Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi në një takim në Korçë, ka folur mes të tjerave edhe në lidhje me protestën që do të organizohet ditën e hënë, më 7 tetor nga opozita.
Protestat e të hënës, për qeveri teknik, a do jetë e gatshme maxhoranca për të pranuar kërkesat?
Peleshi: S’mund të komentoj çfar vendos opozita, protesta është një element demokratik nuk është një erezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj.
Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria?
A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?
Lini një Përgjigje