Opozita “ngec” në kaos, Mërtiri: Po përpiqen të shpëtojnë liderin duke varrosur partinë!

3 Tetor 2024, 21:10Politika TEMA
Opozita “ngec” në kaos, Mërtiri: Po përpiqen të

Deputetët demokratë vijuan sërish me skenarin e kaosit ditën e sotme. Ata mbërritën 75 minuta para fillimit të seancës plenare dhe tentuan t’i bllokonin hyrjen drejt Kuvendit kolegëve të tyre socialistë.

Përpjekja e demokratëve për të mos lejuar deputetët e mazhorancës të hyjnë në parlament u shoqërua me tensione.

Përplasje fizike pati edhe mes demokratëve dhe forcave të Gardës së Republikës.

Por pavarësisht aksionit të opozites, kryetarja e Kuvendit, ministrat dhe deputetët e mazhorances hynë nga dera anësore dhe miratuan të vetëm marrëvëshje qe ishin vendosur në rendin e ditës.

Opozita nga ana tjetër, dogji në oborrin e Kuvendit 4 manekinë, të cilëve i kishin vendosur fytyrën e kryeministrit Edi Rama dhe të vëllait dhe të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe të vëllait.

Për të folur rreth aksionit opozitar, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Roland Zili, ishte analisti Ergys Mërtiri. Mërtiri tha se opozita po përpiqet që të shpëtojë liderin e saj, Sali Berishën, por me këtë mënyrë po varros partinë.

-Edhe sot opozita krijoi kaos duke mos mundësuar një seancë normale parlamentare. Duke lënë mënjanë të drejtën e saj për formën e reagimit, sa sukses mund të ketë strategjia e radikalizimit të aksionit politik?

Mërtiri: Një strategji e tillë nuk mund të ketë sukses. Është provuar vjet, parlamenti kaloi skena të tilla të cilat u bënë qesharake dhe të bezdisshme. Sfida e çdo force politike është të tërheqë elektoratin gri. Elektorati gri kërkon që opozita të jetë një forcë që e përfaqëson, kërkon të shohë një opozitë të re. Opozita nuk i ofron këtë pamje, i ofron modelin e vjetër që kemi 34 vite që e shohim dhe shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës. Opozita ose nuk kupton nga politika ose nuk do të fitojë. Problemi është se duke mos mundur të fitojë nuk po përpiqet të prodhojë imazhin e duhur për të fituar. Po përpiqen të shpëtojnë liderin duke varrosur partinë.

-Duket se ka dhe një problem me qëndrimin e faktorëve të tjerë opozitarë që nuk janë të bashkuar reth PD-së në radikalizimin e saj.

Mërtiri: Ky radikalizim nuk është kundër Ramës, është kundër tyre. Ky aksion politik duke prodhuar radikalizim, konfliktualitet merr peng vëmendjen e publikut, e zhvendos vëmendjen e kamerave dhe medieve nga çdo argument tjetër përveç asaj që prodhon ky spektakël.

-Kush përfiton nga kjo strategji?

Mërtiri: Përfiton Sali Berisha, i cili këkon që gjithë vëmendja qoftë edhe negative të jetë drejt tij. Qëllimi i Berishës, në pamundësi për të mundur Ramën, është të ruajë ekskluzivitetin e të qënurit monopol i opozitës. Rama dhe Berisha kanë bërë pakte që tregojnë se ata po luajnë lojën e njëri-tjetri. Kemi parasysh vulën e PD-së, Berisha ka më shumë se 6 muaj që nuk shkon në Kuvend dhe Rama ia shpëtoi mandatin, kemi parasysh amnistinë që bënë për të shpëtuar të korruptuarit e kësaj qeverie. Ky konfliktualitet bëhet për të gënjyer elektoratin, për të thënë që ne jemi në luftë me njëri-tjetrin sepse këtu luftë nuk ka.

-Opozita thotë se ka burgosje të eksponentëve të saj, ka kapje të drejtësisë nga zoti Rama, sipas saj. Cila do të ishte sipas jush rruga që duhet të ndjekë opozita përveç radikalizimit?

Mërtiri: Detyra e opozitës nuk është të përleshet, por të bëjë betejën e saj në institucione dhe parlament. Detyra kryesore për të mundur qeverinë është të reformohet vetë, të japë një model ndryshe, këta po ripërsërisin të njëjtin model dhe po mbajnë të njëjtët njerëz që më parë janë akuzuar për korrupsion dhe disa prej tyre janë kandidatë për në SPAK. Janë dëshmi e paaftësisë së kësaj opozite për t’u dëgjuar. Duke qenë se nuk i dëgjohet zëri, ata po stimulojnë një betejë false me tym e flakë që nuk i çon gjëkundi. 

3 Komente

  1. c
    ce

    A e pate dje cfare bande gangsteresh ka foltorja e vicidolit , Ai Nallbati, pitbulli Muli molotovi dhe kavia monster e Beratit shpifaraku me i madh i planetit To-morr alikoti, Ndogjani taman si bandite , te tille monstra me benzine ne xhep e molotov nuk ka as ne parlamentin e Sudanit apo Somalise ku behet lufte civile prej 10 vitesh.Dhe keto bandite kujtojn se me disa trushplare morragjinj nga mamurrasi dhe kurbini te mbledhur skutave te erreta , nga disa drogagjinj , burgagjij diten e hene me 7 tetor do te bejne terror.Ta harrojn Muli molotovi dhe Bardh gaz sumkapuci se populli i Tiranes do ti bashkohet kesaj turme hajdutesh dhe burgagjinjsh te mbledhur me qirinj ana anes. Populli i Tiranes do tregoje pjekurine e vet si gjithmone duke i lene trushplaret ne cmendurine e vet dhe hakmarrjen e vet do ta tregoje ne maj 2025 duke nxjere nga skena politike banden e gangstereve me molotov ne xhep, dhe duke i dhene mandatin e 4t Edi Rames dhe bashke me gjithe Shqiperine 86 deputete. Tik tak,,, 8 muaj dhe do e shoh Baz gardh sumkapuci dhe pitbulli Muli horri se sa i vlen lekura. Duroni o njerez ,,,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Malesori

      Opozita me terroristic, hajnin dhe UDB-n Noka, kurr pushtetin nuk e marring. Noka eshte nje kapadahi, ngatresxhi dhe idiot qe nuk e ka shqiptarizmi ne diten e sodit. Kur bota shef veprimet e tij shtazarake, mendojne qe populli jone ende nuk ka zbrite nga pema. Turp

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kopshti zoologjik parlamentar.

        Si lideri dhe partia kane vajtur per lesh K.Nje grusht hienash qe kane mbetur te levizshem jane qenje krejt pa tru po ti portretizosh me emra Noka,Paloqja ose Nallbat Devolliu etj Meqenese kopshti zoologjik eshte betonizuar eshte me mire te shikosh kafshet e kopshtit zoologjik te Saliut para parlamentit ose tek rrugica e Qorrave. Ndersa Ilir Meten mund ta shikosh kudo se i shfaq gomarlliqet 24 ore online.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje