Dash Shehi demonton mosbindjen civile dhe protestën e opozitës: Kjo rrugë është vetëvrasëse, pse ku do bëjmë opozitë ne, te Fevziu?

4 Tetor 2024, 09:13Politika TEMA
Dash Shehi demonton mosbindjen civile dhe protestën e opozitës: Kjo

Deputeti i opozitës Dash Shehi e kritikoi ashpër strategjinë e PD-së për kaos e rrëmujë në parlament dhe strategjinë për mosbindje civile.

Ai tha se parlamenti mbetet institucioni i vetëm dhe më i fortë i jetës politike opozitare.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu  i LZHK-së i quajti tejet vetëvrasëse strategjinë e paralajmëruar të opozitës duke sjellë si shembuj daljen nga parlamenti të saj në vitin 2017 e 2019, gjë që i kushtoi shumë asaj.

“Edhe seriozisht, edhe thjeshtësisht vetëm ata që janë budallenj s’e kuptojnë ëkëtë punë. Parlamenti është institucioni më i fortë i jetës opozitare. Nëse kjo tavolina është 360 gradë, edhe opozita duhet të jetë 360 gradë. Gjysma e jetës së rezistencës opozitare është parlamenti dhe kush do t’ia heqë parlamentin opozitës para zgjedhjeve, me lloj-lloj strategjish nuk ka rëndësi, është jashtëzakonisht gabim, i bën një dëm të madh opozitës.

Këtë bëri z. Basha në vitin 2019, dolëm dy vjet nga parlamenti, parlamenti u mbush me groteskun që keni pa atje. Disa kanë hyrë prapë aty, vejnë edhe zjarr. Të njëjtë gjë kemi bë në 2017-ën kemi ndejt në çadër atje 4-5 muaj. Kjo rrugë ka treguar që jo vetëm nuk është produktive, po është vetëvrasëse për opozitën. Po pse e bëjnë? Në parlament ka vend edhe për zëra të tjerë ndërsa këtë zhurmën, mosbindjen civile atje e bën vetëm ky grupi. S’ka më hapësirë politike për të tjerët. Kjo e para, që ta  dini dhe është strategji që bëhet prej shumë vitesh dhe kjo besoj se do jetë hera e fundit” – tha Shehi.

Ai shtoi se parlamenti është vendi ku bëhet lufta politike dhe aty janë denoncuar të gjitha skandalet e qeverisë duke përmendur mes të tjerave audiopërgjimin e Salianjit, cështjen e inceneratorëve nga Tabaku apo përgjimet në Sky ECC nga Bardhi.

“Pastaj pse e zhvlerësoke parlamentin? Tha ajo zonja, ajo është një mjeke dhe grua shumë e mirë. Parlamenti nuk ka vlerë tha, është për të qeshur, për të qarë etj. Po ku e denoncoi Salianji atë atëherë që është bërë hero i situatës? Në parlament e denoncoi. Jo vetëm ai, po e kemi mbajt të gjithë nga një fjalë ne atëherë se u bë heroike kjo punë. Po ajo zonja Tabaku ku e denoncoi atë të inceneratorit? Në parlament e denoncoi. Po ky Bardhi ku i denoncoi ato përgjimet? Në parlament. Ja edhe ky sa i lezeçëm, e mbyllim  parlamentin shkojmë ke Fevziu. Si i bie kjo" – tha Shehi.

8 Komente

  1. F
    Frat

    demonton... hahahaha a ju qifsha shqipen

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi Lekdushi.

      Shpesh herë i kam dhen te drejtë ketij njeriu per ndonjë arsyetim logjik. Por mbrenda e dëgjova se mallkonte shtypin se shkruante për operacionin e Edi Ramës. Pfëë, e kush është ky që shkruajnë? Ai, zotëri është kryeministri i Shqipërisë dhe si i tillë transparenca është ligjore. Flet për ndërrim brezash në PD. Po ti ishte zv.kryeminister qysh në vitin 1992. Ke mbaruar Ekonomi Agrare me mesatare 7. Shqiperia europiane kishte asokohe intelektualë demokratë të shquar të tipit Meksi e të tjerë. Pra ti ke ne politikë 32 vjetë. Çfarë kërkon më ti o "brez i ri" i politikës shqiptare? Do një rrogë deputeti të pa ndërprerë për 40 vjetë? Ti përfaqëson të djathtën? O perëndi! Ajo pak e djathtë ishte aq e pasur sa prodhonte filologë, filozofë, historianë e politikanë të shquar. Jo ekonomi Agrare! Shko pusho tani dhe të ndonjë karrige në klubin e lagjes për të pirë raki. Ti je e kundërta e Berishës në kulturë e karakter.Ai duhet të iki se e hëngri "çahirin", për ty nuk ka nevojë më Shqipëria e inteligjencës artificiale

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koqerruari

        Hahaha Ky është politikani I ditës. Ky han groshë, pilaf, plonc dhe i fut një dopio raki në fund dhe pastaj bon politiké hi hi hi ku kemi rënë

        Përgjigjjuni
        1. C
          C'po na shohin site dhe c'po na degjojne veshet.

          Prap ky pijaneci ordiner, Dashi punen me te mire deri ne vitin 1991 e ka psur MAGAZINJER ne ish ndermarjen pyjore dhe me ardhjen e Sali qenit ne pushtet u katapultua Minister i Punes dhe i Emigracionit me pas Z/Kryeminister ne qeverine Meksi per privatizimet qe i shkerdheu pasurite e shqiptareve te duke ja u falur miqeve te tij dhe rrugaceve te PD. Ky eshte gojeshtrembti dhe pijaneci Dashamir Shehu.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raki Thane

            Mos i jepni të pijë këtij gomari se i drejtohet buza dhe ngjan si njeri pastaj!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sio...

              Labi Lekdushi, Meksi ishte ai që si Kryeminister, propozoi qe dokumentat e privatizimeve të ruheshin 2 vjet dhe të asgjesoheshin, që i bie që plackitesit e Shqiperise të humbnin gjurmët, kaq bir kurvi ishte Meksi... Meksi ishte me PD qe perjetesoi ligjin 7501, Meksi ishte i privilegjuar ne kohen e Lavires 1941 si të gjithë kurvit e Lavires 1941...

              Përgjigjjuni
              1. F
                FUTJA KOT FRROK

                coja nje teke raki prej mejet e mbyllet muhabeti

                Përgjigjjuni
                1. a
                  andi

                  Dash paraziti Asnje votues ,gjithnje ne parlament.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje