PS shtyn Kongresin e 4 Nëntorit/ Rama: Të fokusohemi te buxheti 2024

30 Tetor 2023, 16:10Politika TEMA

PS shtyn Kongresin e 4 Nëntorit/ Rama: Të fokusohemi te buxheti 2024

Socialistët kanë vendosur ta shtyjnë për në muajin Dhjetor Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahej të shtunën e 4 Nëntorit.

Kryeministri Rama që ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar, këtë të hënë ju ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama, mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.

Kryeministri ju ka kërkuar të zgjedhurve socialistë se duhet të vazhdojnë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore edhe pse opozita sipas tij, vijon në pseudodetyrën e saj, siç është shprehur ai.

6 Komente

  1. R
    Real

    Nuk po gjen karar hajni i ripjelljes

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ju do beni me te miren

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vini

        Zhvillimin e vendit ju po e sillni

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ani

          Fokusmi tek rritja e nivelit te ekonomis se vendit eshte gjeja kryesore

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arla

            Nje vendim i mire ky

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kejsi

              Shume vendim i mire

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje