
Gazetari Muhamed Veliu bën të ditur për Top Channel se shtohen disa nene ku ndalohet kandidimi për deputet apo u ndërpritet mandati, ish bashkëpunëtorëve ose të favorizuesve nga sigurimi shtetit.
Këto ndryshime nuk janë të vetmet që socialistët do të ndërmarrin për të pastruar majtas dhe djathtas politikën shqiptare nga bashkëpuntorët e ish sigurimit.
Nga grupi i punës në PS që po u jep dorën e fundit këtyre ndryshime, gazetari Muhamed Veliu mëson për Top Channel se po studiohet mundësia, të ndërhyhet me amendime edhe ligji për partitë politike.
Pikërisht në këtë ligj do të sanksionohet ndalimi për të drejtuar një parti politike nga persona të cilëve Autoriteti Dosjeve u vërteton se kanë qenë bashkëpunëtor të ish sigurimit.
Megjithëse kryetarët e partive në Shqipëri votohen nga gjiri partive politike kjo nuk shikohet si problem prej socialistëve.
Sipas tyre parashikohet të vendoset në ligjin për partitë politike një nen, ku parashikohet se nëse autoriteti dosjeve fakton se një kryetar i sotëm partie politike ka qenë bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, gjykata nuk e regjistron atë forcë politike.
Nëse këto ndryshime do të arrijnë të miratohen në kuvend dhe nëse vërtetohet se ish presidenti Ilir Meta ka pasur rol bashkëpunimi me ish sigurimin gjë të cilën ai mohon, atëherë gjykata do të vihet përpara faktit të kryer për të mos lejuat regjistrimin apo vijimin e aktivitetit nga Partia e Lirisë.
I vënë në dijeni të kësaj lëvizje të socialistëve për ta kapur shah mat ish presidentin, Ilir Meta u shfaq këtë të premte me një ton të ashpër dhe kërcënues ndaj Edi Ramës në lidhje më këto ndryshime ligjore.
Kur miu piu nje gode rraki tha : une shqyeje me dysh macokun edhe puna e spiunit I.M ky eshte burre legene spiune ku ka burreri ky mut
I bie qe Shqiperia te ngelet pa asnje Parti, lol
E hengri Likja Carin hahahaha
Po kështu duhet të ndalohet edhe krijimi apo drejtimi i një force politike nga një "non grata", largimi nga deputetllëku e të tjera ndalime, pasi për aktualitetin një i tillë është edhe më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se sa një ish-informator i sigurimit.
Po per dopio non graten cfare penaliteti do kete ??
Sdo kete qene spiun Likja , ndonje nga ata fuksat AGBV , nga ata 1200-cat qe nxirnin ndonje dit pune duke fuksuar ....lekist Likja e gjuante lekun qe atehere , mbulonte shpezat e peshngritjes , zullap i madh ke qene o Like
Ligji ka fuqi vetem pas votimit te tij dhe zbatohet per kohen pasardhese. Po injorantet e drejtesise bejne vetem gam gam.
Me ligj te ndalohet qe te shpallurit " non grata" te mos drejtojne shoqata , parti politike etj. Te behet ligji i plote qe te shpetoj populli e Shqiperia nga spiunet e dyfisht dhe te korruptuarit.
Toni I ashper dhe arroganca eshte shenja nr. 1. e frikacakut. Se dyti ai pi alkol per te realizuar pikerishte kete rol. Sepse ai e di fundin e tij te sigurte.