Protesta e PD, Spartak Ngjela: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha dëmton partinë

24 Dhjetor 2024, 21:30Politika TEMA
Protesta e PD, Spartak Ngjela: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë, duke e cilësuar si një tregues të qartë të mungesës së mbështetjes popullore për këtë parti. Avokati Ngjela thotë se Berisha duhet të largohet pasi nuk ka mbështetje.

“Është humbje ekuilibri. Nëse s’ke numër mbështetësish duhet të ikësh në shtëpi. Një protestë e bën masiviteti popullor, po s’ke masivitet do krijosh momente dhune. I merr në qafë edhe ata mbështetës që mund të shkojnë në procese penale. Nuk ka mbështetje PD, duhet të ndërrojë lidershipin. Edhe sondazhet dalin shumë keq. Këto metoda e dëmtojnë më shumë. Dje do i kenë rënë pikët edhe më tepër", tha ai për Report TV.

Ngjela bëri një krahasim me ngjarjet e vitit 1997, duke theksuar se një lëvizje politike ka sukses vetëm kur ka mbështetje popullor.

1997 ishte revolucion, ju e dini. Pati pakënaqësi nga njerëzit. Koha tregoi që Saliu ishte i paaftë të drejtonte këtë lëvizje, por erdhi në pushtet. Problemi qëndron këtu, ke mbështetje popullore, jo. Ik. Nuk kanë më besim në këtë lidership”, tha Ngjela në Report TV.

Ngjela komenton edhe mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri si edhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit.

“Ose është paaftësi për ta zgjidhur, ose ka konkurrencë. Çdo të thotë paaftësi për ta zgjidhur, mund të ketë konflikt të brendshëm mes dy kryeministrave, këtë s’e dimë. Nuk mund të lejohen dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, jo në kuptim ligjor, por moral. Ata që i kanë dhënë ndihmë të madhe daljes së Kosovës si shtet i pavarur, Perëndimi e SHBA, kanë bombarduar Beogradin.

Janë dy kryeministra që rrinë të ftohtë me njëri-tjetrin, nuk ma do mendja të kenë ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Dy shtetet shqiptare do shkojnë drejt bashkimit, këtu dua të dal. Këtë e dinë edhe ata të dy, por është konkurrencë se kush do ta drejtojë pas bashkimit”, tha Ngjela.

4 Komente

  1. V
    Vleshte ka thona njona

    Po te isha si Berisha, keto dite do shkoja prape ne K8. Kushte me shume akses dhe vemendje te qytetareve!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala8

      O Tak pordha! PD ka kohe qe nuk eshte me parti politike, por nje mburoje politike fashiste e krimeve tè Saliut, Zenit e Argites.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Avokat analist

        Përgjigjjuni
        1. n
          noname

          ngjela is a fucking joke of a lonely angry man....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje