Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur për dy orë nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA.
Pas daljes nga SPAK, Meta tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të hequr, sipas tij, vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
Meta u shpreh se u pyet nga prokurorët si person që ka dijeni për rrethanat, sa i takon çështjes së hetimit për aferën CEZ-DIA. Ai ritheksoi se emri i tij nuk ndodhet në asnjë akt apo dokument.
Ai pretendoi se padia është bërë nga një kallëzues i rremë që është i dënuar për dhunë në familje. Meta i referohej juristit Romeo Kara.
I pyetur në lidhje me këtë juristi Kara thotë se implikimin e Metës e ka bërë gruaja e Kastriot Ismailajt.
Disa vite më parë Romeo Kara ka publikuar një provë të rëndësishme që tregon përfshirjen e ish Presidentit Ilir Meta në aferën e CEZ-it.
Në videon e publikuar është bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it, e cila tregon miqësinë e burrit të saj me Ilir Metën.
“Në minutat 4-5 dhe 9-10 të intervistes së saj, gruaja e Ismailajt pohon qartë se, Ilir Meta ndikoi pranë ERE-s për të ulur çmimin e shitjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i dhe se CEZ-i i ofroi një pagesë Ismailajt me kusht që ai t’ua kalonte ato para njerëzve të pushtetit pas tij.
Ky është edhe thelbi i kallëzimit tim, lidhur me aferën DIA-CEZ, të dorëzuar në prokurori, disa javë përpara se të njihesha me këtë video”, shkruan Romeo Kara.
Si ky mafioz i veshur me pushtet ashtu dhe krimineli tjeter Berisha u pasuruan pa punuar asnje dite ne saj te kercenimeve qe iu benin biznesmenve te ndershem .Keta dy mostra duhen te denohen me burgim te perjetshem jo vetem qe kane shkateruar shume familje te ndershme biznesmenesh qe punonin per te ndertuar shqiperine por qe kane vrare dhe veshur me te zeza mijra nena , bashkeshrte , motra dhe femije
Nuk ka nevoje te ndiqen Meta e Berisha, keput koken e gjarprit dhe keta bien vete...ne Albanistanin pelazg shqypfoles....lol
Ky harron se kur nuk ishte mik me Berishen ,ai deklaroi se Meta ka qene ne Prage dhe me ambasadorin shqiptar takoi njerezit e CEZ it Pak me vone u nenshkrua marreveshja e CEZ it me Kastriotin e Metes per mbledhjen e borxhit.Berisha tha atehere se takimi nuk eshte bere me leje te qeverise.Shqiperia ka humbur rreth 400 milione euro nga ajo kohe.Po te doje SPAK u ne ate afere zbulon nje korrupsion madhor ku kane marre pjesë shume njerez te qeverise
O ilir ske ca ti besh gomarit dhe i bie samarit Rames as qe i rruhet per ty dhe saliut per cdo gje Rama Rama.
Ne doni me te vertete te bllokoni parate e Meta-Kryemadhi, pyesni pisin Ilir Kulla. Ai eshte administrator i pasurive marramendese te Like Baxhelles te shperndara nder lidhjet e tyre. Ilir Kulla di edhe per vrasjet dhe lidhjet e fshehta me sherbime sekrete te rrezikshme.
Ka vite qe e ftoj të dorëzojë gjënë e vjedhur, por ky fshatar injorant ,nuk më mori seriozisht. Po presim të këndojmë në korr ;-O fshatar ta bëri koka, u arrestove ti ,na plasi rrota.
Po si ka mundësi që nuk po zihet në gojë akoma goftë nga Spaku , për hapjen e Thesarit të shtetitshqiptar dhe për sasinë e Arit të vjedhur dhe asnjë herë të hetuar e gjykuar deri me sot ?! Apo për Malin me Dosje të Monstrës të pa gjëndur në Botë për numurin e bëmave e gjëmave të vjedhjeve , vrasjeve , shkatërimit të një shteti , populli i të cilit punoj u përkushtua , për gati 50 vjet dhe gjithçka përfundoj në duart e një bande Shpellarësh , anti shqiptarësh të cilët për mendimin tim padija për Klubin Partizani , paturpesisht glorifikohet si "Akuzë e Rëndë" e cila në fakt ngjason si ato kafetë e Nexhmie Hoxhës e Kupolës së Bllokut të dikurëshëm . Spaku me organet e Drejtësisë të rë të Arestojë, Gjykojë , Konfiskojë e Burgosë këta BanditëMe të Vërtetë të shpallen Armiq të Popullit këta ish të pa brekë ...... :