“Pse i frikësohet Berisha takimeve të Salianjit?”, analisti: Ka kapur bazën, dhe kjo do ta ‘rrëzojë’ kreun e PD

18 Dhjetor 2025, 09:44Politika TEMA
“Pse i frikësohet Berisha takimeve të Salianjit?”,

Analisti Arben Meçe ndërsa komentoi takimet e Ervin Salianjit, tha se ky i fundit po punon me bazën. Meçe, u shpreh në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News se sot kreu i PD Sali Berisha është i frikësuar sepse baza po lëviz, pasi sipas tij Salianji ka “kapur” bazën. Sipas Meçes është baza ajo që do ta rrëzojë Berishën.

“Sot Berisha është kujdesur në PD, kryesi e vogël , kryesi e madhe i ke të besuara. Berisha i ka 100% të besuar sepse janë edhe militantë në kuptimin filozofik të gjësë.

E vetmja gjë që ka frikë, dhe ka problem është ajo që “e shqetësojnë zërat që prishin ekuilibrat dhe vijnë nga baza.

Sot baza po lëviz sepse Salianji nuk po punon me strukturën, por me bazën dhe Berisha e di se kjo bazë do ta rrëzojë.

Salianji po kap baza dhe Salianji do ta riformatojë. Ai që është kryetar do bjerë nga baza”, tha ai.

1 Komente

  1. S
    Snajperisti

    Bravo bjeri me “Sqepar” Ballit sepse”Trendafilat” nuk bëjnë punë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje