
Nga Ylli Pata
Lulzim Basha nuk krahasohet as me vite, as me lidhje, as me know how me Sali Berishën. Lulzim Basha erdhi në PD si djalë politik i Berishës, pasi kishte “bredhur” nja tre ministri kryesore të qeverisë së doktorit dhe bashkinë e Tiranës.
Deri sa ishte delfini i doktorit, Lulzim Basha e kishte të siguruar përkrahjen, votat, lidhjet, fuqinë politike, apo edhe ndërkombëtare, por si gjithmonë e gjithë kjo fuqi, ka kufizimet e veta.
Sepse nuk ka sesi të krijosh një fuqi lidershipi, nëse nuk je lider nëse nuk merr vendime. E të gjitha vendimet që Lulzim Basha i ka marrë nën hijen e Berishës, ata janë vendime të doktorit, edhe pse doktori mund të ishte kundër.
Po xhanëm doktori, asnjëherë, kurrë nuk ka qenë kudnër vendimeve të Bashës, edhe pse influence e tij mund të kishte efekt si 127-a, që do të thotë, që gjithçka kthehej siç ka qenë.
Ta lëmë rastin Olldashi, pasi përveç të tjerave ai nuk është rast por një zhvillim politik i rëndësishëm i PD-së, edhe i opozitës shqiptare. Por po merremi me vendimin e parë të rëndësishëm, madje shumë të rëndësishëm të Lulzim Bashës, ku largoi me një të rënë të lapsit të gjithë pjesën e PD-së që vinte nga Berisha.
Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Astrit Patozi, Majlinda Bregu etj, emra dhe figura të rëndësishme politike të së djathtës që u larguan me një firmë nga Lulzim Basha. Nëse Sali Berisha nuk do të ishte dakord, ai me një intervistë të nesërmen, do të rrëzonte gjitçka. Siç e pamë realisht pas 9 shtatorit.
Lulzim Basha ishte njeriu që ka përfaqësuar Sali Berishën, konceptin, idenë e tij të trashëgimisë së PD-së, të cilin e ka menduar dhe zhvilluar me heshtje e me kujdes, por natyrisht që gjërat në një vend të vogël si i yni janë gjithmonë të komplikuara.
Asnjë vendim i Lulzim Bashës nuk i ka rënë ndesh “babait” të tij, përveçse ajo që Luli tentoi më 17 maj 2017 të bëhej lider, në marrëveshjen me Edi Ramën. Këtu ja vlen të qëndrojmë. Me ç’ka thënë Lulzim Basha, ishte Rama i cili e prishi marrëveshjen por pa dhënë detaje. Në publik kjo deklaratë u kuptua si një lloj bashkëqeverisje, ndarje pushteti.
Por kjo është tjetër gjë: politikisht, të nesërmen Sali Berisha i ka hequr Lulzim Bashës më shyumë se 200 mijë vota, duke ja dhënë Ilir Metës. Po përse Berisha e bëri këtë, kur në publik, e mbrojti marrëveshjen e Ramës me Bashës, e cila në afatshkurtër parashikonte një qeveri të përbashkët siç e dime, afatmesëm zgjedhje normale e afatgjatë si thotë Basha-bashkëqeverise. Siç thotë Rama: bashkëpunim për gjërat e mëdha të vendit.
Në fund, ndoshta Lulzim Basha edhe mund të ketë të drejtë. Rama ja futi, nuk bëri një qeveri të përbashkët me të para 2917-s, kur pak muaj më para Basha kërkoi nga Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla që ti arrestonte ish-ministrin e Brendshëm. Por edhe Rama mund të ketë arsyet e tij.
Dilema është, se përse Sali Berisha nuk e përkrahu Lulzim Bashën më 17 maj 2017? Pasi pikërisht mendoi se atë natë Luli ishte bërë realisht kryetar i Partisë Demokrike. Basha, i cili vinte në politikë si staticien e shfrytëzoi këtë moment të doktorit, dhe mendoi të largonte të gjithë emrat me peshë në PD, nga Topalli, Patozi, Bregu apo Imami me logjikën se do të qeveriste i qetë opozitën.
Por pas 25 prillit 2021, Lulzim Basha ishte jetim, pasi nuk kishte me vete as Jozefinën, as Astritin, as Imamin, as Majlindën, por që këta duhen shumëzuar me koeficientin që ka baza.
Lulzim Basha, ishte më i brishtë kur largoi njerëzit që kishin histori në PD. Ama që prej një viti, Lulzim Basha, e ka treguar se është realisht personi që shkaktoi aq zhvillime që nuk e ka bërë asnjëri prej atyre që ai gabimisht e pa asnjë të drejtë përjashtoi.
Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën. Një zhvillim që brenda opozitës nuk e përkrahin të gjithë, madje një pjesë e madhe e zhurmshme e urrejnë Bashën për këtë. Por Luli e tregoi se e mori një vendim. E sot, kur PD është realisht e orientuar nga shpresa që hapi Lulzim Basha, ky i fundit i braktisi.
Ka pasur shumë udhëheqës të PD-së që kanë bërë përballje me Sali Berishën e kanë humbur. Që nga Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Neritan Ceka, Gramoz Pashko e shumë të tjerë. Por asnjëri prej tyre nuk e ka përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike. Edhe pse kush i njeh të gjithë këta intelektualë, edhe mund ta bënin fundja se ata ishin së paku në dukje idealistë.
E nga kjo logjikë, Lulzim Basha, edhe pse bëri hapa prapa, ai nuk mund ta lërë PD në dorën e interesave të momentit apo të influencave që sjellin lëvizjet e parave. Basha, duhet të orientojë krahun që jo vetëm luftoi, por sot është i mallkuar në PD.
Pasi ta bëjë këtë, pastaj le të ikë, por në fillim të çojë betejën e nisur deri në fund. Ose të largojë Berishën nga PD, ose të distancojë Partinë Demokratike nga Sali Berisha. Ndryshe, nuk ka aspak çudi që copa të kësaj opozite do t’i kapin o vetëm peshkaqenë si Meta, por edhe grupe të vogla, që përfitojnë nga kaosi…
Po kush i shkon lulit nga pas ore ylliii? Vetem gazetaret e rames qe mendojne se luliputi do behet guliver
Unë nuk e kam ditur që Luli bëka beteja.... mortja mu në bythë atij dhe gjithë atyre rreth tyre
Lulzim Basha eshte bashkpuntor ne krime me Sali Berrishen nese Basha ka pak ndergjegje duhet te rrefehet ne SPAK per krimet e tije dhe te Sali Berrishes pasi nuk do ti shpetoje dot burgur .Heshtja e tije ndihmon vetem Berrishen .
Basha eshte sociopat o zoteri, ku ta gjeje ndergjegjjen??? Eshte uriah hip
Shkrim shume i sforcuar! Shume histori te njohura dhe pak substance per te na treguar se si Basha mund te na e beje 'koeqvene me dy te verdha'" Pse e them kete? Sepse gjithe narrativa e Ylli Pates mbeshtetet ne idene e tij se Lul Basha kishte vertet bythe te largonte Sali Berishen nga PD, dhe aq me pak e ka kete sot (!!). Por dhe ne ate akt qe Pata dhe te tjere thone se basha e largoi, nuk eshte e vertete, sepse ne 9 shtator mbas kater muajve perpelitje, ai me ne fund me keqardhje, pasi ne ora tete te mbremjes, ne deklaraten e tij, lexoi ca fjale belbezuese, gati-gati sa nuk i kerkonte ndjese Saliut, per ate blasfemi, qe vetem se po e pezullonte nga grupi parlamentar, sa Saliu te sqaronte poziten e vet shkaktuar nga non grata. Pra nuk e perjashtoi nga PD, por e theksoj, e pezulloi. Nese fjala pezulloj eshte e barabarte me perjashtoj, atehere ok, Yli dhe kushdo qe kete do te na thote, kane te drejte. Por e kane shume gabim! Ishte "non grata e 19 majit 2021, ajo qe turbulloi ujrat ne PD, dhe jo pezullimi nga ana e Bashes, dhe ky akt i madh i miqve tane, u be jo pa qellim. Tani e dime te gjithe qellimin. Duhej larguar Berisha nga politika, mu per ato tre arsye madhore qe SHBA, rradhiti me deklaraten e sekretarit te shtetit, A.Blinken: korrupsion, minues i demokracise dhe shantazhues i drejtesise Pse dhe si e pati Basha kurajon te hidhte ate hap 'te guximshem', ndaj babait te tij politik, kjo do ti mbetet kohes te na e sqaroje. Por deri tani mund vetem te themi qe, edhe me kete akt Basha tregoi se eshte kerkushi si individ dhe po ashtu ishte dhe si kryetar i emeruar ne PD, se ishte aty vullnet dhe interes i Berishes. Ndoshta te gjitha keto, me mire se shqiptaret, i dinin dhe i kuptonin ne Uashington, prej nga ku i dhane mundesine si PD ashtu edhe opozites shqiptare nje mundesi reformimi, nje rifillim te ri. Dita e pare e kesaj do te ishte, kur Basha dhe lidershipi i ri i PD, i pa ndikuar dhe kompleksuar nga berisha, te kishin kurajon te merrnin vendim politik, ta perjashtonin nga PD Berishen, dhe jo te sperdridheshoin, siç ende e bejne. E them me bindje se, pavaresisht veshtiresive qe do t'u krijonte Berisha, duke zbatuar sentencen: 'me mire nje fund me tmerr se nje tmerr pa fub", situata sot ne PD, por edhe ne opozite, do te ishte shume me ndryshe. Ne fund te fundit asaj qe i druheshin, se donin te mos perçahej PD, ajo ndodhi, bile me zi se çe'e kishin menduar, sepse Berisha dy dite mbas pezullimit deklaroj qe per 'dinjitetin' e tij dhe te familjes se tij, nuk donte fare t'ia dinte as per PD dhe as per Ameriken. Koha e vertetoi kete, ashtu siç vertetoi se Basha ishte thjesht nje cope plasteline qe Berisha e shtrydhte e e formesonte sipas interesave te tij, sa te momentit po aq te perspektives: Lenien e Partise si prone te tijen kjo, ne duar te sigurta, per te ruajtur emrin e tij si 'lider historik' , por pa anashkaluar drejtesine, edhe te inetersave pasurore te femijve te tij, qe ne çdo rast tjeter do t'i rrezikoheshin. Njejte si veproi Enver Hoxha, me Ramiz Aline. Ne gjithe keto qe ndodhen ne nje vit brenda PD, nuk doli asnje i fituar. Dhe e gjithe kjo fale mefshtesise, dilemes qe buronte nga ompleksitetit te tij neneshtrues ndaj "bamiresise" se Berishes ndaj tij nder vite (16 vjet) dhe ne fund fare, kushedi se ç'tjeter e bren ndergjegjen e ditziut, ndergjegje e shkalafitur ne llagemet e bemave dhe gjemave e Salehut. Dhe nderkohe, Ylli Pata, na çudit duke i bere thirrje Lulkes: "Se ky duhet ta çoje betejen deri ne fund!!". Cilen beteje?!
Ky gazetar qenka idiot...vertet se ka idene se sa i paperfaqesuar eshte Basha...
...po nuk bashkepunoi me Drejtesine, Lul Basha do te perfundoje si Kosta Trebicka e Sokol Olldashi!
o KAR...PO TI INKURAJON NJE BATAKCI KUNDER NJE BATAKCIU,,,,A SI ?
Sakte!
Lulin, nese i ka mbetur ndonje qelize e pakriminalizuar, e shpeton veten vetem ne kete menyre: te shkoje ne gjykate, te deponoje krimet qe ka mbi kurriz, vetem ose ne sherbim te Sali Berishes, duke filluar nga 21 Janari kur komandonte Garden e Shtetit nga taraca e Kryeministrise, per te sharruar me zjarr luftarak mbi 100.000 popullin demonstrues! Prandaj z. Ylli Pata, shko te punosh shites domatesh, jo shites analizash!
Ai fle gjume, keta i flasin Lulit te bej lufte. hahaha
Po cfar beteje o ylli rosa. Po ja futi ai i gjati e la ne duart e cakallit. U mundua ti mbaj godinen por kur nuk te do turma as ai i gjati as ti me k'to shkrimet boleleperisi nuk ke c'ti besh
Kujt I plas kari o rrotë kari, se çbën apo nuk bën Lulqimi !?!?. Ai nuk I hyn në punë as dreqit. Vetëm nëse e merr Rama në haremin e rripjelljes. Po I beson Rama një njeriu që atë qe e beri cdo gje e shiti rastin me te pare per leke. Dhe thote Yildiz Pata Lulqimi te vazhdoje luften .. ketu po vidhen 430 mln brenda dites nga Vin Llapa, Yildizi thote e kam gruan kurvë !!
Epo me gazetar idiot nuk me kane zene syte , Lul Bashen nuk e voton as gruja vet e ti po na thu ti marre PD ne Sali Berishes , Merro jeni bere qesharake , duhet te nderhysh se jeni jashte realitetit , por nejse crendesi ka kur kte gazete nuk e lexojne me shume se 80 vete ne dite, por beje per Delet te pakten se gjynah...dele jane dhe ata.
Po ç'thua o Y.Pata? Luli në PD ishte si bebe në kolipoçka, e merrnin për dore se humbte rrugën. E kërcënuan me dosje, hoqi Saliun, e morri ambasadorja Kim për dore bashkë me Eskobarin. Saliu i vuri shkelmin, e së fundmi me rrinxjerrjen e dosjes Muzin po i vë shkelmin edhe SHBA. Lulin të gjithë e përdorën dhe të gjithë i vunë shkelmin në fund. Është për rekord gines. Ça fitoi Luli nga e gjithë kjo mesele? Bënte protesta teatrale dhe morri çanta me para dhe vila. Por humbi surratin dhe dinjitetin. Pyetja është: A ka vlerë morali dhe dinjiteti në politikën Shqiptare? A ka vlerë morali politik në një vend të mbaruar e superkorruptuar si Shqipëria ku mund të kesh edhe 10 diploma por nuk gjen dot punë se ato i marrin militantët dhe miqtë e familjarët pushtetit? Kaq besoj mjafton për të kuptuar se kush është Luli dhe në ç'vend jetojmë!
Kur tjetri te ve nje kusht shume te forte, do te thote se nuk ka ndonje respekt per ty. Bashen e dogjen amerikanet me 9 Shator 2021, ku me nje gure, kerkuan te vrisnin dy zogj. Amerikanet, mund te preferonin me dhjetra truke tjera, qe Berisha te mos ishte ne listen e kandidateve per deputet, per te shpetuar Bashen, por ja lane dopio gjashten ne dore. C'fare beteje do te coje deri ne fund Basha? Keta mendojne se partia eshte vule nga gjykata, sidomos Ngjela. Tjetri, kandidati per kryetar Alibeaj, pergatit nje draft dekomunistizimi, me dhjetra faqe, dhe mendon se do te fitoje zgjedhjet. Alibeaj mendon, se Shqiperia ne kohen e diktatures, kishte gjithsej ja 100 komuniste dhe 100 bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Kane qene me qindramijera; vetem nje pakice eshte perndjekur politikisht, ndoshta 15% Vetem me kete ligj ne se miratohet, Alibeaj i heq PD, jo me pak se 200 000 vota. Arsyeja eshte fare e thjeshte.Te gjithe ata qe kane votuar PS, ne zgjedhjet e kaluara dhe per shkak te zhgenjimit nga qeverisja aktuale kane ndermend te votojne opoziten, nuk e votojne me, ne se preken ose fyhen nga ligji dekomunistizimit. Shto ketu dhe rrjedhjen e votave brenda PD, per shkak te dekomunistizimit, ndoshta edhe me shume se 200 000 vota.
Basha e di peshën e tij , kështu që me një të rënë të lapsit ai nuk largoi ata që rezikonin atë , por ata që rezikonin Saliun !
Shkrimi eshte i drejte por une kam pershtypjen se Basha eshte si ai qi i thirri babai kur i hyne hajdut ne shtei " kape hajdutin e i biri i pergjigjet e kap une por nuk po me leshon ky"
Na zhgenjeve me kete artikull zoti gazetar. Basha eshte politikani me i rrezikshem qe ka pare vendi. Ate e urrejne te majte e te djathte dhe me te drejte se erdhi ne politike si ujk i maskuar me lekure qingji. Populli e ka ruajtur shqiperine nga nje kryeminister si basha, genjeshtar patologjik, i trashe, sociopat pa asnje shok e mik, psikopat pa ndergjegje e dinjitet.
imagjinoni se me cfar gazetarie ke te besh ne ate vend . i behet fresk nji funderine Antishqiptare qe sot do duhej te ishte dia vjet i denuar ne burg e jo me i lire ,pu pu pu cfar degradimi e trubythe gazetare .kulmi i lajthitjes
E ciftja bam zagaret ham Jaman shoko jaman aman.
O PATOK mjeran , Luli i ka kry betejat e tij ne politike per ket dynja. Me drejtesine ndoshta po do beje beteja !
O PATOK mjeran , Luli i ka kry betejat e tij ne politike per ket dynja. Me drejtesine ndoshta po do beje beteja !