Analisti i njohur Ergys Mërtiri, i ftuar në “Real Story” tha se partitë politikë në Evropë nuk bëjnë protesta, por betejat e tyre i zhvillojnë në institucione.
Duke u ndalur tek protesta e sotme e PD, Mërtiri u shpreh se “cirku” që u bëhet militantëve nuk ka më kuptim.
“Në Europë partitë politike nuk bëjnë protesta, sepse parimisht janë pjesë e sistemit politik dhe marrin pjesë në sistem, në parlament, në institucione dhe politika bëhet në institucione.
Ti del në rrugë kur s’ka institucione. Në momentin kur del në rrugë duhet ta ndash mendjen, që ti do bësh një politikë rruge, heq dorë nga institucionet dhe ti do përmbysësh. Kur ti del në rrugë o do ta përmbysësh. Por dil në rrugë, bëj xhiro dhe ktheu në shtëpi, kjo s’ka kuptim”, tha ai.
Ai u shpreh se Sali Berisha nuk ka njerëz për të vijuar betejën kundër kundërshtarëve politikë.
“Ti s’ke as qytetarët. Dalja në shesh me mjete të dhunshme, tregon se nuk ke njerëz që të ngujohesh. Marrin iniciativa, që nuk i bëjnë dot. Këta bëjnë sikur zihen, bëjnë sikur shahen. Këta kërkojnë të bëjnë dhunë me fishekzjarrë, kur ne e dimë se fishekzjarrët janë një mjet festiv”, tha ai.
C'na the edhe ti! Ku di Evropa si behen protestat. Duhet te vijne ketu te marrin mesime nga shpellaret.
Po si mor KARAGJOZ...Ateher i bije qe. KRYENGRITJA..ketu ne MINESOTA.U S A ..Ishte ne. Territorial e ????????.??? .WAW Apo kjo revolt ketu.nuk qe. Prej POLITIKAVE te Presidentit. .JUVE RINI DREJT. NE. KARIKE PO perse flisni SHTREMBER..????. SE dihet aty me shumu. Vjedhin GAZETARIJA...se sa BELINDAT.e qeveris e deri te pastruset. Faturistet.. UJESJELLSI...D.T ENERGJIJA..apo rjetet e kontrolleve ..qe. vajti DASHI TE SHPETOJ. KOPEN ....ZOTERI NGA KRASI JENI....nga ajo Zone. Nuk ka dal ndokush I Zgjuar...qe ju te keni pak fam ne Gazetari. AHH..MJER SHQIPERIJA. NE SHEKUJ..QE. VEC. KRIMBAT KAN UDHEHEQ. ..AHHH. AHU I POPULLI RENT MBI HAJDUTET. QEVERISE. AMEN.