Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Luan Baçi: Do bëjmë edhe më keq

4 Tetor 2024, 09:10Politika TEMA
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Luan Baçi: Do

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar skenarët e opozitës për bllokimin e seancës plenare, si edhe dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji.

Në emisionin ‘Frontline’, Baçi thotë se secili prej deputetëve të PD ka djegur karrigen e vet dhe paralajmëron skenarë të tjerë dhune në Kuvend.


Sa i takon kallëzimit të opozitës ndaj 74 deputetëve të PS në SPAK për çështjen ‘Xhaçka’, Baçi thotë se nuk ishte hakmarrje. Sipas tij, deputetët e PS kanë kryer vepër penale pasi kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese duke mos dërguar për verifikim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, të cilën opozita e akuzon për konflikt interesi.

“S’ka qenë hakmarrje, por e diskutuar javë më parë në PD. Nuk është bërë si kundërpërgjigje se na çuan ne në SPAK, çuarja jonë në SPAK se u vëmë zjarrin karrigeve tona, s’duhet të tërhiqemi.

Secili për ne merr përsipër që karrigen e vet e ka djegur vetë. Është një formë protestë që e bëjnë deputetët e opozitës, do ta bëjmë edhe më keq se kaq për gjendjen ku është katandis ai parlament.

Deputetët e mazhorancës kanë kryer vepër penale, kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë votuar kundër. SPAK këtu do tregojë profesionalizmin tyre që janë të frikësuar apo varur nga Rama.

Nëse do ketë drejtësi të pavarur dhe nëse SPAK do bëjë detyrën s’ka nevojë të merret me hetim të çështjes, se ka para nga Gjykata Kushtetuese që ka thënë shprehimisht kanë shkelur kushtetutën, nuk e kanë çuar mandatin në Kushtetuese”, tha Baçi.

Sa i takon dënimit të Salianjit, Baçi tha se është një vendim politik, ndërsa foli edhe për skenarin e protestës së 8 tetorit.

“Burgosja e Salianjit ishte një shkak që të reagonim ashpër, se është në vazhdën e goditjeve të opozitës. Janë në vazhdën e goditjeve që i bëhen PD, nuk është thjesht për Salianjin dhe Berishën.

PD kur vendos të bëjë protestë mbarëkombëtare, përveçse a një shkak, ka edhe metodat e marrjes së mendimit të qytetarëve dhe bazës. S’ka fjalime, s’ka podium, do mblidhen qytetarët të shprehin revoltën e tyre.

Kjo është një kërkesë e vetë popullit opozitar. Kjo është një risi në protestë, një protestë e fuqishme, paqësore, që të tregojë forcën e qytetarëve dhe opozitës”, tha Baçi.  

 

6 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    S keni cfare beni me ore plehra se s ju perkrah njeri ,jeni te djegur si figura ,si t ia bejme ketij fendurines tjeter qe po na behet sulltan fale juve gra shkerdhyerve

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Po cfare force do tregoje o mjeran i Fierit, je bere per meshire o Luan hunderri.Keni dale keto dite me Muli pitbullin dhe Baz gardh sumkapucin rruge me rruge per te takuar llumin e shoqerise, burgagjinj, hajdute ordinere, homaseksuale, drogagjinj , police te liruar, per ti paguar kesh per ti patur ne balle te pordhestes qe do organizoje Flamut Geringu dhe spiuni Agush me 7 korrik qe do shuhet para se te nise si ajo e 11 korrikut. Jemi mesua tashme me pordhestat tuaja. Pergjigjen epike do ta merrni ne maj 2025 nga populli shqiptar qe eshte lodhur me ne fund me turmen e barbareve me molotov ne xhep.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1001

        Kete dhe kur e shikon te vjen per te dhier , pale te hapi gojen ….eshte ilac nje me nje kur je ber kaps …shikon suratin e ketij dhe te hoqi purtha …plere ne kuptimin e fjales …..njeri i peshtire

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kasemi

          Impotenti Luan Baçi -Deputet i Partisë Demokratike?! Hapu varr te futemi se nuk ia vlen te jetohet me ne Albanistan!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me kepuce , pallto dhe xhepat plot ky peshon 13

            Pse mos te beshe rrugaçeria eshte legjitime per ate grupacion , e niset ne 1997 asnje denime , me vone grusht shteti asnje denime , vazhduat me vrasje ne boulevard asnje denime , me vone Gerdecin asnje denime ta digjni Shqiperine , kur nje burre 12 kg me gjithe kepuce trashe zerin çfare ngeli per 80 kg . Me nje kryeminister si Edi Rama te béni sa te kenaqeni . Ky deklaron hapur do ushtojme dhune a ka prokurori a ka kontroll audiovisuel ?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Urimi për këtë monstrën dhe sivëllezërit: Hëngshi kokat tuaja dhe i marrëshi të keqen popullit dhe Shqipërisë! Sa më parë, aq më mirë!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje