Kryeministri Edi Rama ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Hungari. Ai shkruan se ishte kënaqësi bashkëpunimi me Viktor Orban, por nga ana tjetër shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me kryeministrin e ri, Magyar, për afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi i Kryeministrit Rama:
Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.
Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona.
Rendin e ki ti te largohesh me turp nga pushteti,por jo vetum,te pret burgu,aty do jesh eskort e ç'brnume dhe e urte.
Urim interesant! I uron të dy sikur ata thjesht të kenë ndërruar rolet me një marrveshje të nëndheshme. Një mënyrë kjo e njohur në mardhëniet midis Ramës dhe Berishës, por këta jo për ndryshim, por për të ruajtur dhe përjetësuar gjëndjen aktuale politike tek ne.