Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?

13 Maj 2024, 18:52Politika TEMA

Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi

Nga Ylli Pata

Në Athinë, si qeveria, ashtu edhe opozita, e konsideron Fredi Belerin, sit ë burgosur politik. Edhe pse në ditët e fundit, opozita e majtë greke nuk e ka pëlqyer vendosjen e Fredi Belerit si kandidat për eurodeputet i Nea Dimokratia, nuk ka bërë një betejë për këtë çështje.

Kreu i Syriza-s, Stefanos Kasselaqis, i cili bëri një veprim politik perfekt në Shqipëri, duke vizituar zonat reale të minoritetit grek, siç është Dropulli, në diskurs e rëndoi pak, sa e prishi pa asnjë nevojë atë kujdes që kishte treguar në logjikën diplomatike të protokollit.

Në vija të trasha nuk ka fare dyshime se në Athinë ka mjaft ndryshime mes palëve për çështjet e relacioneve me Shqipërinë. Gjithsesi, kur ka një qëndrim qeveritar karshi Tiranës, asnjëherë nuk ndodh një akuzë apo luftë politike. Ky mendim i kundërt jepet në një mënyra sa më të butë të mundshme në komisione parlamentare apo tryeza të tjera institucionale. Megjithatë, nuk kemi parë asnjëherë një çarje siç ndodh tek ne mes qeverisë dhe opozitës.

Dhe jo më kot, kur ka një qëndrim karshi Shqipërisë, kryeministri grek gjithmonë bën një konsultim me opozitën. Ku i kërkohet të paktën që të mos sulmojë qëndrimin zyrtar të vendit, në takime politike.

Pas rrëzimit të diktaturës së kolonelëve grekë, qeveria e Kostandinos Karamanlis, një konservator i Nea Dimokratia nuk se mor ndonjë vendim karshi Tiranës. Ndryshimin e madh e bëri Andreas Papandreu, babai themelues i PASOK, i cili pa asnjë kompleks hapi procesin e pajtimit me komunistët e Enver Hoxhës. Veprim që socialistëve grekë nuk i shpëtoi pa kosto politike. Por kemi të bëjmë me pesha të rënda, që nuk ndikohen ndaj efektëve anësore.

“Koloneli” i PASOK në veriun e Greqisë ishte një politikan i nivelit të lartë: Karolos Papulias. i cili është zgjedhur në Janinë sa herë ka kandiduar, duke mbajtur profilin e një antifashisti dhe majtisti të betuar. Sa ishte Papulias, jo Agim të Artë, po as influence e rëndësishme e ekstremistëve të tjerë të djathtë nuk arritën të rrëzonin politikisht, der isa u zgjodh President i Greqisë.

Qeveria e Papandreut nuk e hoqi ligjin e luftës, por deklaroi se e ka ngrirë, megjithatë hapi një politikë të re që si rezultat kishte një shkrirje akujsh. Në një farë mënyrë heqje të retorikave luftarake. Asnjë humbje nuk pati politikisht Papandreu nga ky hap, përkundrazi qëndroi dy mandate, deri në vitin 1989, kur fitoi Nea Demokratia e Kostandin Micotaqis. i cili ndoqi një politikë me dorë të fortë ndaj Tiranës, e që u njoh më shumë për aleancën me Milosheviçin. Të cilin realisht nuk se e kontestoi as PASOK në opozitë.

Ndërkaq, në anën tonë, deri në vitin 2009, ka qenë e njëjta sjellje. Socialistët e Fatos Nanos kishin marrëdhënie të afërta me PASOK-un e Papandreut në vitin 1992. E cila shtypte posterët e PS-së, ju tha një flotë Land Rover-ash akull të rinj, dhe kur Nano u burgos kërkuan pa reshtur lirimin e tij. Por megjithatë PS, nuk se kishte qëndrime kundër qeverisë shqiptare në raport me Greqinë.

As Sali Berisha, kur Nano ishte në qeveri në vitin 1997, nuk se kishte qëndrime të egra kundër marrëdhënieve me Athinën, madje deklaratat e opozitës ishin gjithmonë thuajse në një qëndrim me atë të diplomacisë zyrtare, edhe pse kur u rrëzua nga pushteti i vuri fajin qarqeve vorioepirote greke. Natyrisht për nevoja politike të brendshme.

Në vitin 2005, Sali Berisha erdhi në pushtet, edhe falë një marrëveshje me qarqe të rëndësishme greke. Ku mbahet mend takimi me Nikolas Gage, kreu i lobit grek në SHBA. E kur PD erdhi në qeveri u hap çështja e zgjerimit të varrezave të ushtarëve grekë edhe në Këlcyrë. Opozita e Edi Ramës, megjithatë nuk se pati një antagonizëm të madh. Rama në atë kohë kishte marrëdhënie të mira me kreun e ri të PASOK, Jorgos Papandreu, të birin e Adreasit.

Por gjithçka u përmbys në vitin 2009. Kur në një ditë shtatori, nga PS del një material që i jepet mediat, ku marrëveshja mes Sali Berishës dhe Kostas Karamanlis për limitimin e kufirit detar quhet tradhti kombëtare.

Edi Rama, e çon paktin e detit në Gjykatën Kushtetuese, ku siç e dimë rezultati është histori.

Mjaft ithtarë të PD-së e mbështetës të Berishës, gjithë këto vite, kanë tentuar të mbrojnë tezën se idhulli i tyre, e ka bërë paktin me Athinën sa për sy e faqe, ngaqë ka ndërhyrë vetë te Gjykata Kushtetuese për ta rrëzuar.

Por këtë tezë, nuk e ka besuar askush, edhe sepse Sali Berisha ka mbrojtur gjithmonë marrëveshjen e tij për detin me qeverinë greke. Të cilën e ka quajtur të suksesshme e të drejtë, e madje në Parlamentin shqiptar ka akuzuar Erdoganin si ndikues direkt në rrëzimin e paktit nga Gjykata Kushtetuese. Siç ka bërë edhe Nea Demokratia në Athinë.

Këtu është këputur realisht filli politik në Tiranë, pasi kemi të bëjmë me një zhvillim që jo vetëm ndau shoqërinë shqiptare, por ka sjellë edhe një njollë politike për të djathtën shqiptare alias Partinë Demokratike e sidomos për Sali Berishën.

Ai pakt, do t’i kujtohet gjithmonë PD-së, e cila si një e “djathtë nacionaliste”, do t’i mbtetej një gjyle në këmbë si kolaboracionizëm.

Natyrisht që historia është më me ngjyra se kaq e duhet që të flasin me detaje të gjithë që janë marrë me atë pakt, por në realitet, Sali Berisha, e ka mbrojtur. E ka mbrojtur fort, duke shpresuar se pikërisht prej asaj marrëveshje kolaboracioniste, Athina do ta risjellë në pushtet, duke rrëzuar Edi Ramën. Ishte pikërisht kjo shpresë që bëri që Sali Berisha të kryejë një akt vetevrasës: Kandidimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës. Në zonën e Himarës, PD gjithmonë ka marrë të paktën një deputet nga 2009, kur votohet me systemin rajonal. Në zgjedhjet e ardhshme, atë deputet e ka humbur përgjithnjë siç u pa edhe në votimin e këshillit bashkiak, ku zëvendësoi Fredi Belerin me një grua nga Vunoi. Me një emër e mbiemër puro shqiptar: Blerina Bala!

TemA

 

10 Komente

  1. p
    pjeter

    Sepse ata skane asnje lidhje me nje grup politik opozitar te denje me kete emer,jane kriminele qe kane bere krime kunder shqiperise e shqiptareve, qe kane vjedh pa hesap,kan lyer duart me gjak,nuk u kerrcet fare per Shqiperine e shqiptaret,i shesin per dy grosh po ta dine qe per ta eshte zgjedhja e jetes,pa hezitim.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala i Lushnjes

      Më mbulove plotësish " pjeter,, . Thjeshtë nuk jan opozitë, jan banda injorantësh kriminel.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doganieri i kohes se Saliut 1993 .

      Zoti Pata ! Ne artikull ke informacion te gabuar lidhur me faljen e flotes se makinave Land Rover nga Pasoku , Partise Socialiste . Ku kishte takat qeveria greke e Pasokut te falte 8 autovetura te reja . Ato makina jane falur nga PS Italiane me kryetar partie dhe kryeminister Kraksin .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Sepse opozita jone eshte fashiste dhe antikombetare. Po te kishim drejtesi dinjitoze, ata duhej te ishin prej kohesh ne qeli, sic jane prej shume vjetesh kreret e Agimit te Arte ne Greqi.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Z. Patok shkruan : "Të cilin realisht nuk se e kontestoi as PASOK në opozitë". Kete gabim gjuhesor Z. Patok vetem ne kete "shkrim" e ka perseritur mbi tre here!!! Nje pyetje per Z. Patok: Dhe shkollen fillore me te paguar e ke marrë?!! Se nuk behet fjale per "shkollat" e tjera te tij. Na mbyti injoranca edhe nga mender "gazetare" te tille!

          Përgjigjjuni
          1. k
            kuci

            Bajram Peci, je gjuhtari me i mire se bashku me urim bajramin

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nestori

            Sala as ka qënë , as është dhe kështu do të vdes një anti Shqiptar i lindur . Skemi çfar themi dhe skemi çfar të bëjmë , Sala është i till dhe pik. Sala u ka dhën fjalën Grekëve , shikoni dhe dëgjoni , ai flet më në favor të interesave Greko - Sërbe sesa flasin Greko - Sërbët . Por kemi akoma njerëz të pa ditur që i venë mbrapa .

            Përgjigjjuni
            1. l
              lypsi

              Sepse opozita eshte kthyer ne politike private dhe klientaliste , Berisha , Meta dhe po thuajse dhe Basha jane figura qe e kane treguar se kush jane me vepra jo me fjale keshtu qe populli eshte i lodhur duke i pare e degjuar keto funderrina....

              Përgjigjjuni
              1. K
                Km

                Zoti Patok,si kur Ka qene ne pushtet,Edhe ne opozite,Salinjte po ate qendrimi Kane mbajtur.Qendrim antikombetar.kjo eshte per te theksuar.Ne vitet 1991-1997 rrafshuan Shqiperine sipas planit te Miloshevicit me investim serb 20 milioni dollaret.Thyen embargon dhe furnizuan ushtrine serbe me nafte,ne dem te shqiperise dhe kosoves.A Ju kujtohet bemat e 2005 -2013?.Ca i Ke thene dhe vete..Keto te sotmet Jane te fundit,jsi bema,Jo se nuk do te ndodhin.Arsyeja?Luga me corbe te prishur

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  Ylli Pata....rasti klasik i gazetarit manipulues ,i majte rrogetar . Nese je gazetar ,cfare qendrimi mbajti PS per 5 minoritaret qe u kapen me arme pa leje ?? Cfare qendrimi mbajti per masakren e Himares ?? Cfare thote pakti i miqesise PASOK - PS ?? Krahun e kujt mbajti Greqia zyrtare ne ngjarjet e 97 ?? E pastaj bej keto hartimet bajate ....a keni cipe a keni turp....mashtruesa !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje