Rama lë spitalin, shefi i Kirurgjisë flet për gjendjen e kreut të qeverisë

4 Tetor 2024, 10:02Politika TEMA
Rama lë spitalin, shefi i Kirurgjisë flet për gjendjen e kreut

Kryeministri Edi Rama ka lënë spitalin mëngjesin e së premtes ku qëndroi për më shumë se 24 orë pas operacionit të hernies inguinale që iu nënshtrua një ditë më parë.

Shefi i kirurgjisë Arben Gjata konfirmon për A2 se kryeministri ka kryer ekzaminimet rutinë sipas portokollit dhe më pas është larguar nga ambientet e QSUT, teksa gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë.

Operacioni u realizua nën drejtimin e mjekut Arben Gjata, i ndihmuar nga Arben Beqiri, Dritan Rehovica, shefi i anestezi-reanimacionit Krenar Lila, dhe Saimir Kuçi.

Kryeministri e paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohej sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale

4 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Me siguri ka pasur krize nervore !!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Studenti 1

      Të shkuar KM, i duhesh edhe ca vite ketij vendi!

      Përgjigjjuni
      1. S
        SOKRATI

        Urime për shëndetin e mirë të zotit Edi Rama! Suksese Shërbimit Shëndetësor të Shqipërisë, për të arritur standardin e shumëdëshiruar nga pacientët, sa më afër shëndetit të tyre dhe larg ryshfetit e korrupsionit!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lali Eri I shqetësuar

          Në esfel te gomarit inshallah !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje