Pse Edi Rama ju rikthye takimeve maratonë?

22 Tetor 2022, 18:31Politika TEMA

Pse Edi Rama ju rikthye takimeve maratonë?

Nga Ylli Pata

Që prej kur Edi Rama shpalli se do të ndalte aktivitetin “invaziv” në faqet e tij në rrjetet sociale, mjaft të ndjekur e me mjaft interaktivitet, ka kaluar pak kohë.

Kur kryeministri ndaloi të përgjigjet komenteve të njerëzve që shkruajnë në faqen e tij, sipas gjasave, edhe më shumë se mjaft media opozitare apo në rrjetet e krerëve të opozitës.

Pak gjen, në faqen e Berishës dhe Ilir Metës përshembull një variant publiku që nuk është radikal. Pra ose fanatik pro tyre, ose një person që i urren. Tek Rama, përndryshe është vënë re prototipi i qytetarit që mund të konsiderohet edhe “elektorat gri” por që është jo i kënaqur me qeverinë. Natyrisht që është normale që një kryeministër, i cili i ka gjërat në dorë, pra pushtetin, të tërheqë më shumë këtë kategori, apo vëmendjen e përgjithshme tek publiku. Por duhet thënë se Edi Rama, e nxit këtë komunikim, si në rastet e mira, ato të këqija, apo edhe kur shikon se gjërat po lëvizin.

Dy sondazhet e fundit që u publikuan para pak javësh, ku shikohej se ka një pakënaqësi të përgjithshme si për punët në vend, ashtu edhe për qeverisjen, sipas të gjitha gjasave e kanë nxitur Edi Ramën ta nisë më herët turin e tij, tashmë të njohur prej vitit 2016, ku ai kryen një xhiro të gjerë diskutimesh e takimesh publike.

E po e kryen dit pas dite këtë tur në mënyrë intensive, ku brenda ditës “kreh” thuajse 40% të territorit të një bashkie.

Shumë nga mbështetësit e opozitës, që janë edhe kritikët më të fortë të Edi Ramës në publik,  konsiderojnë këtë mënyrë si një “show bajat”, “propagandë e dalë boje” e ndajshtime të tjerë.

Gjithsesi, kush merr vesh pak nga komunikimi publik, e di se Edi Rama e bën këtë rit të takimeve, për të mbajtur të karikuar njerëzit e vet. Sipas të gjitha gjasave në këto takime do të ketë socialistë, madje edhe vetëm socialistë, do të ketë njerëz të mazhorancës që punojnë në administratën vendore e qendrore, por që më pas i thërrasin në telefon të shkojnë në takim. 

Forma, mund të diskutohet apo kritikohet sa të duash, por ajo që Edi Rama ka kryer këto vite, është që ka mbajtur afër tij atë elektorat që voton për të historikisht. Është ky grupim zgjedhësish prej së paku 700 mijë qytetarë mbi moshën 18 vjeç, që ka qenë pjesa më besnike e kësaj mazhorance. 

Madje edhe në kurthin politik më me spec, ai i 30 qershorit 2019, kur e gjithë opozita bojkotoi zgjedhjet, ky trup votues u “dekonspirua” dhe u pa qartësisht se kush është. Siç u pa edhe pjesa tjetër që e bojkotoi, e që ishte më kollaj për mazhorancën për të parë se kë ka kundër.

Edhe pse në pushtet, tashmë prej kohësh, edhe pse me rrezik se mund të hasë kontestim në çdo moment, Edi Rama e nis këtë komunikim, kur ajo që duhet ta bëjë çdo ditë, e pa ndalim duhet të jetë opozita.

E cila jo vetëm duhet të komunikojë me trupën e votusve të saj, por të ndërveprojë edhe me pjesën tjetër që voton mazhorancën, duke gjetur pika të përbashkëta.

Por siç kemi parë, jo vetëm që nuk ka pasur komunikim, por vetëm për interesat politike të Sali Berishës, e gjithë korpusi i mbështetësve të PD-së, që në politikë përbën një asset që nuk grumbullohet lehtë, u fut gati në luftë civile me njëri-tjetrin. Kjo logjikë urrejtje nuk erdhi vetë, por nxitet përditë nga “spindoktorët” e doktorit, që përveç polarizimin me mazhorancën, kanë ngjizur edhe këtë frustrim brenda votuesve të opozitës.

Të cilët, duhet thënë janë  një korupus solid dhe ai, e në zgjedhjet e 15 prillit 2021 tregoi një piekuri shumë të madhe politike. Pjekuri që nuk e ka treguar asnjëherë lidershipi i opozitës. Trupi votues i mazhorancës arriti të bëhej i gjiti kompakt për të votuar PD-në, ndoshta edhe pse nuk ishte i bindur se vinte në pushtet. 

Thuajse 250 mijë vota “të emigruara” te LSI e Ilir metës u rikthyen në shtëpi për të bërë duelin me Edi Ramën. Pra votuesit e opozitës e treguan denjësisht karakterin e tyre fair dhe konstruktiv. Kanë qenë liderët, e në veçanti Sali Berisha, që ka tentuar keqpërdorimin.

Nëse shikon town holl-et e doktorit, që nga hapja e Foltores e sot, gjithçka synon të sjellë në publik ndjesinë se në vend ka njerëz që duan të vrasin Edi Ramën. Madje gara në këtë komunikim, është se me ç’mjet do ta kryejnë krimin. Veçse ky lloj town hall-I ngjan më shumë si një show televiziv trash në kërkim të audiencave të frustruara, e jo një dialog politik me ndjekësit.

Por dikush, do të duhet ta bëjë atë diskutim me pjesën e kundër të njerëzve që flet Edi Rama. Në mënyrë që edhe pjesa ende e paangazhuar të shikojë një normalitet politik, që kur i dëgjon gjërat nuk janë kaq ndryshe…

35 Komente

  1. N
    Nardi

    Iu kthye qe te jete me afer popullit

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trushpelaret qe shkaterruan PD-ne dhe Shqiperine

      Nardi, asgje personale, por ne pergjithesi per komentet me poshtë. Fakti qe Sali Berisha është kriminel dhe fatkeqesi kombetar, nuk duhet të na beje qe të na duket Rama si Skenderbe, apo si vete Krishti. Enveri kishte fanatiket e tij injorante. Edhe Saliu ndertoi ushtrine e tij, të fanatikeve rrumpalle. Por shoh qe edhe Rama ka fanatiket e tij, qe i japin nga ditet e tyre. Ky kult individi do jetë fundi i Edi Rames. Rama ka fatin e madh qe opozita është nje konglomerat funderrinash, qe nuk meritojne pushtet. Dhe kur nuk ke opozitë, normalisht e ke të sigurte pushtetin. Ne qofte se opozita rinovohet dhe nxjerr nje lider të ri, duke hequr qafe Sali Katunarin dhe Ilir Gallofin, atehere Rama do humbasë zgjedhjet dhe do dale ne pension. Rama është vetem kryeministri i radhes, prandaj shikojeni me syrin se çfare kishte mundesi të bente, dhe jo se çfare beri. Sepse ka mundesi qe ato gjera qe ka bere, mund të jene shumë pak, ne raport me ato që kishte ne fakt mundesi të bente. Kur nuk kemi opozitë duhet ta bejme vete opozitën, dhe jo ta shikojme Ramen si zot, dhe t'i themi " faleminderit qe na le të marrim fryme." Fanatizmi i terbuar është veti e injoranteve. Kritika e moderuar, me fakte, dhe me kulture, është çfaqje intigjence.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhia dhe Bagetia

        Mir e thon Nardi: “Gju me gju me bagetine” Kadafi Rama….lol

        Përgjigjjuni
      2. J
        Joni

        Takime te tilla ka bere gjithmone qe te bisedoje me ne

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ena

          Pergjigja ne rrjete sociale mendoj qe eshte humbje kohe duke qene se ju jeni ne kontakt me njerzit gjat gjjth kohes

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dori

            Mir ke ber qe ke hequr dor duke u kthyer pergjigje ne rrjete sociale sepse shumica profile fake qe shajn jan

            Përgjigjjuni
            1. g
              gimi

              se eshte lider i afte dhe mendon per fitore

              Përgjigjjuni
              1. b
                besi

                rama esht bob nuk ia ha per salen po sheh punen e vet

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomi

                  Mire Pate. Urime per fitoren. Ta gezosh. Ik tani

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alban

                    Kontaktin drejtperdrejt me popullin nuk e zevendeson asnje rrjet social.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nora

                      Qe te jete me afer me ne dhe te degjoj per problemet tona

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Elsa

                        Qe te jete sa me afer me te gjithe ne

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Silda

                          Bravo gjen e duhur ka ber

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luan

                            Takimet me popullin kurre nuk duhet te shmangen, sado aktiv te jesh ne rrjetet sociale

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Meri

                              Keto takime qe po mbani jane shume te rendesishme

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vaso

                                O Pate po ca thua mo. 250 mije votat e lsi u kthyen ne shtepi?? Po ata moren 107 mije vota ne zgjedhjet e kaluara sipas Kqz. Ca llogarie ben ti. Apo vati trapin merr rrogenn dhe kaq

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dulla

                                  Ky me ngjan mua more hahaha Gju me gju me popullin. Cfare do populli ban partia cfare do partia ben populli. I qin edhe byth nganjehere, ne fakt ka si 10 vjet qe i qin per ditë, bile po ju bënë dhe mirë

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Doktori i bllokut

                                    O dulle kok tulle, e ke fjalen per Sali kermen kur beri turin e foltores? Nuk e dinim qe ju paska q.re te gjitheve ne by…! Apo nuk ka qene edhe me Enverin, sekretar partie, komunist deri ne vdekje, tamam DULLË !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Likja

                                      Kurse ty o dulle,,,45 vjet te qiu dulla i madh,20 vjet dulla i vogel sali,,,,dhe prap nuk kenaqesh,po' kerkon prap sali komunistin,

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dulla

                                        Jo Like Floriri jo, as Salēn nuk e dua, veq këtë monstrën jo dhe jo. A ke sy more Like, kanë frikë njerzit me folë në rrugë prej patronazhistave (sigurimi modern i parisë). E ke Rininë burgjeve te Botes per drogë, kush do pinojë? Ky eshte skizofren, si Putini vetem se nuk ka forcë

                                        Përgjigjjuni
                                    2. N
                                      Nokja

                                      Kete vend o e ben EDI RAMA ose kurre nuk ka per tu bere Mendo te ike ai dh te vije nongrada me taboret qe nga Noka , Paloka Vokshi ,Grida , cuni i Faros , Kellici e plot kerricer te tjere . Apo mendo zevendes te nongrades super hajduti spiuni Like foriri me leshut e Vasili ,Kejdi Memetaj , me kerpacen ,gurin e kushi mban mend te gjitha budallackat e mones

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dakord

                                        pash zotin mos na fut friken me keta kriminele :( dhe mos e harro ate mut mziun

                                        Përgjigjjuni
                                      2. V
                                        Vranakonti

                                        Bravo i qofte. Edi Rama eshte nje udheheqes largpames.Atij i intereson qe te mbaj elektoratin ne korent me kohen,problemet dhe detyrat. Ai nuk eshte rrumpall si Sali Berisha dhe Ilir Meta qe shikojne te ruajne bythen e tyre se kane frike edhe nga fija e kashtes, (sipas asaj perrales) dhe u eshte bere hije e vdekjes Juri Kim. Ajo u kall temerrin Berishes dhe Metes,aq sa u del ne enderr. Berisha dhe Meta te bejne çfare te duan,te bashkohen edhe me djallin,nuk fitojne dot. Imazhi i tyre eshte mjaft i zi,populli e kuptoj se kushe jane miqet dhe kush jane armiqet e shqiperise. Si perfundim Ata nuk do ta shohin kurre pushtetin me sy. Populi mezi i qeroi nga pushteti sepse bene krime te medha sa ishi ne fuqi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rama flet me presion ne fundjave para bujtinave qe

                                          Me nje opozite e percare, te cilen jane ne pazare me Ramen e ushtaret e tij me teatrot e tyre sikur sulmojne Rama perballjen e ka me popullin, qe tani ndjehet ne veshtiresi merret me fushate elektorale, kur ende ska ardh kohe, pra eshte mbi 6 muaj para fushates. Nderkohe Rama nuk perballet dot me krizen e ekonomise si te biznesit max (puneson) qytetaret, vjedhjet ne tendera me kompani fallso kane boshatisur arken e shtetit. Ku tani s'perballet dot me arsimtaret, fermeret, mjeket se administrate eshte e korruptuar, sorollaten, rrine ne pune duke marre rryshfete e cel iphone 13,14, qytetaret smarrin sherbim ne kohe, nuk tremben se shkojne e punojne per fushate elek. Drejtesine e ka masakruar, gjyqtare e prokurore jane miliardera me llukse, nga korrupsioni e pazaret e llumit qe kane krijuar ne 30 vite Berisha,Meta e tani Rama qe po masakron vendin. Tani shmanget e shko te ndonje ndertese te vijne me urdher te tij, ku do flasi Rama. Por c'thote?? Duke bere presion arsimtareve atyre qe ka ngelur, fermereve apo dhe fshatareve te punojne token, ku ti gjejne keto para per investime per token. Kur ti as naften spo ia jep dot qe I premtove me Krifcen. Rama duhet qe populli duhet te tundi si termet njehere ty bashke me elektoratin tend qe punojne per te mbajtur pozicionin e karriges, kur te dalesh ne tv te mos marresh dot fryme. Vazhdo se presioni qe I ben qytetareve dhe biznesit, do te fundosi. Ku nuk fundos kompanite e ndertimit qe bejne pallate e rruge, me mashtrime e me kleringe ku pastrojne parate e pista te droges. Boll me brockulla qe flet ne fundjave ne tv, kur je duke ikur te hash noj dreke apo darke falas ne restorantet e jugut e juglindores me familjen tende, Kur nuk ke udhetim jashte shqiperise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti

                                            Boll o Meri, Luan, Silda, Elsa, Nora, Alban, Tomi, Besi, Gimi, Dori, Ena etje. Beni ndonje pune edhe ju. Boll me lepirje

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dakord

                                              Shumicat e gjerave we ke thene ketu kane ndodhur ne vitet 2009-2013. Nuk ke harruar asgje per be o shpellar

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                On

                                                Nuk ngjit me......kot lodhet

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bardhyli nga Kosova

                                                  Emri, mbiemri : Open (Vuçiq) Balkan. Emri i fëmijërisë: Minishengen. Vendlindja: Novisad. Vendbanimi : Beograd, Tiranë, Shkup. Vendi i vdekjes: Prishtina. Vendi i varrimit : Berlin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. ¿?

                                                    Bodrumi i Endri Fuges paska punuar me tre turne. PO mjaft or se na bete te vjellim.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Koli

                                                      Ky vret dhe me pas merr ne mbrojtje viktimen... se ata qqe kerkojne shpagim na paskan wene kunder jetes.. i biri i babait we donte ta conte ne satere familjen Popa.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Fatmiri

                                                        Se nuk e di cfare pune ka.Zyra e han,prandaj sillet verdalle si kali ne leme,identik si rivalet e tij politike.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tr

                                                          Po te jetoja ne Shqiperi, kurre vote nuk do ti jepja kesaj qeveria, sa per BERISHISTET DHE TE TJERA PARTI KA AS QE BEHET FJALE FARE. Te FUTESH Neper rrugicat e Tiranes eshte kudo GETO !!! Rruge te pashtruara, trotuare te SHKATARRUAR, puseta cope cope, Fasada te pa lyera qysh ne kohen e KOMUNIZMIT, NJE batardi ndertimesh, nje qytet KAOTIK, SHTRESANT, MJERE ATA QE JETOJNE NE ATE VEND.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Lan Trebinja

                                                            Qe te shpelaje fytyren mbas pislleqeve!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              am

                                                              Sa te jete Sala gjalle une do votoj per Ramen. Jo se eshte ai qe dua , por perpara ketyre zagarve eshte me i miri.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Z
                                                                Zima sallksja e bukur

                                                                Sala dhe Like spiuni e bene Edi Ramen mbret! Po te kishin ikur keta plera do ikte dhe Edi! Dhe mbase dilte nje lider i ri ne moshe dhe ne ide. Qe te punonte me te vertete per popullin

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje