Mosbindja civile e benzinës: arsyet e një reagimi politik

3 Tetor 2024, 19:41Politika TEMA
Mosbindja civile e benzinës: arsyet e një reagimi politik

Nga Ylli Pata

“Shënjtërimin” e benzinës si mjet politik e ka bërë natyrisht ish-kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në stinën piromanike të zgjedhjeve lokale të bojkotuara të 2019-s.

Dashuria e saj për molotovin, duket se është një lloj bindjeje se kemi të bëjmë me një të drejtë politike, me një logjikë praktike, ku sipas tyre, benzina dhe flaka e ndezur flet më shumë se fjala, se ideja, se radhitja e frazave në një qëndrim politik.

Të debatosh me njerëzit që përçojnë qëndrimin politik të PD-së së Berishës sot, kanë vetëm një lojikë: e gjitha kjo është pasojë e një dhunimi që mazhoranca i bën vazhdimisht opozitës dhe institucioneve. Sipas tyre kjo është më e vogla e një reagimi, pasi normalisht sic tha Asllan Dogjani, duhet të merren edhe armët. Xhanëm këtë nuk e ka thënë vetëm Dogjani, por edhe Sali Berisha nga Parlamenti disa herë, por edhe Ilir Meta, e që e përsërisin me radhë e me radhë panelistët e darkës.

Por e gjitha kjo logjikë e benzinës, ka qenë mjet që nga 2013-a e sot. Madje arriti kulmin në vitin 2019, kur pasi i lagën mandatet me benzinë dhe ju vunë flakët, ndezën edhe qendrat e votimit e të materialeve të voimit në Shkodër.

Por papritur, në një ditë të bukur, thanë si Sali Berisha, si Ilir Meta, por edhe të tjerët pjesë të enturazhit të tyre që ata nuk e duan benzinën, madje ja urrejnë erën, i zë. i tmerrshmi, zjarrvënësi dhe molotovisti më i egër në vend, na qënkërkësh ai; Lul Basha. i cili ka mashtruar të gjithë grupin e PD-së, Monikën e grupin e LSI-së, e ka hipnotizuar doktorin dhe shkëlqesinë e tij zotin President, e ka djegur mandatet e zgjedhjet, së bashku me benzinën e molotovin e Voltanës.

E cila, siç dihet ndoqi edhe një betejë në kushtetuese me avokatin panelist që e intepreton ligjin themeltar të shtetit sipas mides së vet, edhe pse termi “vendim i formës së prerë” është një aksiomë që e mëson kushdo student i juridikut.

“Asgjë nuk do të jetë si më paë”, na thuhet vazhdimisht, si një variant plagjaturë i frazës së famshme të Edi Ramës: Nuk keni parë gjë akoma!

Në fakt, ajo që shohim, nuk është asgjë tjetër veçse një reprizë e teatrit të vjetër “dashuria për molotovin”, një parodi tallava i klasikut sovjetik të Nikolai Ostrovskit “Как закалялась сталь”-“Si u kalit çeliku”. Pseudonimi dhe mbiemri i të tmerrshmit mustaqelli-Stalos.

Po mirë, po ç’të bëjë opozita përballë këtij agresioni? Thonë autorët e kësaj strategjie që merret copy paste nga “metodat e vjetra të Lulit”, kur ai i shkreti nuk është parë asnjëherë të përdorë si municion “barutin” e “druzhe molotova”, e cila sot është një artefakt aerkeologjik i një Shkodre që nuk është më.

Ç’të bëjë opozita? Po pse të tjerët duhet ta dijnë dhe tua japin të gatshme idetë se çfarë duhet të bëjë opozita? Një opozitë prodhon një manifest politik, ngre një skuadër përfaqësuese, miraton një calendar të aktiviteteve politike dhe diplomatike, e bind opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, se përse arsyet e saj janë të argumentuara dhe lobon e punon për të realizuar. Mbledh në sheshe e bulevarde mbështetësit e saj për të treguar fuqinë e saj në territor, e në fund, hyn në zgjedhje e shpalos veten si alternativë e besueshme për të marrë në dorë udhëheqjen e shtetit.

Nga Vladivostoku e deri në Los Angelos, nga Groenlanda e deri në Antraktidë, të gjitha opozitat apo grupet politike këtë kanë bërë.

Aung San Suu Kyi është një grua symbol në botë, e cila edhe aktualisht është në arrest shtëpie, por ka qenë edhe para vitit 2016 kur u bë kryeministre e Birmanisë. Arriti që të fitojë simpatinë e gjithë bote sa mori edhe nobilin për paqe, duke qenë në arrest shtëpie, e më në fund, ushtarakët që qeverisnin vendin i hapën rrugën për 5 vjet, për ta arrestuar sërish pas një grushti tjetër shteti.

Ajo nuk lëviz nga shtëpia e saj, por ajo shtëpi u kthye në  një vend peligrinazhi për liderët më të mëdhenj në botë që kërkonin lirimin e saj.

Opozita, nuk është aksioni më shumë se fryma dhe ideja, padyshim edhe rruga që ajo synon të ecë. Molotovi, benzina e zjarri është një rrugë e stërrahur, e cila thjesht është një histori e përsëritur. E kur historia përsëritet, siç thotë aksioma ajo nuk është më një histori, por thjesht një farsë.

9 Komente

  1. P
    Pilo Lilo

    Gafurr Mazreku deputet socialist qëlloj me pistoletë në kuvendin e Shqipërisë Ne 21 Janar protestuesit dogjën makine para piramidës. Mos na bej moral zotëri. Por vendin e parë në Europë më i korruptuar kush e ka fajin opozita??

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Pilo shko shpejt posht ballkonit ….qeras kufoma mut …mer dhe nje cant te madhe dhe mbushe ta mesh per tere dimrin …debil

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Pilo, opozita e ka fajin sepse është më e keqe se qeveria e kemi provuar. Qorr për qorr e kam në oborr thonë tirancit.

        Përgjigjjuni
      2. Y
        Ylli partisë se drejtorëve

        Ylli Pata ose burri qe ka shit gruan per te shkruar nëpër gazetat e pushtetit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          " Ose farse..., ose tragjedi.." ka thene Marksi te 18 Brymeri...

          Përgjigjjuni
          1. r
            raul

            Por ndryshimi qendron se opozita e sotme tek ne ka ne krye nje sheik taliban me 13 vila qe dihen (dhe nja 40 prona shtepi e toka shqiperi) ne shqiperi e jashte deri ne vile 2 kat ne Gjermani per mbesen 17 vjece. Dhe kjo monster gezonte dhe ishte ne ekstaze ne 30 shtator ne darke me djeg'jen e parlamentit nga Flamut Geringu taman sic qeshte Neroni nga ballkoni i viles se tij duke pare Romen qe po digjej ne flake me urdherin e tij para 2000 viteve. Dallimi tjeter eshte se pitbulli i parlamentit Flamut Geringu po imiton mareshallin e njohur nazist Herman Goering pas 90 vjetesh me djeg'jen e parlamentit taman sic beri Geringu i Rajhut te Trete ne 1930 me djeg'jen e Rajshtagut ne Berlin. Keto jane dy dallime esenciale me udheheqesen Aung Sun te Birmanise qe me nje urtesi e vizion te admirueshem udhehoqi opoziten deri ne ardhjen ne pushtet nga arresti shtepiak. Dallimi tjeter eshte se perbindeshi i vicidolit ka 27 akuza mbi kurriz gjate 32 viteve deri ne vjedhje votash ne 96 , grusht shteti ne 1998, vrasje Remzi hoxhes e zhdukje trupi, Vrasjet e 21 janarit, Gerdeci me 26 te vrare, lufta civile 97 me 4000 te vrare e nuk kane te mbaruar per kete njeri qe ben thirje per lufte civile ne shekullin e 21 dhe kur ka mare goditje apokaliptike me 14 maj 2023 me humbjen e pushtetit ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi pra ne 92% te teritorit e ka surrat te ulerase per qeveri teknike kur kete nuk e lejon kushtetuta qe ai e do shume por e lejon kanuni i shpellareve se mendon se me qeveri teknike te arrije ate qe as ne enderr s'ka per ta pare me deri ne frymen e fundit te tij.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Oh ç’më kujtove Voltanën, i kishte humbur emri. Sa herë shoh Shkodrën sot, pyes? Ç’i kushtonte asaj të bënte punën si kryebashkiake dhe të merrte urimet e popullit, siç i merr Beneti sot? Por jo. Ajo do këndonte: Edi Rama ka maru… e mbaroi vetë. Kush përpiqet t’i bëjë gropën tjetrit, bie vetë në gropë. Edhe Muli do digjet vetë me këto zjarre që ndez dhe hiqet trim. E po të jetë tjetri kaq budalla?

              Përgjigjjuni
              1. H
                Humoristi

                Kane mbi dyvjet mo,qe kane shpallur revolucion komunist gagstere e pd-se!Si ne protestat para bashkise ,aq mender do te irganizohen te henen!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Astriti

                  Bukur Pata.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje