REPLIKAT/ "Audio përgjimi ishte i sajuar", Noka përplaset me Vangjelin: Pusho të flas unë, mos bëj grindavecin

4 Tetor 2024, 09:15Politika TEMA
REPLIKAT/ "Audio përgjimi ishte i sajuar", Noka përplaset me

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë.

Deputeti Flamur Noka u ‘përplas’ me analistin Lorenc Vangjeli, kur demokrati tha se vëllai i Fatmir Xhafaj ishte ai që duhet të ishte arrestuar pas denoncimit dhe jo Ervin Salianji.


Pjesë nga debati:

Vangjeli: Unë besoj se audio përgjime ishte i sajuar. Miq dhe armiq këmbenin vendin, aleanca të padukshme, ca njerëz endacak e nisën dhe ia lanë atij djalit mbi super. Drejtësia nuk hetoi pafajësinë e tij. Shkeljet proceduriale në proces mund të jenë shkak i mjaftueshëm që gjykata të rishikojë vendimin.

Ajo çka ne shikojmë  ne ekran dhe çfarë do shikojmë deputet pa popull që i ndjek pas. Nëse kam frikë se me këtë metodë do shikojmë një popull të djathë që nuk i meritojmë këta deputetë.


Noka: Kemi një deputet një personalitet politik që ka shkuar në burg i pafajshëm me akuzën e nenit 55.

Askush nuk mundet të thotë, vetëm Edi Rama që e verifikova që ishte audio përgjim i rrëm,. Pse Geron Xhafaj nuk u thirr kurrë në prokurori por u dërgua në Itali, sepse po të shkonte në prokurori do ishte arrestuar dhe ministri i Brendshëm do ishte i detyruar ti nënshtrohej hetimit.

Vangjeli: Një minutë se u gajasën dhe pllumbat. Po policia me çfarë karte e arreston

Noka: Po pusho të flas unë. Merre lexoje ligjin antimafia ti zotëri, e cilëson se në rast se një person është i dënuar për trafik drogë, duhet ti nënshtrohet hetimi pasuror ai dhe gjithë familja

Vangjeli: Dhe..

Noka: Pse bën grindavecin, prit ta mbaroj. Fatmir Xhafa e çoi në Itali ti shpëtonte hetimit pasuror familja. Këto janë gjëra që duhet ti diskutojmë. Kush je ti.

Vangjeli: Jam zot i mendimit tim. Mbi çfarë baze do arrestohej?

Noka: Ky burri që ke përballë, është një hartuesit atij ligji antimafia.

3 Komente

  1. t
    tetovari2

    Nëse ka qenë njëherë i dënuar (Itali),pse duhet dënuar edhe njëherë për të njëjtën vepër!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Tani u bë bajate kjo komedi! Gerond Xhafa ka qenë i dënuar në Itali, në mungesë, kur ishte 17-18 vjeç, para 15-16 vjetësh nga 2018, kohë kur nisi gallata). Ishte në punën dhe kishte jetën e tij normale. Qeverisë shqiptare nuk iu kërkua nga Italia ekstradimi i tij, dhe në këto raste ajo nuk është e detyruar ta bëjë atë. Kur plasi gallata "Babale", dhe ministër i Brendshëm ishte vëllai i tij, Fatmiri, Gerondi u dorëzua vullnetarisht për të shlyer dënimin në Itali. Gjithsesi për shkak të tij, por jo të telenovelës "Babale", si akt politik, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen. Këtu nga ana politike, mbaron gjithë historia. Ana tjetër, ajo penale, e inskenuar nga Sakuanji, që përfundoj me burgosjen e tij, është tjetër çështje. Ajo u hetua dhe përfundimisht, të dy shkallët e gjyqësorit e gjetën të provuar, fajësinë e tij. Salianji, ishte vetë jurist, kishte në çdo rast gjykimi, prezent avokatë, por pretendimet e tyre përballë provave dhe fakteve u rrëzuan nga Gjykata. Kush është i interesuar, përfshirë dhe sektin "noka-paloka" e co., i ka të gjitha rrugët të hapura të njihet me atë dosje, tashmë të kopsitur. Iku koha e drejtësisë "xhinxhoniste", që e nxorri të pafajshëm Ilir Metën, hajdutin dhe mikun e Sa-lehut, atëbotë zëvendës i tij, që me 4 votat e tij në parlament, e mbante Sa-lehun në pushtet, e që mu për këtë shkak, ai vrau në 21 janar 2011, në Bukevard, katër vetë të pafajshëm. Ndaj, demokracia shumë e dëshiruar nga shqiptarët e ndershëm, nuk mund dhe nuk duhet të ketë, edhe më, fytyrën e kësaj bande që drejtohet pikërisht nga çifti monstër Berisha-Meta. Drejtësia, qoftë ajo penale, popullore apo hyjnore, mënon por nuk harron!

      Përgjigjjuni
      1. S
        SOKRATI

        @ Bureto Mirë, bukur, qartë dhe realitetin u tregon horrave, po ata nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk mendojnë, nuk analizojnë dhe nuk nxjerrin konkluzione, sepse janë lindur për të keqen e Shqipërisë dhe të mirën e serbit dhe grekut. Janë të gjithë të shitur, antishqiptarë, zorraxhinj dhe lëtyrë qenësh... Falënderim për mendimin tuaj konstruktiv.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje