te tjere.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PERSE HESHTIN !

          metaj 1 Miljard euro ne Zvicer . saleh brrisha 4,2 Miljard po ne Zvicer . nderkohe qe Shteti i Kurves Rama dhe Bordellua Drejtesi kan bo e bejn sikur S'di ! Mbajeni mend , kur metaj Neser te jet ne X vend i Arratisur ,si u arratis Llala e zv/Ministri Ahmetaj Macoku me syze qe imagjinoni ju nji si ish zv/Mnister si Amhmetaj kshte disa Shtepi ,Prona , Miljona ne Banka , Vile per Gruan ,Vile per Dashnoren ,makina 100 Mlra €uro ,Jaht , Biznese , e jo me brrisha e metaj ,qe kan shpartalluar per 33 -vjet Shqperine dhe per cudi Bijt e Kurves ne Politke por edhe Medie _ HESHTIN !

          Përgjigjjuni
          1. E
            Euro

            Harrove ramen-10mld euro ne surrel

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ne Litare bijt e Kurves greko serbe

              Euro - nqs keni te dhena te tilla , do benit mire ti reklamonit . rama vjen pas dyshes Antishqiptare qe duhet te Varen ne Litare e len aty ti shqyejn qent e rrugeve .Pastaj me racdhe Rama ,ishMinistrat e Kermes se Shpelles , Ruli, Bodel ,Basha , Jozeqina etj etj etj

              Përgjigjjuni
              1. z
                ziu

                Nisur nga te dhenat qe keta kane disa miliarda dhe kane pasur aq pushtet sa kane pasur. Po te llogaritesh pushtetin e rames ketu e 25 vjet padyshim qe eshte ne vend te pare per pasuri te vene nepermjet vjedhjes korrupsionit dhe gjithe te zezave

                Përgjigjjuni
          2. S
            Skrapari

            I paharruar kujtimi i tij

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje