Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e enjte në lidhje me hetimin e “21 Janarit”, në cilësinë e personit që ka dijeni.
Ai dorëzoi në këtë prokurori audio-përgjimin e marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë më 11 janar 2011.
Por, gjatë një interviste të mëparshme për gazetën TemA, gazetari është shprehur më në hollësi në lidhje me këtë çështje dhe përgjegjsinë e ish-kryeministrit në ngjarjen tragjikë, që mori jetët e katër protestuesve.
Hoxha u shpreh se dosja e Berishës është shumë më voluminoze se sa vetë akuza prej 500 faqesh dhe se ish-kryeministri është përgatitur për një betejë të gjatë ligjore, pasi edhe ai vetë e di mirë çfarë përgjegjësish ka. Ai tha gjithashtu se Berisha do të duhej të ishte hetuar për çështje shumë më të rënda, siç janë “21 Janari” dhe “Gërdeci” ndër të tjera.
“Përshembull, ’21 Janari’ është çështje shumë e dukshme. Pra, janë vrarë katër protestues. Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ nuk ka asnjë dëshmor tjetër. Edhe ai filmi i famshëm ‘Radiostacioni’, edhe atje s’ka ndonjë dëshmor që vritet në boulevard. As Kinostudio nuk ka guxuar të vrasi partizanë dhe dëshmorë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Pra, të vetmit dëshmorë në atë bulevard janë ata katër protestuesit me duar në xhepa, të cilët nuk u vranë as te dera,” u shpreh Hoxha.
@gazetatema “21 Janari” – Problemi i Berishës, mënyra se si u soll pas vrasjes së katër protestuesve #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA
Ndërkaq, Hoxha u ndal edhe tek implikimi më direkt i ish-kryeministrit Berisha në ngjarjet e “21 Janarit”, për të cilin ai tha se peshën më të madhe të fajit, Berisha e ka për mënyrën se si u soll pas ngjarjes tragjike.
“ ‘21 Janari’ më tepër e fajëson Berishën jo për atë që ndodhi, por për atë që ai bëri. Sepse, ajo që ndodhi, mund të ndodhte edhe për shkak të paaftësisë së gardës. Për shkak të përzgjedhjes së njerëzve janë thjesht besnikë, por nuk janë profesionistë. Dhe ata shkaktuan atë pasojë. Problemi i Berishës është nga momenti që u shkaktuan pasojat dhe mbrapa. Ai fillimisht u mundua t’ia faturojë viktimat kundërshtarit. Pastaj, kur iu rrëzua ajo teori, kaloi te teoria tjetër që të relativizojë ngjarjen, pastaj […] mori në mbrojtje direkt autorët. Pengoi drejtësinë. Pra, aty janë veprime ashiqare, të bëra botërisht, publikisht, dhe legjislacioni shqiptar i ka të sanksionuara qartë akuzat për këtë lloj qëndrimi që ka mbajtur Berisha.”
@gazetatema “Dosja e Berishës me 7.000 faqe” – Artan Hoxha flet për 21 janarin, Gërdecin e çështje të tjera #lajmeshqip #lajmetefundit #artanhoxha ♬ original sound - Gazeta TemA
Ajo qe ndodhi ishte me urdher te Berishes jo paaftesi e Gardes.Nuk vriste njeri pa urdherin e plakut Mere . Ajo qe beri me mbrapa ishte per shkak se e quante veten te paprekshem.
Eshte shume e vertete,nuk mund te qellonte njeri pa urdherin e Plakut Mere. Saliu duhet denuar e te plaset ne burg me burgim te perjetshem. Edhe me burgim te perjeshem Saliu nuk i lane dot gjjynahet dhe krimet e tij.
Shikoni mos e kane thirur per tjeter gje kete se kaseten e dorezuan familjaret!
Berisha kudo që ta kapësh është gakif ,ekspertët (prokurorët dhe gjykatësit )në se janë vertet të tillë e vënë me shpatulla për muri E drejta flet vetë ,ligji vetëm se e ligjëron në se shprehja e më sipërme për ata që hetojnë dhe gjykojnë janë të tillë
O milet, po Muli thote se per Salen nuk ka fakte.
Një pasaktësi e shtypit apo e stafit. Në paragrafin e dytë, nga kreu i këtij njoftimi shkruani: "Ai dorëzoi në këtë prokurori audio-përgjimin e marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë më 11 janar 2011." Ngjarja ka ndodhur dhjetë ditë më vonë, më 21 Janar 2011, si qenka bërë audio-përgjimi më "11 janar 2011"? Botimet publike janë dokumente dhe nuk është serioze për Gazetën, të lejohen deformime të tillë. Deformimet e thënieve dhe "fakteve" janë pasione të saliMortjes, hoxhëzorit të arrestuar në penxheren e shtëpisë në katin e tetë... Faleminderit për mirëkuptimin! Nderim për gazetarin Artan Hoxha.