PS kundër për arrestimin e Ballukut, Mila: S’ka asnjë akuzë reale

9 Mars 2026, 23:15Politika TEMA
PS kundër për arrestimin e Ballukut, Mila: S’ka asnjë

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka folur mbi diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar lidhur me raportin për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera.

Mila theksoi se debati nuk lidhet me çështje imuniteti, por me trajtimin e një rasti konkret për të cilin nuk ka pasur akuza reale.

“Nuk bëhet fjalë për imunitetin, çdo përfaqësues i Kuvendit e ka fjalën vetëm për të kufizuar rastin konkret. Sot kemi diskutuar raportin gjatë gjithë mbledhjes. Nuk ka pasur një akuzë reale. Duke qenë se sot Belinda Balluku nuk ka më funksion, postet e saj janë zëvendësuar me emrat e tjerë. Duhet të hyjmë në prova që ta vërtetojmë”, u shpreh ajo duke shtuar se PS do të votonte unanimisht në çdo moment për vendimin kundër heqjes së imunitetit.
E ftuar në Report Tv deputetja Mila i konsideroi thashetheme korridoresh zërat se nga brenda partisë janë shprehur ankesa në ambasadat e huaja.

“Çdo familje ka debatet e veta, por në fund të ditës një familje mban qëndrimin që kemi rënë të gjithë dakord. S’jam këtu për të bërë thashethemexhijen e partisë. Këto janë muhabete korridoresh”, tha ajo.

Ndër të tjera Mila theksoi se PS e mbështet reformën në drejtësi, por kjo nuk do të thotë që Kuvendi mos të ndërhyjë në gabimet që kjo reformë ka shfaqur deri tani.

"Ne jemi këtu për t'i korrigjuar gabimet e reformës në drejtësi. Ne vlerësojmë kushtet për lirinë e deputetëve. Kuvendi i Shqipërisë ka një rol të jashtëzakonshmëm edhe në këtë aspekt", theksoi ajo

5 Komente

  1. Kutuzovi

    Bravo! PS-te,Edi Rame dhe grupi parlamentar kane mare nje vendim shume te mire,te drejte ne mbrojtjen e Belinda Ballukut,sepse kerkesa e SPAK-ut ishte e padrejte. Me kete raste eshte rritur ne pike PS-te dhe ne zgjedhjet e ardheshem do te votohet me shume.Sali Berisha,do qe SPAK-ku te fusin gjithe PS-te ne burg pasi nuk po e mund dot me votime.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poshte Saliu dhe qente e tij te zgjebosur ne Spak

      Bravo Sara Mila, dhe fillo e quaji mbeturina te komunizmit ata plegrat e Spakut. Thuaj atyre se ju rinia nuk do lejoni qe ata maskarrenj ta shkaterrojne demokracine. Thuaj edhe qe nje dite ata klyshe te Sali vrasesit do mbajne nje dite pergjegjesi ligjore se bashku me Saliun e Argiten.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enveri

      Te mbeshtesesh reformen ne drejtesi eshte si te mbeshtesesh SHIKUN e Gazidetes!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri Himare

        Na ruaj zot,se s'dine c'thon.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje ish gjyqtar

          Bravo Sara, kot nuk ke shkuar te behesh Gjyqtare ose Prokurore. Ja vure vulen ti gjithe ketij zullumi. Nuk ka asnje akuze reale, po domosdo ta ka mesuar gjyshi Kico Ngjela nje hetues i tmerrshem. Iku ajo koha e gjyshit tend qe ka denuar njerez pa prova dhe akuza reale sic thua ti. Nje keshille nga nje ish gjyqtare, qe shefi jot me reformen ne drejtesi qe po i bie bumerang e hoqi pa te drejte, se kishte pasuri shume, ul koken dhe lexo pak me shume dhe degjo me te diturit qe te mesosh ca gjera. Faktin qe je zgjedhur deputete nuk te ben te ditur se deri tani eshte provuar se te gjithe deputetet e seres tende jane krrica gomeresh. Jeni vite drite larg deputeteve te PS, si profesor doktoret Namik Dokle, Servet Pellumbi, Ethem Ruka etj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje