Kreshnik Spahiu: SPAK po heton Metën mbi disa letër porosi nga prokuroria çeke

9 Nëntor 2023, 09:13Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: SPAK po heton Metën mbi disa letër porosi nga

Juristi Kreshnik Spahiu tha se në lidhje me çështjen e CEZ-DIA, për të cilën u pyet në SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë ardhur dy letër-porosi nga Çekia.

Ai tha se prokuroria çeke mund të ketë dërguar prova të reja për këtë rast ndaj edhe prokuroria speciale është vënë sërish në lëvizje për këtë çështje.

“Në dijeninë  time kanë ardhur dy letër-porosi nga Çekia. Letër-porosia detyrimisht i dërgohet organit hetimor të vendit përkatës. Prokuroria çeke mund të ketë dërguar prova të reja në lidhje me këtë çështje të cilat e kanë detyruar prokurorinë speciale që të vërë sërish në lëvizje këtë çështje'', tha ai në “Now me Erla Mëhilli”.

I pyetur nëse mund të ngrihet një akuzë nga këto letër-porosi, juristi tha se kjo është në varësi të provave që mund të ketë dërguar gjykata.

“Ajo varet nga provat që mund të kenë dërguar nga Çekia. Provat i vlerëson gjykata. Këtë e kam thënë edhe për çështjen e  Berishës, kur flitet ka apo nuk ka prova. Sot për sot s’ka prova, por prokuroria mjafton të ketë disa dyshime të arsyeshme për të ngritur hetimet”,-tha Kreshnik Spahiu.

Kujtojmë se dosja CEZ-DIA për të cilën është thirrur në SPAK, Ilir Meta është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.

 

1 Komente

  1. B
    Beni

    Forca Dumani! Të ty i ka sytë gjithë Shqipëria. Jemi besimplotë. Na i zhdukni këta plehra se na masakruan si popull. Amanet edhe Mona çizmen, vajzën e shitëses së domateve që i be miliardere pa punuar një ditë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje