Lidhjet e Berishës me Iranin dhe 7 tetori i protestës

3 Tetor 2024, 18:13Politika TEMA
Lidhjet e Berishës me Iranin dhe 7 tetori i protestës

Nga Adriatik Doçi

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën zhvendosi protestën kombëtare më datë 7 tetor, protestë e cila ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor.

Rastësi ose jo, zhvendosja e protestës së PD përkon me ditën kur Hamasi sulmoi befasisht Izraelin duke vrarë 1,400 njerëz.

Më 7 tetor 2023, më shumë se një mijë luftëtarë të Hamasit depërtuan përmes gardhit të sigurisë së Izraelit që e ndante atë nga Rripi i Gazës dhe filluan një masakër mbi popullsinë civile.

Hamasi konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që përfaqësojnë boshtin kryesor të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë shpallur non grata Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demokracisë

Berisha dhe Hamasi kanë një armik të përbashët, ndonëse ish kryeministri shqiptar pretendon se shpallja e tij non grata është vepër e lobimit të Sorosit dhe se ky akt nuk përfaqëson Perëndimin.

Hamasi është akronimi i Harakat al-Muqawama al-Islamiyya (Lëvizja e Rezistencës Islame), një organizatë politike dhe paraushtarake palestineze, islamike, sunite dhe fundamentaliste.

Së bashku me Hezbollahun dhe Houthi, Hamasi është pjesë e “Boshtit të Rezistencës” të Iranit, një aleancë e milicive islamike që përfshin Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.

Sali Berisha ka një lidhje të hershme dhe të konsoliduar me qarqet iraniane, lidhje të cilën e ka përdorur për të shantazhuar Perëndimin për të mbajtur pushtetin.

Në prill të vitit 2023, portali Hashtag.al publikoi për herë të parë një intervistë të dhënë nga Berisha, në Tiranë, në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.

Intervista e Sali Berishës u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite, të cilët e cilësuan të cilët e cilësuan si tepër shqetësuese.

Në këtë intervistë Berisha flet për fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të) shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë. Akuzon Kishën Orthodhokse se bashkë me mafien organizuan furnizimin me naftë dhe thyerjen e embargos në Ish-Jugosllavi. Berisha pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore. Sipas tij, firmat piramidale u stimuluan nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane. Ai thotë se merikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimin e Organizatës së Partneritetit për Paqe (NATO), por këto sipas tij i kishin mashtrime.

Sali Berisha nuk nguroi t'a mohonte këtë intervistë tejet kompromentuese, por faktet nuk lënë shumë vend për dyshime. Intervista besohet se është pjesë e dosjes së SHBA për shpalljen e tij non grata. Është në versionin audio. Është botuar edhe në disa gazeta të kohës.

Intervista e Sali Berishës për televizionin iranian kundër amerikanëve përputhet me pretendimet e shefit të SHIK-ut në atë kohë Bashkim Gazidedes se ngjarjet e vitit 1997, që rrëzuan Berishën nga pushteti, ishin organizuar nga CIA.

Në mars të vitit 1997 ish-kryetari i SHIK Bashkim Gazidede bëri një nga deklaratat më të bujshme dhe më të rënda ndaj SHBA.

Në një fjalim të gjatë në parlament në sallën e kuvendit numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar akuzoi amerikanët për trazirat e '97.

Bashkim Gazidede ishte dora e terrorit të Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit etj.

Gazidede u arratis pas ngjarjeve të '97, ku kërkoi azil politik pikërisht në Iran, në një kohë kur zyrtarët që përndiqeshin nga Berisha kërkonin azil në SHBA.

Lidhjet e Sali Berishës me Iranin dhe organizata me natyrë terroriste raportohet se kanë nisur që në vitin 1992, me nyje Bashkim Gazideden.

'Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons” dhe revista e inteligjencës “Jane”, duke iu referuar dokumenteve të Interpolit dhe agjentëve të CIA-s, flasin për një takim të Sali Berishës me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

 “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase. Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden. Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa medias prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Media të tjera në Ballkan kanë raportuar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”.

Sipas saj, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe amerikanët, të cilët dhanë kontributin e tyre për shkatërrimin e këtyre celulave. Duke ju referuar dokumenteve të vetë CIA, raportohet se gjatë vitit 1998 amerikanët për shkak të informacioneve që dispononin për ekzistencën e këtyre celulave rritën ndjeshëm sigurinë në ambasadë dhe tërhoqën një pjesë të madhe të personelit.

Më tej është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit. Mediat serbe në atë kohë i trembeshin faktit se këta muxhahedinë mund të përdoreshin për luftën e Kosovës. Po ashtu është theksuar se ka pasur lidhje të ngushta mes shërbimit sekret shqiptar dhe Al-Qaeda-s.

Anëtarët e këtyre grupeve iraniane ishin pajisur me pasaporta shqiptare nga Sali Berisha.

Grupet u shkatërruan pas rrëzimit të Berishës nga pushteti nga SHISH, në bashkëpunim me autoritetet partnere.

Në vitin 1998, gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri, dy prej të cilëve u gjykuan dhe u ekzekutuan në Egjipt si pjesëmarrës në sulme terroriste. Në dëshminë e tyre, këta persona thanë se ishte Abdul Latif Saleh ai që i ndihmoi të vinin në Shqipëri. Saleh u identifikua “si personi që i ndihmoi ata në çdo aspekt duke nisur që nga pritja në aeroportin e Rinasit”.

Departamenti Amerikan i Thesarit identifikoi Abdul Latif Saleh si lidhje të ngushtë të Osama Bin Laden. Saleh është përzënë nga Shqipëria me dyshimin që ai ishte anëtar i një grupi të Xhihadit Islamik. Bin Landen i dha Saleh 600 mijë dollarë me qëllim inkurajimin dhe krijimin e grupeve islamike në Shqipëri.

Mediat amerikane në atë kohë i atribuonin Sali Berishës misionin e strehimit në Shqipëri të radikalëve islamikë, ku vetëm pas ardhjes në pushtet të PS u mundësua arrestimi dhe dënimi i tyre, falë dhe bashkëpunimit të CIA-s me SHISH-in e drejtuar nga Fatos Klosi.

Në një artikull, Nju York Times, mes të tjerave shkruan; "Shtrirja e rrjetit të Xhihad-it pasqyrohet nga vendet ku u arrestuan 107 të pandehurit e gjyqit të 1999-ës- Shqipëri, Bullgari, Azerbaixhan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt. Ky ishte gjyqi më i madh kundër terroristëve që nga gjyqi i anëtarëve të Xhihad-it më 1981 për vrasjen e Sadat-it, ish presidentit egjiptian. Nga çfarë u bë e njohur këtu si gjyqi i të kthyerve nga Shqipëria, gjykata dënoi 87 vetë dhe dënoi me vdekje 10 prej tyre, përfshirë Dr. Zavahiri, që u gjykua në mungesë. Rrjeti kishte llogari bankare në shumë vende -Angli, Gjermani, Poloni dhe Shqipëri; Zoti Naggar, anëtar i Xhihadit, e lidhte Bin Ladenin direkt me rrjetin në Shqipëri".

Saleh ishte gjithashtu i lidhur me Jasin Kadi, i cili është i njohur si një terrorist global nga Departamenti Amerikan i Thesarit në Tetor 2001.

Saleh dhe Kadi hynë në biznese të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë këtu importin e sheqerit, sipërmarrje mjekësore dhe shoqëri ndërtimesh. Saleh shërbeu dhe si menaxher i përgjithshëm i biznesit të Jasin Kadi në Shqipëri.

Dokumente dhe dëshmi të shumta konfirmojnë lidhjet e Sali Berishës me qarqet iraniane kundër interesave të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikanës.

Ndërkaq, fakti i furnizimit të Millosheviçit me armë dhe naftë për masakrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnje, hedh poshtë tezën se Sali Berisha ka flirtuar me qarqet iraniane për dashurinë për radikalët islamikë, por në funksion të mbajtjes dhe blindimit të pushtetit, për interesa korruptive-familjare.

18 Komente

  1. T
    Therret e verteta.

    Me vjen shume çudi per keto qe lexoj dhe si ka mundesi qe ky njeri te rezistoje neper dritare duke thrrur perseri per lufte gjakderdhje,vellavrasje djegje,shkaterrim mosbindje civile etj..........................................PO KU JE O POPULL,PO KU JE FUTUR, SI NUK U NGOPE NJE HERE ME KETE KREMINEL EKZEMPLAR I VECANT.U PU PU PU nuk di se çfar te them dhe se çfar te shkruaj.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E MBROJTI RAMA PUTANA _ PROTITUTE

      PROSTITUTA E SHQIPRIE SB DUHEJ DJEGUR ME BEZIN QYSH ME 97 -EN _ MIRPO ALEATET TAN TE MEDHENJ _ S'ISHIN DACORD _ATA DONIN TE ZBAVITESHIN ACOMA ME SHQIPTARET DHE E PRUN PRAP NEE PUSHTET SHERDHATEN E SHPELLES I CILI PLOTESSONTE TE GJITHE DESHIRAT E TE FORTEVE MIQVE TANE _ QE ATA T'JA FUSNIN SA ME THELL GISHTIN SHQIPERISE TONE TE PA ZOT ! ALA SOT JETON CADAVRA BERISH _SEPSE ASHTU DUAN MIQTE TANE _

      Përgjigjjuni
      1. D
        DASHAMIRESI

        Ok zoti Adriatik. Kam një këshillë dhe kërkesë dashamirëse: pse shkruani çarçafë të gjatë dhe nuk bëni një punë 100 herë më të dobishme: Botojeni të plotë intervistën e Sali Berishës dhënë televizionit iranian. Kjo do të kishte shumë vlera historike, politike dhe morale.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zaza

        Hezbullah saliu nasrallahi kujton 7! Tetorin e masakres iranian mbi izraelin.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kazane e kazanxhinje bolle

          Asgje nuk do ndodhe , gjithe kjo zhurem mediatike eshte e sistur nga gazetar nga kazanet TV qe jane ne sherbim te familjes kriminale Berrisha .....asgje nuk ndodhe . Edhe vête non grata e di qe nga zjarri i ndezur do djegin veten . Jane zagaret mediatike qe dikush per shikueshmeri dikush ne sherbime te familjes kriminale imagjinojne skena macabre . 200 kamera te hyrja e parlamentit dhe 7 députét me Mul UDB dhe Bardhen députét , kazanet live ....po. vjen Muli , tha Muli , Muli po zbret , Muli doli para , Bardha zbriti shkallet , Bardha u ule , Muli u ngrit...... Muli proteste Bardha do bllokoje Tiranen , Doktori haaaa sa turpe te banalizoshe termin Doktori duke e njesuar me nje te semure psiqik. Lajmi fundit ...Monika po kercenuar te piscine Liké ka mare malet . - Te nderuar kazan dhe mikrofon mbajtes mos e degjeneroni professionin e gazetarit , Shqiperia ka problème me rruget ujin boulevard qente rrugaç te semuren mendor rrugesh lypsat me artopolandet e xhamis me pensionin mos pagim taksash pandeshkueshmeri - Live nga kazanet shqiptare plot plot plot problème béni punen tuaj fisnike boll n'a cate bythen me Saliun Argiden Zénin Mulin Gjeken Bardhen kosoven Bollé Bollé bolle

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tasi

            Eshte nje studius Mal Berisha quhet qe ka gjet dokumenta per origjinen e fisit Berisha qe nga koha e romes. Por legjendat thone qe sala e ka origjinen qe nga pellazget. Dhe po ta shohesh pellazg ka mbet. Bile nje i pari i sales ka qene gjeneral i Kserksit te Persise prandaj baba i thoshte kur ishte cull se duhej te kish dashiri dhe respekt per Iranin. Dhe sala per respekt te tyre dhe revolucionin do e filloje me 7 tetor

            Përgjigjjuni
            1. e
              e po...

              Ai Mal Berisha ka qene pjese e rrjetit kriminal i atashuar nga Sali Sheqere Berisha si ambasador ne Londer. Rrenjet e Saliut jane si rrenjet e kancerit. Ne shikojme vetem ata qe djegin karriket! Por sa shqiptare kane dhene jeten per ate Atdhé?! Dhe ka ngele ndonje sot? Eshte drejtesia dhe ata jane pjese e krimit qe po zvarisin pa mbarim denimin e gjithe zinxhirit kriminal ne Shqiperi qe neser do quhet bashkepuntor te tyre

              Përgjigjjuni
            2. L
              Labi

              Mos nuk e dinim,gazetari bo ben shaka me ne,lind pytja tjeter,pse sa here ne Kosove ka nje problem te ngritur me Sebine Salihi organizon rremuje ne Shqiperi,apo dhe kete nuk e dime ne,a eshte rastesi thua.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nua rroku

                Sali bin laden ka pire gjakkun me Osman bin laden pra jane vllezer te nje gjaku,tani qe amerika e hoqi qafen osmanin ky eshte i lidhur me kusheririn e tij ku shlezeni komunikon cdo dite me te dhe merr mesime se si mund ta djegim shqioerin dhe nje here si ne 1997 bile financohet nga organizata islamiste qe punojne ne lidje te mesme

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lina

                  E thote Tiku Ai qe lektron si te shantazhoe biznesin dhe politiken per para. Vetem ne Krra Krra keto qenie mund te gjejne hapesire ne shtyp.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Mos i zot, sa i ri Saliu ketu

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Buda

                      Ate qe perbindeshi i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Vuk Berisha i ka bere Shqiperise, nuk ia kane bere as pushtuesit romake, as osmane, as italiane e as gjermane. Une nuk e kuptoj se pse nuk denohen gjyqtaret qe ia dhane vulen dhe seline e PD -se ketij burri monster?!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kutuzovi

                        Si ka mundesi,qe me gjithe keto gjera te poshtra ka bere Sali Berisha kundra vendit dhe popullit te tij, qendron e kakarise akoma ne maj te dritares.? Ky duhet djegur me benzin ne mes te Tiranes.Kriminel me te madh se Saliu nuk ka njohur shqipria.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kriminela penecilina akoma gjalle !

                          33 vite dhe akoma krimineli eshte gjalle ! panvaresisht qe Drejtesie e re SPAK qe do ta denoje me burg te perhershem dhe qe e meriton ky kriminel penecilina....me mire kete kriminel lereni aty ku eshte te ngordhi si mijte e haleve aty ku eshte , qe nxjere vetem koken si ardhucat....

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Surrat derr Maloqiu Peshtir

                            salehu eshte Muti qe la e dere Miqte tane te Medhenj ,qe vleren e nji Jashteshqitje Njerezore madje Toxice

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi

                              Te gjitha te verteta. I dinim, por kalon ca kohe edhe harrohen, bravo qe i rikujton. Njeriu me keq qe ka udheheq Shqiperin, edhe Enveri duket si engjell para Saleh Bin Berishen, nje vampir nje moster. Por per nje gje duhet vleresuar si arrin si arrin çfare fuqie ka qe arrin ti beje lavazh truri thuajse gjysmes te shqiperise??

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                VISI

                                SI FAMILJE DUHET TE VAREN

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Demokrati idealist

                                  Të gjitha sa shkruhen në artikull janë mëse të vërteta.Për lidhjet e malokut me islamikët e Bin la Denit është shkruajtur edhe vite më parë në shtypin shqiptar,pra nuk është gjë e re.Për shkak të ngjarjeve e situatave të reja ne si popull e kishim harruar këtë lidhje me kriminelin Bin la Den.(Për hir të së vërtetës para viteve ‘90 kur Bashkimi Sovjetik kish pushtuar Afganistanin Bin la Deni ishte edhe mik i amerikanëve).Ne mund t’i harrojmë disa ngjarje por CIA dhe USA i mbajnë shënim,prandaj dhe e shpallën nongrata.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje