
Nga Adriatik Doçi
Humbja e Viktor Orban, kryeministrit më jetëgjatë të Hungarisë pas komunizmit, duket se ka zënë në befasi pronarin e opozitës shqiptare, Sali Berishën. Për një opozitë normale dhe të vërtetë në raport me qytetarët, disfata e Orban duhet të ishte një rreze shprese, por për Sali Berishën dhe Familjen e tij është në fakt një tjetër goditje para humbjes së pritshme të zgjedhjeve lokale.
Fillimisht, Berisha zgjodhi taktikën e injorimit të përmbysjes së pushtetit në Hungari, duke i kushtuar vëmendje memeve dhe monologjeve për dokrra hiri. Mandej hodhi në skenë budalla Mulin, i cili, në dilemë nëse duhej të dukej i gëzuar apo i hidhëruar, ndryshoi katër herë reagimin për fitoren e opozitarit Peter Magyar ndaj kryeministrit Viktor Orban.
Më tragjikomik ishte qëndrimi i Tritan Shehut, i cili shkroi se reja do të trumfojë edhe në Shqipëri si analogji për fitoren e opozitës në Hungari. Mesazhi për të renë vjen pikërisht nga një personazh, i cili në rininë e tij shfaqej mes Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë gjatë fushatës së vitit 1967 për shembjen e kishave dhe xhamive!
Më në fund erdhi reagimi i Berishës, i cili vlerësoi fitoren opozitarit të ri Peter Magyar, por edhe kryeministrin Viktor Orban, i cili sipas tij, ndryshe nga Edi Rama, lejoi zgjedhje të lira. Në një linjë me Berishën ishte edhe gazetari i familjes së tij, 'i famshmi' Çim Peka, ndonëse nuk anoi nga gëzimi, por as nga hidhërimi.
Po pse humbja e Oban është një lajm i keq për opozitën shqiptare?
Së pari, zgjedhjet në Hungari u fituan nga një lider 45-vjeçar si Peter Magyar, pa të kaluar komuniste, korruptive dhe gjakatare. Ndërsa opozita shqiptare drejtohet nga një personazh si Sali Berisha, i cili ka dalë nga oxhaku i familjes së Enver Hoxhës, është nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion, kapje të drejtësisë dhe minim të demokracisë. Është i pandehur nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion. Në vitet '90, Peter Magyar që fitoi zgjedhjet ishte 9 vjeç, Sali Berisha vinte pas 25 viteve si sekretar partie, ndërsa Orban që humbi zgjedhjet shfaqej si liberal.
Së dyti, pavarësisht kontrollit mbi drejtësinë, mbi mediat dhe ekonominë, pavarësisht fuqisë së madhe financiare, instrumenteve të një pushteti të fortë, mbështetjes nga Trump dhe Putinit, Orban u rrëzua me votë popullore. Zgjedhjet në Hungari treguan se asnjë makineri pushteti nuk e ndalon dot ndryshimin. Dhe ndryshimi në Hungari rrëzon alibinë e përsëritur të Sali Berishës gjatë 13 viteve në opozitë për humbjet e njëpasnjëshme, duke delegjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD-së.
Së treti, Viktor Orban kishte mbështetjen personale të Donald Trump, për të cilin kupola e opozitës shqiptare u ka mpirë trurin me retorikë mbështetësve të saj se do t'i heqë nongratën Sali Berishës dhe do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Nga ana tjetër, opozita e Peter Magyar Kishte mbështetjen e George Soros, të cilit Sali Berisha, për të përligjur mbajtjen peng të Partisë Demokratike si biznes të familjes, i ka faturuar shpalljen nongrata, 'tradhtinë' e Lulzim Bashës dhe shumë shkarje të tij dhe të Ilir Metës pas rënies nga pushteti.
Po flet badihava. Realiteti thotë që është jashtëqitja me më shumë imunitet, pasuri dhe mbështetje edhe në gropën ku gjendet. Do mbretërojë si Pasha dhe fëmijët e tij do gëzojnë milionat sepse është aseti më i çmuar i mbretërimit të socialistëve ( ku bashkë me kreun socialist ju shërbejnë të njëjtëve vrimave antishqiptare) , i antishqiptarëve të tërbuar dhe pushtetit të tyre brenda Shqipërisë, i Mafjes ndërkombëtare që ju shiti risurset strategjike, i Mafjes tribale dhe kombëtare dhe i propagandës së institucionit antishqiptar SPAKUT. Imuniteti që rrjedh nga prostitucioni tejkalon çdo logjikë.
Se kuptoj se si një i vdekur politikisht si Sali Berisha mund të ndikohet nga Urbani apo çfardo lloj Urbanësh që ka bota. O njerëz është i vdekur dhe i vdekuri varoset e jo i bëhen analiza se ç'po bën i vdekuri
Saliu nuk eshte aspak me shume se nje mize kali ne menderen e Orbanit.
Une mendoj se me shume eshte merzitur tjeter kush. Berisha nuk eshte ne faktor. Kot e permend. As faktor as rrezik por ju e perdorni si dordolec ....
Saliun e keni si gogolin per të justifikuar veprimet dhe dështimet se ai nuk ka asnjë peshë politike përveç partisë private që ka
Hahaha … Kush pjerdh per Berishen …,
Pika te rent o Orban Te mundi nje cope Salian